CENTAURI KADARE NE PAZARIN E LETRAVE
Nga Roland Gjoza
Keshtu e
perfytyroj Kadarene, gjysme njeri e gjysme kale, si qenia mitologjike. Ndoshta
e perfytyroj keshtu edhe prej trysnise se jashtezakonshme qe keto kohet e
fundit ka mbi Kadarene njeri dhe Kadarene shkrimtar. U be nje kohe e gjate qe
kete personalitet te madh te letrave, fat i madh per shqiptaret dhe mallkim per
ta ( fatkeqesisht, se nuk u bene dot si ai! ) e kane ndaluar te pazari i
thashethemnajes dhe po e perflasin sic dine ta bejne kete zeje te vjeter
djerraditesit e shumte te konakut shqiptar. U desh nje prishje qejfi prej nje
romani rinie, midis dy miqve te dikurshem, por me rezerva te medha ne kohen e
tanishme, qe t'i rikthehen serish malit Kadare dhe te filloje te brambulloje
pazari i trushkuljes dhe asgjekumtnajes. C'doli nga kjo tollovi; nje mllef i
nxjerre me nje leter te hapur kur mund te behej fisnikerisht me nje leter te
mbyllur, nje shitje romani e paparashikuar, nje bestseller i veres, shpenzat e
medha qe po permiresohen, kthimi i buzeqeshjes me fort te gjyshi qe mbytet prej
kerkesave te vajzave dhe mbesave e nipceve, pse jo, dhe te Helenes, qe eshte
mesuar te kete e jo te humbase. Pra i gjithe qerthulli tufanor i ngritur prej
nje letre, po qe mori e vrundulloi brenda tere pazarin e thashethemnajes,
mbaroi aty ku romani nxorri parane per shlyerjen e shpenzave te medha. O te
dashurit e mi, qe moret e harxhuat boje, ka halle shkrimtari. Ai eshte albratosi i
Bodlerit aq i neveritshem ne toke, e aq madheshtor ne qiejt, dhe pikerisht ne
kete renie ne hall te Kadarese, qe deklaroi se nuk do te shkruaje me romane dhe
shkroi roman, kinse nje, qe e dinte te fjetur po iu zgjua papritur neper duar
neteve kur prusheronte doreshkrimet, u shfaqen kritizeret dhe himnizuesit, po
harruan Gobsekun, ate cifutin e leskosur qe kishte ne dore Parisin me borxhet e
tij. Po sikur edhe Kadareja te kete rene
ne borxh? Brenda shtepise se tjetrit nuk hyhet, zoterinj, se ju doni t'i
shikoni Kadarese dhe plackat e barkut! Ka hallet e tij dhe ai. Fundja,
zoterinj, a ishte historia e tij e dashurise ajo qe permban romani i fundit?
C'donte Nasho Jorgaqi me ate histori? Ore, po me ka ndodhur mua..mua..eshte
imja..bej c'te dua me te..Nasho, ti e shkrove, po edhe une kam shkruar dicka,
s'ta thashe..c'ta thosha, ti e katranose, more subjektin tim me gjithe
emocionet e rrefyera, me gjithe shpirtin e ngjarjes dhe e bere
"krimin." C'do te thoni per kete, zoterinj? Sot te vjedhin dicka dhe
kercet pushka. Eshte i shtrenjte malli i cfaredollojshem. Mos e harroni. Pse u pelqye
shume romani i Kadarese, me gjithe ngjyren roze qe e mbeshtjell si atmosfere?
Sepse aty eshte shpirti fillestar, jo ai i klonuari. C'faj ka Kadareja qe iu
rikthye nje stacioni te harruar te jetes se tij ku ishte nje tharm i bukur?
Ishte e tija, zoterinj, e tija. Keshtu ka ndodhur; e ke rrefyer sonte me aq
frymezim nje histori intime, kur e shikon pas ca ditesh te botuar dhe levdatat
i merr tjetri, vjedhesi i shpirtit.
Po, a durohet? Mire shkoi dhe kjo
pune, po vec kesaj i hapen lakrat lakrorit; Kadare i tha fjale shume fjale te
mira shokut per romanin Dashuria e Mimozes, dhe pas kraheve beri bubutimen duke
e mjeruar me fjale fyese. E c'del nga kjo? Ajo qe ndodh perdite me shkrimtaret,
se mos eshte hera e pare. Ves i percudte, po ja qe ndodh. Dhe kapen pas karakterit
te Kadarese qe e duan po aq te madh sa artin e tij. C'idiotesi! Ore, c'ju duhet ju karakteri i
shkrimtarit, veset apo virtutet e tij, sharjet, apo shpirtngushtesia e tij.
Keto te gjitha jane jashteletrare dhe qe ne zanafille diskutimi per letren e
hapur ishte moral. E c'me duhet mua morali i Kadarese? Une jam lexues, blej
librin e tij, e lexoj dhe, nese me pelqen, me rri mendja tek ai, prej
adhurimit. Keshtu eshte arti, zoterinj, s'pyet per moral e prapesi njerzilleku,
po te ve vepren ne kandar. Me vjen cudi, se si nuk u ca betonarmeje shqiptare
nga sukseset e bujshme te shkrimtarit Kadare, po vec u vesh e u rivesh me
armature celiku. E pse? Po ziline e deshtimin tone para nje shume e shume te
suksesshmi ku ta shfryjme qe me ne fund ta bejme gjumin rehat? Jo po ka shkruar
Kadare se realizmi socialist ishte cnjerezor? Po ashtu ishte. Ai, me penen e tij
te arte e sfidoi. C'te keqe ka ketu? Apo s'duroni dot moralin qe shket si ngjale? Po ate pse s'e thoni, ate qe vete
Kadare ka pohuar, se ka dhene harac te rende per disa vepra qe vertet ishin
disidente per kohen, une po permend vetem njerin; Pallati i endrrave..Pse
mbanit radhe dhe i blinit romanet e Kadarese, zoterinj, benit namin t'i gjenit,
madje edhe te fotokopjuara, sepse brenda neper rreshta ishte edhe ai dytsi juaj
qe gjente ngushellim. Pse s'e thoni? A nuk duhet moral per keto gjera? Sa here
hapen ceshtje per Kadarene, ju s'perqendroheni te problemi, po nxitoni t'i beni
pretencen gjyqsore dhe jeni gati t'i jepni denimin. Po kush jeni ju, zoterinj? Ne kete
rast flas per shkrimtarin Kadare, iku e shkoi diktatura erdhi mishmashi i
demokracise dhe ai prap mbeti nje yll vetmitar, ke mund t'i vini prane me po
ate shkelqim lebyres? Nuk eshte me sisteme politike, me ndryshim koniukturash
nen trysni, as me zevendesime ne hierarkine e vlerave, po me talent. Vetem me
talent dhe vetem me ate. Morali eshte ne shtepi. Vepra eshte ne treg. Po sikur Kadare te nxjerre nga
senduku ndonje xhevahir tjeter, c'do te beni ju pergjues vullnetare? Mbaj mend
qe kur xhironim nje film ne Gjirokaster ne 2003, nje plake gjirokastrite qe
banonte ngjitur me shtepine e djegur te Kadarese, na tha se banoret kishin
gjetur ne rrenoja nje fletore te klases se shtate te shkrimtarit plot me
vjersha..Po sikur ta kete gjetur Kadare? Dhe
te jene interesante ato vjersha dhe te bejne pershtypje, a do te ngrini serish
ne kembe pazarin e thashethemnajes qe ta pergojoni e nga ai liberth me poezi te
shtriheni si vaji ne laker ne te gjitha anet e kafshes Kadare ( centauri ) duke
harruar njeriun shkrimtar? Do ta beni? Sigurisht qe do ta beni, se keshtu e ka
te caktuar njeriu i pakryer, gjuan pandehmen e vet te plote te te lavdishmit.
Ky centauri Kadare, i ardhur prej komunizmit dhe i mbijetuar ne boten e
civilizuar, pa zene ne goje tonen, s'na paska pune me boten qe e ve nder emrat
e pare per Nobel, po me te vetet e paqete prej lavdise se tij kaq te gjate.
Kadare, hape rrugen, flasin me zerin e murgjve, qe te prekin zemrat, lere
rinine te ece perpara.. e ke bllokuar fushen e letrave, Kadare, erdhi koha per
rishikimin e vlerave, per permbysje, te shpluhurosim te harruarit..Dhe centauri
Kadare, gjysme i pergojuar e gjysme i levduar pershkon boten e madhe, po keta
te lenet ne hije prej tij, kujtojne se endet Myzeqese e Tomorrit, jo or jo, ai
i ka lene me kohe pas keto rruge per poshte e per lart, per ju, qe s'beni hije
ende, se vete eshte nga s'ja u pret mendja, midis korifejve te gjalle e te
vdekur, ne eternitane e shenjte.