Kulturë
Demir Krasniqi: Parku i paqes - thera e kaçes
E marte, 01.07.2014, 05:57 PM
 Demir KRASNIQI :
Demir KRASNIQI :
PARKU I PAQES – THERA E KAÇES
Mbi Urë t’ Ibrit – Parku i Paqes ,
Është i mbjellë me thera t’ kaçes !
Lumi i larjes – muri i ndarjes ,
Vend i krimit dhe përçarjes !...
Qanë Kozmaçi e Qyqavica –
Na ka ra kerri në spica !...
Na u kanë shqye defe e mezhnica –
N’ Fushë Kosovë janë mbledhë xhemati –
Qanë Lumëbardhi e Shatërvani –
Hingëllon kali e pëllet gomari –
Janë tharë lulet , dardha e molla –
Gjëmon
fusha e gjëmon 
Është tharë rrushi , është tharë fiqi –
Ulërinë Gazimestani –
Gjilan, më 25 . 06. 2014 .

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










