Kulturë
Shahin Ibrahimi: Të më ngrohë ky diell
E hene, 26.05.2014, 11:11 AM
Shahin Ibrahimi
Të më ngrohë ky diell
Ska gjë që kujtimet i kam të hidhura
Dhe brënda tyre ka veç trishtim
Ndjeja pabesitë që më jepnin të dridhura
Zemra e vrarë ngushëllohet me arsyetim.
Me shpresë drejtësie në pritje
Mendimet treteshin në hapat e gardianit
Zemra ushqente urrejtjen ibrite
Dhe pse isha pjesë e kurbanit.
Sa helm më mbollën këto hetime
Sa ankthe dëgjoi ky qiell
Flisni ju mure për të drejtën time
Qetsomëni të më ngrohë ky diell.
Si shi vjeshtor më rridhnin lotët
Se padrejtësitë lirinë rrëmbejnë
Çdo presja i nderron kuptimin fjalës
Pendimi do i gryejë, kur do mësojnë psenë.
Lirinë nën peshë mashtrimi mbrova
Dhe pse fajet e të tjerëve dhuratë mi dhanë
Më dënuan, pa më thënë ku unë gabova
Por në çdo çast mbeta krenar.
Shpirti nuk iu vra
Nuk e përshëndeti sivjet pranvera
Vrapin e këngës ja ndal një rrufe,
Trokitja e tij nuk ndihet tek dera
Por gjurmë e tij ka mbrtur prap atje.
Gëzimi shok se bëri asnjëherë
Që ti mbushte vatrën plotë,
Zemra e tij digjej në zjarr
Halli e kaliti, e bëri të fortë.
Ëndërrën e krahësonte me farën e grurit
Të keqen e quante lëmoshë varfanjake,
Dërdëllitjeve ju nxirrte qëndresën e burrit
Dy anëshmëria ka fytyrë dështake.
Pylli pushtohet nga sythet e marsit
Zemrën e ushqente me dije e dritë,
Mendimet e mykura që shtojnë marazin
Me çekiç e daltë i pastronte çdo ditë.
I pastër përherë i mbeti shpirti
Edhe pse nga theshethemet e pësoi
Të mos shkelte, mbi vet veten dijti
Shpirti i tij, në qiell fluturoi.
Do hanë njëri tjetrin
Lotët e dëshpërimit dua ti fshij
Se dhe për ne do gdhijë ditë e bardhë
Mbas kohës ngarkuar me kaq ligësi
Një ditë drejtësia,pislliqet do zbardhë.
Si shushunja po na thithin gjakun
Me lakmin e tyre që thyen çdo tabu
Gangrena e fitimit po ju`a ngre lakun
Si ujqër njëri tjetrin do hani një natë
Ajo do ju shty përballë njëri-tjetrin
Ne hamë djersën tonë me ballë përherë lart
Dy fytyrësia atyre ju ul dinjitetin.
Këpucë të rënda shkelën nja ditë
Dyert u mbyllën me zinxhirë të rëndë
Falimenti
ju a
Ne lotët e shfrytëzimit i kthyen në këngë.
Dita e shumë pritur do vijë sdo`vonoi
Se vala e hakmarrjes do flasë me guxim
Në se legësitë ky shtet sua dënoi
Ta dini në ferr,sdo gjeni shpëtim.