Kulturë
Xhevahir Cirongu: Pengu i lotit
E hene, 19.05.2014, 06:46 PM
Xhevahir Cirongu
Pengu i lotit
Shiu i pranverës butësishtë ra ngadalë
Nga qielli u derdhën një nga një luleloti,
Shtëllunga resh të çara si me daltë
Ndaluan trishtimin atje te shkëmbi.
Dhe nata ra të flejë në gjumin e sajë
Jorgan hodhi mbi vete retë e bardha,
Lartë në qiell yjet tirrnin fjalë
Te shtrati i gjumit tregohej veç përrallë.
Dalngadalë u thërrmuan vitet nga ai shkëmb
S’bashku të dy ecëm nëpër kohën e trishtë,
Një çast ndaloi shiu te plaga që dhëmb
Kurse xixëllonja bënte dritë te lastari i hardhisë.
Në shtratin e gjumit tek të dy erdhën
Vitet e jetës me thinja kujtimesh malli,
U zgjuan ëndrrat, të bardha pëllumbi fluturuan
Ndërsa yjet e këputura pengun e lotit lanë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Nebi Dragoti: Grerëza në haik
Murat Gecaj: Lida Lazaj (Xhamo) - ''Syri i së dielës''
Ksenofon Dilo: Krenari e ligjshme
Llojdia: Kisha e Shën Spirodonit e rrëzuar nga dreqi
Nebi Dragoti: Ajër Shqipërie
Dibran Demaku: Emri yt
Agron Shele: Në botën shkrimore të Sabit Idrizit
Luan Kalana: Valentina Diko, qëndistarja e talentuar
Sami Sherifi: Takova Lekën e Madh në Shkup
Agim Gashi: Atdheu thërret
Gjon Keka: Ofertat e Sulltanit dhe refuzimi i Kastriotit
Mehmeti: Shqetësim, vijueshmëria në gjuhën shqipe
Hasan dhe Lajde Blakaj: Dialog me zanën
Përparim Hysi: Eh, dikur-dikur!
Beqir Cikaqi: Leonora Buçinca - ''Jam unë fjala ime''
Demir Krasniqi: Nuk harrohet Ahmet Leci
Rrustem Geci: Prangat
Ksenofon Dilo: Se do të dojë Donika
Luan Kalana: Bota lakuriq
Jusuf Zenunaj: Petullat e partive