E premte, 02.05.2025, 12:39 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Me këmbë të mbarë, Teutë!

E marte, 13.05.2014, 07:24 PM


ME KËMBË TË MBARË TEUTË!

Nga Dibran Demaku

Një emër sa i dashur dhe i respektuar në krejt  historinë e kombit shqiptar, këto ditë është bërë lajm i parë i mediave vizive dhe të shkruara në Kosovë. Një emër sa historik aq edhe bashkëkohor. Emer i vjetër dhe i ri me rrënjë e me trung  fisnik shqiptar. Përveç kësaj edhe emër që përkon me emrin e Mbretëreshës së parë Ilire-TEUTË. E Mbretëresha Teutë përveç si Mbretëreshë e parë Ilire,  në historinë shqiptare përmendet edhe si trimëreshë dhe vizionare e rrallë në drejtimin e shtetit të Ilirëve(paraardhësve të shqiptarëve).

Teuta e këtijshkrimi, këto ditë në çarqet politike në Kosovë përmendet me nderim dhe respekt të veçantë. Për të thuhet se ajo do të sjell një vizion të ri në politiken shqiptare të Kosovës. Dhe atë për dy arsye madhore:Është e re dhe ka vizion për ardhmërinë e Kosovës dhe se është vajza e presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës. Ajo, sugaresha e dr. Rugovës, këto ditë ju bashkua radhëve të Lidhjes demokratike të Kosovës,  asaj Lidhjeje që babai i saj dr.  Ibrahim Rugova i kishte dhënë frymë e jetë për të mirën e Kosovës.

Teutë Ibrahim Rugova,  në këtë vit i mbushë njëzet e katër vjet të ardhjes në jetë. Edhe vetë ardhja e saj në jetë kishte ndodhur në një moment të veçantë për Kosovën. Në vitin e ardhjes së saj në jetë,  në Kosovë kishin ndodhur ngjarje të mëdha.  Në vitin njëmijë e nëntqind e nëntëdhjetë Kosova kishte filluar ndarjen përfundimtare nga Serbia kolonizatore dhe kishte nisur rrugëtimin e saj drejt pavarësisë. Dhe kjo nismë dhe ky rrugëtim i Kosovës drejtë mvehtësisë kishte edhe firmën e babait të saj dr.  Ibrahim Rugovës.

Dhe rrugëtimi i shqiptarëve dhe i Kosovës drejtë mvehtësisë nuk do të ishte i lehtë dhe i pa peripeci. Kolonizatorja afro njëshekullore do ti çveshte shqiptarët dhe Kosovën  nga çdo e drejtë nga çdo e drejtë njerëzore. Ajo përveç tjersh do të mbyllte për shqiptarët edhe klinikat e Fakultetit të mjekësisë në Prishtinë. Kështu objektet ku lindë jeta e re dhe ku shërohen sëmundjet, tash e tutje për sdhqiptarët do të ishin mollë e ndaluar.

E Familja Rugova priste fëmijën që do të lindëte në ato ditë të stuhishme të nëntëdhjetës. Klinikave universitare të Prishtinës, për shqiptarët u ishte vënë dryri,  kështu që zonja e familjes Rugova do të ishte e detruar të ghenje një alternativë tjetër ku do ta sillte në jetë engjullin e saj. Dhe ajo alternativë do të ishte Shtëpia e shëndetit në Drenas(Gllogovcin e atëherëshëm).

Sugaresha e familjes Rugova do të vinte në jetë në Drenicë,  në vendlindjen e heroinës kombëtare Shote Galica. Kështu thuhej atëherë. Ata që bartnin lajmin për Sugareshën e familjes Rugova, krenoheshin se ishin edhe të parët që e kishin mësuar emrin e saj. Flitnin e tregonin se si kishte reaguar dr. Ibrahim Rugova, pas ardhjes së sugareshës së tij në jetë. Thonin se ai paskësh thënë:“-Sugaresha ime e lindur në Drenicë e paska zgjedhë vetë emrin e saj. Ajo e paska marrë emrin e Heroinës kombëtare-Shote Galica. “(Kështu flitet gjithmonë për të mëdhenjtë që lënë gjurmë në historinë e kombit).

Më vonë u mësua se Sugaresha e familjes Rugova nuk ishte pagëzuar e emrin e heroinës kombëtare Shote Galica, Ajo pas lindjes së saj ishte pagëzuar me një emër tjetër sa historik aq edhe kombëtar. Ajo kishte marrë emrin Teutë,  vetë emrin e Mbretëreshës së Ilirëve.

Dhe Teutë Ibrahim Rugova me emrin e Mbretëreshës së parë Ilire-Teutë, do të niste hapërimin e saj në jetë. Ajo para pak ditësh vendosi që të vazhdonte rrugën e babait të saj dr. Ibrahim Rugovës. Ajo ju bashkua radhëve të Lidhjes demokratike të Kosovës. Asaj Lidhjeje që babai i saj i kishte dhënë frymë e jetë për të mirën e Kosovës.

Me këmbë të mbarë Teutë!. . .



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx