E marte, 06.05.2025, 07:16 AM (GMT+1)

Mendime

Albrim Badallaj: Rrugëtimi i USSH-së për një dekadë

E marte, 15.04.2014, 07:15 PM


Rrugëtimi i USSH-së për një dekadë, organizatës së parë mbarëkombëtare

Nga Albrim S. BADALLAJ

Studentët, si e ardhmja intelektuale e çdo shteti gjithmonë kanë pasur rolin kryesorë në proceset politike dhe shtetndërtuese, ku përmes iniciativave të ndryshme kanë arritur të bëjnë revolucion dhe reforma thelbësore  në sistemet politike të vendeve të ndryshme. Njëlloj si në të gjitha shtetet e botës edhe  në shtetet shqipëfolëse studentët kanë luajtur një rol mjaft konstruktiv dhe gjurmëlënës në historinë moderne të shteteve përkatëse. Vite me radhë studentët e Universitetit të Prishtinës përmes protestave dhe demonstratave arritën që të ngrenë lart çështjen e Kosovës para opinionit ndërkombëtarë. Në vitet 1981 e deri ne vitet 1997 studentët ishin protagonistët kryesorë të ngjarjeve dramatike, të cilët u përballen me një regjim të rreptë,mirëpo vullneti i paparë ndonjëherë tjetër i shtyri studentët e Universitetit të Prishtinës që t’i shfrytëzojnë të gjitha alternativat e mundshme për të mos e ndërprerë procesin mësimor në gjuhën shqipe dhe për të mos iu nënshtruar procesit për asimilimin e shqiptarëve.Gjithashtu edhe në Republikën e Shqipërisë, në fillimvitet e '90-ta u deshtë një iniciativë gjithëpopullore studentore me tipare demokratike , për rrëzimin e egër e diktatorial të regjimit komunist që ishte instaluar prej mëse 6 dekadave.

Pas luftës së fundit në Kosovë dhe qetësimit të situatës politike në Republikën e Shqipërisë, ndihej me të madhe nevoja për dikë që të fillonte një proces të unifikimit të studentëve shqiptarë anembanë botës, proces ky i cili do të pasonte me një integrim të mëtutjeshëm që do të ndihmonte deri në realizimin e aspiratave kombetare si bërja e Kosovës shtet, rregullimi i statusit të Universitetit të Tetovës (njohja e tij si universitet tipik shqiptarë )e të tjera.

Atë që s'arriti askush ta bëjë më herët,në  Prishtine , në vitin 2004 të gjithë stundetët shqiptarë nëpër universitetet shqipëfolëse u bashkuan dhe vendosën të ndërmarrin hapin historik të nevojshëm dhe të shumëpritur, pra krijimin e një organizate studentore nacionale e cila për synim kishte futjen e të gjithë studentëve shqiptarë nën ombrellën e saj dhe gjithashtu integrimin dhe unifikimin e këtyre studentëve anembanë botës  ku jetojnë dhe studiojnë shqiptarët.Në hapjen  e kësaj organizate morën pjesë figura të shquara ,bilem edhe në strukturat udhëheqëse universitare dhe shtetërore,ku dhe emri i saj u vendos në bazë të qëllimit të saj, pra “Unioni i Studentëve Shqiptarë - USSH “ – organizata  studentore e parë dhe e vetme e nivelit  nacional, e udhëhequr dhe e koordinuar asokohe nga ideatori dhe themeluesi i saj z. Petrit Nimani.

USSH-ja kishte  qëllime dhe plane vepruese të qarta të cilat shumë shpejtë do t’i konkretizonte, e që puna fillimisht u nis me Universitetin Shtetëror të Tetovës,  i cili nën udhëheqjen e USSH-së në vitet 2004 – 2006 arriti një universitet tamam shqiptarë dhe me strutura udhëheqëse të përgjegjshme dhe llogaridhënësve para studentëve.USSH – ja tashmë i kishte shtritë degët edhe në universitetin e Tiranës ku për një mandat qeverisje me studentët u arritën të bëhen shume reforma të cilat edhe sot vazhdojnë të jenë të aplikuara atje, gjë që na bën të ndihemi krenarë për punën tonë të drejtë dhe pa interes. Nëse tani kthehemi në Prishtinë do të shohim se struktura dhe reforma e qeverisjes me studentët e Universitetit të Prishtinës përmes përfaqesimit në Parlamentin Studentorë janë premtim i realizuar nga USSH – ja, ku me një mund shumë të madh dhe me ballafaqim të ashpër me institucionet arsimore në vend arritëm që ta krijojmë Parlamentin Studentore të Universitetit Prishtinës, duke mos  i harruar edhe disa të tjerë që kanë qenë pjesë të angazhimit për krijimin e këtij institucioni përfaqësues dhe mbrojtjës të intersave studentore.  Një kontribut i madh i USSH – së para dhe gjatë qeverisjes me Parlamentin studentor ka qenë organizimi i protestave dhe tribunave të ndryshme me kërkesën e vetme dhe  dhe të çartë për  pavarësimin e Kosovës, ku në vitin 2007 me moton ” Të gjithë për Pavarësinë e Kosovën ” USSH – ja kishte mobilizuar studentët  e tri qendrave më të mëdha studentore shiptare: Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë , duke organizuar manifestime të ndryshme, me qëllimin e vetëm, bërjen e Kosovës shtet.

Falë Zotit dhe atyre që na ndihmuan Kosova e shpalli Pavarësinë e saj, gjë që na bënë të gjithëve të lumtur besoj, por për ne si Unioni  i Studentëve Shqiptarë ishte një lumturi e papërshkrueshme sepse ishim struktura e parë udhëheqëse e Parlamentit Studentor të universitetit të Prishtinës në Kosovën  shtet të pavarur,me në krye Kryetarin e USSH-së ,njëherit Kryetarin e Parlamentit Studentor z.Petrit NIMANI dhe ndihemi shumë krenarë që nga mesi i anëtarëve të USSH-së kanë dalur kuadro që sot janë në strukturat udhëheqëse shtetërore dhe universitare.

Pas shpalljes shtet të Republikës së Kosovës , tanimë ishte nevoja më e madhe për një funksionalizim edhe më të madhe të Universiteteve Publike , këtij tempulli të dijes e të demokracisë.Shtrirja e USSH-së vazhdoi edhe me tejë si në trojet shqipëtare ,por edhe ne Diasporë, ku fillimisht u hapën degët e saj në Danimarkë e Suedi e për të vazhduar edhe në Zvicërr.Gradualisht USSH filloi shtrirjen e saj në të gjitha Universitetet Publike në Shqiperi si dhe në Universitet e sapoformuara në Republiken e Kosovës ,në Prizren -Universitetin Publik "Ukshin Hoti" , në Pejë- Universitetin "Haxhi Zeka " , në Mitrovice - Universitetin " Isa Boletini " , Gjakovë e tjera. Kontribut i madh u dha në funksionalizimin e qështjeve akademike në kuadër të këtyre universiteteve.Rol kyq ishte edhe përfaqësimi studentorë ,që në keto universitete të reja me një prespektivë që i prite ,ishte mungesë e madhe mospërfaqësimi nga vetë studentët.

Andaj USSH me përkrahjen e të gjithë studentëve qe ua deshën së pari të mirën vetes e universiteteve të tyre, pishtarit të dijës, në vitin 2013 në Universitetin e Prizrenit dhe atë të Pejës ua dhanë besimin për ti përfaqësuar dinjitetshëm interesat studentore dhe duke vënë në krye të udhëheqësisë njerëz me vlera të larta intelektuale e shkencore.

Treni i fitores së USSH-se ka filluar nga vendi ku gjithmone ka qenë Qyteti i tubimeve historike shqipëtare ,qytet i lashtësisë e i kultures , pra " Kryeqyteti i Shqiptarisë " Prizreni , e nuk do të ndalet deri sa ta kaloje edhe stacionin kyq që do jetë , Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina " ,për një reform studentore,cilësi arsimore dhe një përfaqësim me vlera të studentëve të këtij Universiteti , nga i cili kanë dalur shumë kolosë të shkences e të dijes .

Në këtë vitë që jemi(2014), USSH-ja feston 10 vjetorin e themelimit, vit jubilar për ne, me angazhime e me sakrifica e mund të madh nga njerëzit që kontribuan e arritën ta sjellin këtë Union këtu ku jemi ,që brenda vetes ka vlera të mëdha , e këtë më së miri e dinë dhe e kanë vlersuar vet studentët.Per ndër të ketij përvjetori , në muajt në vijim ,përkatesiht muajt Maj-Qershor do të organizohet një takim mbarëpopullor me të gjithë simpatizantët e akivistët e Degëve të USSH-së ku janë të shtrira nëpër trojet shqipëtare e në Diasporë.Parashihet të ketë prezentë personalitete të shquara të politikës e të kulturës shqipëtare .Edhe këtë herë do sjellim figura të mëdha nga gjitha trojet shqipëtare që admirohen nga të gjithë shqipëtarët pa marrë parasysh animet politike , gjë që se ka arritur ta bëjë asnjë organizatë tjetër në trojet shqipëtare, e që do jetë nje befasi e madhe për pjesmarrësit.Ky takim do përcillet me historikun dhe rrugëtimin e USSH-së , si organizata studentore që i ka ndenjur gjithmonë në krah proceve që kanë të bëjnë me qështjet jetike të popullit tonë dhe të ardhmes sonë.

Andaj qëllimi kryesorë i USSH-së ka qenë dhe gjithmonë do të jetë intergimi dhe mbrojtja e interesave te studentëve shqiptarë, si në trevat shqipëtare ashtu edhe në shtetet tjera anembanë botës ku jetojnë dhe studiojnë lirshëm shqiptarët,në gjuhën e të parëve .

Albrim S. BADALLAJ - Koordinatori i Përgjithshëm i USSH-së. (Student në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina")



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx