Speciale
Halil Gashi: Akuza e rendë e 80 plisave të bardhë
E premte, 11.04.2014, 08:18 PM
Në 15 vjetorin masakres se Lybeniqit
Akuza e rendë e 80 plisave te bardhë mbi lapidar
Ekskluzive nga Halil Gashi
Lybeniqi i Pejës një ditë para 15-vjetorit të masakrës së vet dukej i qetë, i heshtur, por edhe i vetmuar, i zhytur thellë në dhembjen e madhe për mbi 80 bashkëfashtarë, të cilët në dy masakta të ndara humben jetën nga forcat militare, paramilitare, policore dhe ushtarake serbe.
Pejë , 30 mars
Në hyrje të këtij fshati qëndronte hjerënde lapidari me simbolikën e 80 plisave të bardhë e që flet secili për një histori të tërë të dhembjes por edhe të krenarisë, ngase sot në këtë fasht vazhdon jeta edhe përkundër asaj që para 15 viteve dëshën t’i zhbijnë nga faqja e dheu të gjithë banoret e këtij fshati..
Aty në thellësi të fshatit, afër xhamisë, një pllakë e lartë e granitit të zi, mban ne vetë një për një të gjithë emrat e atyre qe u vrane dhe u masakruan ne mengjësin e prillit të viti 1999, emrat e të cilët po i lexonte një 15-vjeçar i cili mund të ketë lindur ca ditt para ose pas masakrës, kur prindërit e tij ose u masakruan ose u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre.
Me këtë rast mu kujtua vepra e Atë Zef Pëllumbit “Të rrosh për të dëshmuar”, ngase nga kjo masakër disa nga ata, mbetën gjallë dhe rrëfimet e tyre janë rrëqethëse për ditën e krimit.
Sipër
fshatit takuan Besim Huskajn, i cili para 15 viteve së bashkë më 10 mëshkuj të
familjes Huskaj, ishte së bashku edhe me mbi 60 bashkëfsahatrët e vet para
tytave të atyre që e kryen këtë masakër. Edhe pse jo me dëshirë për t’i kthyer
në kohën e masakrës. Huskaj, njëri nga të mbijetuarit, e kujton 1 prillin e
vitit 1999, kur thotë së në orën 7 të mëngjësit fshati është rrethuar nga
paramilitarët dhe militant dhe facat ushtarake serbe e policore, të cilat kanë
kërkuar që brenda 15 minuatash të gjithë banorët e këtij fshati të dali nga shtëpitë
e tyre. Aty në daljë të fshatit, i kanë ndarë gratë dhe fëmijët dhe i kanë
drejtuar drejt magjistrales Peja-Deçan, kurse ne burrave na kanë grumbulluar në
afërsi të xhamisë se fshatit , ku kemi qenë të rrethuar nga forcat serbe. Njëri
nga ta, për të cilin kam kuptuat më vonë se ishte Zoran Obradoviq, tha se sot
për te është ditë e madhe sepse
do të hakmerrej për vrasjen e vëllait të tyre, të cilin ia kishin marrë ushtria
e UÇK-së. Pas pak çasteve, i eshte udhëruar njërit nga pesëtarët e formacionot
“Çakall”, i cili mbakte nje pushkomitrolez, që të shtijë mbi turmë, në të cilen
ishim mbi 60 veta dhe më pas nga tya e kësaj arme ka filluar të dalë zjarr. Kam rënë në tokë
dhe sipër meje kanë rënë disa nga bashkefashtarët e mi. Era e gjakut, gërhamëzat
e fundit tek jepnin shpirt njerëzit,
ishte ferri që përjetova,kujton me dhembje ata ditë, Besim Huskaj, i
cili as vetë nuk besoj si mbeti i gjallë.
Ai, thotë për vetë se nuk ka guxuar të lëvizë nje kohe te gjate anipse ishte i plagosur. Pas gjysmë ore kriminelet janë kthyer sërish, për të parë se a ka mbetur kush gjallë dhe ata që kishin shenja jetë, i ekzekutonin sërish. Pas dy orësh, kam dëgjuar një zë të bashkefashtarit tim, i cili po thoshte se kush është gjallë le të ngritet, sepse kriminelët kanë shkuar, Ishin nja 1o a 11 veta që jemi larguar nga vendi i krimit, duke lenë prapa 56 të vrarë dhe plojë të madhe gjaku. Më pas jemi strehuar në disa shkurre nën rrugën magjistrale Pejë-Decan. Isha i plagosur në këmbë dhe në pjesen e barkut, por edhe të tjerët ishin të plagosur, poor njeri prej tyre, djali i xhaxhait tim, Naimi nuk u mbijetoi plagëve dhe viq po atë ditë. Pas tre ditësh qe kemi qëndruar te fshehur pa uje e pa bukë na kanë gjetur dy djem të Raushqitit, të cilët na kanë ndihmuar e me pas na kanë derguar ne shtepi të Haxhi Istrefit të Strellcit të Ulët, i cili për 2 muaj e 17 ditë na ka mbajtur me ushqime dhe na i ka kuruar plagët më barna popullore, të cilin edhe sot dua ta falendëroj nga zemra, i cili po të mos ishte , asnjëri nga ne nuk do të ishim gjallë sot.
Bsim Huskaj kujton se ka humbur 11 anëtarë të familjse së madhe Husjaj, si Haziri, Metush, Niumi, Rexha, Dina, Ormani, Tafili,Feimi, Neka, Smajli dhe Rama. Aq sa e mart peshen e rëndë të kësaj masakre, Besim Huskaj e ka të rëndë edhe fakti që trhotë se shteti i Ksovës nuk ka bër asgje që këta dëshmitarë të zbardhin këtë krim të paparë, për të dënuar akterët e këtij krimi aq makabër. Ai shton me anë të EULEX-it kanë bërë përpjekje duke i ftuar të dëshmoj edhe në Sebi të prokurorët serbë. Ndërkaq, sipas tij, kryeprokurori i EULEX-it Salustro më kohë kishte përgatitur hilen për këto krime.
Deshmitar okular te ngjarjeve pas masakres kane thenë se , kriminelet ne oret e mbrëmjes janë kthyer ne vendin e krimit, aty prane te vrave dhe masakruarve kane pire birra dhe kanë festuar vepren e krimit dhe me vehte i kanë marrë edhe kufomat, disa prej te cilave janë gjetë në varrezat e qytetit , disa i kanë kthyer nga Serbia dhe mbi dhjete kufoma te kësaj masakre akoma nuk janë gjetë .
Për hilet
e EULEX-it dhe mungësën e mbështetjes juridike nga ana e Qeverisë së Kosovës,
flet edhe lybeniqasi tjetër, Emrush Ukshinaj, i cili ditën e masakrës kishte
shpëtuar, ngase njëri nga të uniformuarit serb, Obradoviq, e kishte liruar,
ngase edhe ai kishte qene me par
automekanik sikur Ukshinaj, Ai, kujton atë ditë se Nebojshi Miniq, i
njohur me nofken “Mrtfi”, komandanti me
famkeq, krimineli me i fëlliqur i
çakalleve, ishte kryeprotagonisti i këtij krimi. Së bashku edhe me Zoran Obradoviqin dhe çakallët e tjerë,
për të cilet Emrush Ukshinaj, që nga paslufta deri më sot, nuk kishte lene gur
pa lëvizuar për të ngritur aktakuza ndaj atyre që kryen këtë krim . Ai ka
denoncuar me emër dhe mbiemër 11 kriminelë serbë, për të cilët i kishte dhënë
prova material pjesëtarëve të EULEX-it. Ishte takuar edhe me kryeprokurorin
nderkombetar të EULEX-it, për të cilin dëshmon se i kishte pritur shumë .
Ukshinaj thotë se Maricio Salustro nuk ka dashur të dijë as të zbardhe këtë
krim, pasi që tani shkaku po dihet, ngase ai gjeti punë në
Edhe Ukshinaj është i i inatosur në institucionet e drejtësisë në Kosovë, për të cilat thotë se kanë qën të painteresuara te zbardhin krimin e serbëve ne Lybeniq. Ai shton se e ka lutuar edhe zevendeskyeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, që të bisedojë me ta dhe të angazhojë stafin juridik qe t’i ndihmoi Lybebiqasit si të dëshmojnë, ata thonë për vete se nuk i dinë lojërat e prokurorëve, të gjykatësve e të avokatëve serbëqë duan te nxjerrin kriminelet e pa fajshem .
Me këtë ndjenjë të dhembjes dhe heshtjes së madhe të këtij fshati dhe banorëve lybeniqas, një ditë para 15-vjetorit të masakrës, u larguam nga ky fasht dhe sërish në dalje hijerëndë qëndronte lapidari me simbolikën e 8 plisave të bardhë, që akudonte rëndë të gjallët eqë nuk kanë bërë atë që duhet të bëjat ata që duhet të zjellin para drejtësisë varasësit e tyre, ku barrën më ta madhe e ka shteti juridik i Kosovës.