E marte, 06.05.2025, 01:01 PM (GMT+1)

Speciale

Gjon Markokaj: Karroca... në oborrin e kishës!

E merkure, 19.03.2014, 09:11 PM


KARROCA…NË OBORRIN E KISHËS!

-Kujtime të një aktivisti të ndershem shoqror të kohes së monizmit-

-… E, ç'është e verteta, nuk vëndoste shumica mbi pakicën,- siç thuhej, por e kunderta.

Edhe tani habitem se si kryetari i Gjykates se Larte mos me e fole as edhe nji fjale per te drejten juridike por gjate gjithe kohes në fjalimin e  tije zotronte diktati i Partise së Punes e jo gjuha juridike e drejtesisë-

EKSKLUZIVE NGA GJON MARKOKAJ

Fshati im dhe më pas qyteti i Fierzës, me resektuan; më zgjodhen disa herë ndihmes gjyqtar popullor si dhe ne Kryesine e Frontit te Fierzes e te Rrethit.

Ne ishim shume te ndergjegjshem, per t' i sherbyer edhe atije sistemi qe iku, duke menduar gjithnji per humanizem atdhetari. Ne mendonim se me punen tone te pa lodhur i sherbenim Atdheut tone e jo shkaterrimit tone perfundimtar.

Me sa kemi ditur kemi ba mire, por kur ka diktat, dashje e pa dashje, gjithehere s' mundesh me ba mire.

I lumi ai njeri qe nuk ben cfare t'i vine per dore. Gjithesecili shprehet per veten e tije, por them me bindje se gjate jetes time jam munduar te bej mire. Ajo qe ndoshta, na dukej e tepert u detyruam ta mbajme mbi kurriz me "zor e pahater". Ata qe qene te forte e ngriten zerin dhe perfunduan ne burg ose u pushktuen. Ne qe kyëem gojen erdhem si inteligjense e lodhur.Te pakten te kemi kurajo te themi:"Ishim kane gabim". Perndryshej mbarojme edhe sot.

Si Nd/ gjyqtar popullor me takoj të marr pjesë disaherë edhe në analizat e gjykatës së rrethit Tropoje qe beheshin, nji here ne vite.

Mund të sjell në kujtesë, nji analizë të Gjykatës së Rrethit Tropojë: - Me, 4 - shkurt - 1980, ku asistoi A K Q P P SH, njikohësisht Kryetar i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela.

Në analizë muaren pjesë të gjithë kryesorët, me Sek. të Parë, me Kryetar të Kom. Ekzek. të Rrethit etj. të ftuar. Mbledhja vazhdoi; e gjithë atmosfera e raportit, nga Kryetari i Gjykatës, e pyetje e diskutime që u bënë, shtjelluan, luftën parandaluese të krimeve dhe të kundravajtjeve, në qënder e në periferi, në kooperative, bazë brigade, ndermarrje etj.

Për gjthçka u fol u theksue se, " do të ndigjohet fjala e Partisë se zgjidhet problemi politik se, "mbi gjyqin është Partia, se, mbi të gjitha është politika e Partisë". - Kështu vinte fryma atëhere edhe ne gjykata.

Edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Aranit Çela, atë frymë solli; nëpërmes të tjerave theksoi:

"Problemi themelor është lufta kunder kriminalitetit, lufta kunder së keqës"!

E, vazhdoi se, rendësi ka puna parandaluese.

"Ne kur gjykojme, edhe pushkatojmë, edhe fusim në burg", e nëpërmes të tjerave theksoi:

"Çdo çeshtje që, gjykohet është aspekt i Luftës së Klasave".

"Mos i merrni gjërat, sëprapthi!

Mos e vëndosni karrocën përpara kalit, por kalin përpara karrocës"!......,

E, vazhdoi më tutje:

"Në luften kunder kriminalitetit drejton Partia, por duhet të ngrihet në këmbë i madh dhe i vogël; në përgjigje të Direktivave të Partisë".

E përfundon :"Në fshat na lypset, nji sekretar i mirë, nji kryetar imirë, e nji nd/ gjyqtar i mirë.

E, për t' ju përgjigjë rrethimit imperialisto - revizionist, na intereson -- sigurimi i rëndit.

Ketu të ndigjohet, vetëm nji bilbil, bilbili i Partisë"… Ne punonim nën këtë tutelë.

Kush më mirë se ai; se diktonte "Shkopin e Demokleut"!

Këto diktate te Kryetarit te Gjykates se Larte vertetojnë se ishte mëse e vertetë se gjatë regjimit Totalitar Partia ishte mbi gjithçka, edhe mbi gjyqin edhe mbi "të drejtën e përsonit" edhe mbi "kolektivin - shumicën".

E ç' është e verteta, nuk vëndoste shumica mbi pakicën,- siç thuhej, por e kunderta.Edhe tani habitem se si kryetari i Gjykates se Larte mos me e fole as edhe nji fjale per te drejten juridike por gjate gjithe kohes ne fjalimin e  tije zoteronte diktati i Partise së Punes e jo gjuha juridike e drejtesisë.

Bie fjala.... Në shkollë ku punoja unë, ishim rreth dyzet e pese mësuese e mësues e vëndoste për gjithçka Organizata Bazë e Partisë, "Shkollë - Spital" e Fierzes e përbërë prej vetëm, dy shoqeve e tre shokëve, gjitheset pesë antarë Partie. Po, po, këta vëndosnin, për gjithçka, këta dinin gjithçka, duke ruajtur "konspiracionin", sipas atyre të bënin biografinë e punës e të sjeljes; pra e gjithe "frymëmarrja" ishte nëpërmes atyre, të cilët shumica e tyre ishte pa shkolë e nivel, veçse flisnin në ëmer të Partisë. -Tha Partia: U pa u ba! S'kishte rruge tjeter vecse: -- Orepernobis!

…!

Gjatë punës sime si nd/gjyqtar, po spjegoj, nji shëmbull proçedimi.

Nji bashkëfshatar imi, Beqir Ndue Pepkolaj, tani kohët e vona, me sjell në kujtesë : Gjon me ke pasë gjykue njiherë në Rajë, perpara orgnizates se Frontit e me kie pasë ba shumë nderë:

A të kujtohet, për nji karrocë…?

-Po, tani po më kujtohet, - e fillova që t' i shpjegoja nji per nji ngjarjen.

Problemi qëndronte: -Në kooperativë bujqësore, si punëtor transporti, më kafshë, Beqiri, mbante në ngarkim nji karrocë transporti, nga ato "të fushës". Kuptohet në atë kohë në Rajë, (për të mos thënë fare), pak punonte karroca, se rrugët ishin të pa hapura, por ju kishte tekë kryetarit, t' a sillte nga fusha nga Tragjasi i Vlores në Rajë.

Beqiri e kishte lënë karrocën, në oborrin e "Kishës së Zojës", atë kohë, e shëndrruar në ndertesë të Kryesisë Koopërativës. E kemi pasë, në traditë, në kishë, n' oborrin e kishës, mos më prekë gjë. Ma në vënd të sigurtë, s' kishte se ku ta linte.

Disa fëmijë, (ndoshta edhe pa gjykuar), duke luajtur me karrocën e kolektivit, u ka ikë, apo ndoshta edhe e kanë shtyrë me dashje pa ditë gjë - prejgjëje per pasojat dhe ajo, është rrokollisë; "ndoshta levizja, më e gjatë dhe më e shkelqyar" që, mund të këtë bërë ajo karrocë në Rajë; n'atë kohë të organizimit kooperativist e cila përfundon nga "Oborri i Kryesisë", në "Kodër të Gurit të Kuq" e bie me të katër rrotat në "Bregun e Drinit".

Proçedimin e kishte "pak si me spec" dhe mbasi i kishte shikuar njiherë, Gjyka e Rrethit Tropojë, ishte këthyar me nji shënim për në Gjykatën e Fshatit Rajë, ku nëpërmes të tjerave...,theksohej: - "Të analizohet çeshtja, të gjykohet i pandehuri, e nese ka shpërdorim, të qëllimshshëm, më nji vëndim të veçantë, t' i përcillet gjykatës së Rrethit Tropojë për gjykim"! Beqiri ishte nga ata që, familja paraardhse e tijë, kishte probleme, me atë regjim: Mixha i tijë Martin Pal Pepkolaj, ishte vra, ballë - përballë, në luftë me partizân. Babëgjyshi i tijë Sokol Pal Pepkolaj, ishte vdekë në burg. Kusherini i tije Marash Kola ishte i arratisur ne Jugosllavi. Kusherini tjeter Mark Beqiri ishte i denuar nga regjimi 101, vjet burg. etj. Në këto kushte; s' donte tjetër veçse nji arsyetim "me t'thash, e m'the", nji "relacion", me "qindisjen" time ai, mundë të përfundonte në burg.

Konkretisht si veprova unë? Njoftova popullin që të mblidheshin, caktova oren e daten.

Hapa seancën, hetova çeshtjen më dishmitar. Denuam veprimin e fëmijve, ndoshta edhe të pa ndergjegjshëm, se ata se kuptonin se ishin duke kryar nji dëm.

Nder të tjera, i drejtoi këtë pyetje Beqirit :

- Ajo, karrocë e ndertuar prej drurit, a mundet të meremetohet e m'e bë të vlefshme për punë?

Beçiri, u hodh nga gëzimi.

-- Po tha, unë e meremetoi, e po qe nevoja e blej edhe të re krejt.

-- Beqir, - i thash unë. - Dua nga ti, t'i biesh kryetarit nji karrocë, të meremetueme, ose të bleme që, të jetë në gjëndje për punë!

Unë ju drejtova Kryetarit të Kooperativës Viron Thanasit, i cili ishte në sallë:

-Kryetar, nese Beqir Ndou, të meremeton ose ta blenë nji karrocë pune, (pra e zëvëndson karrocën e dëmtuaeme), a je dakort?

-- Plotsisht dakort! -- U përgjigj kryetar Vironi.

Ne si gjykatë fshati vëndosem:

Vendim

"Në ëmër të Popullit"

-Gjykata e Fshatit Rajë, e pushon ceshtjen penale ne ngarkim te Beqir Ndue Pepkolaj per damtim prone te perbashket nga pa kujdesia dhe e zgjidhe ceshtjen ne marreveshje me Kryetarin e Kooperatives. Karrocen te cilen e kane perplase femija dhe eshte damtue; s ka ardhe si shkak i pa kujdesise se te pandehurit Beqir Ndue Pepkolaj. Karrocen e ka lene ne vendin e duhur, ne oborrin e Kryesise se Kooperatives.

-Te dy palet rane ne dakort qe Beqiri ta rregullojne karrocen simas porosise Kryetarit mbrenda dhjete diteve.

Vendimi eshte i formes se prerë.

…!

Ky qe nji vëndim i arësyeshëm, me të cilin informava edhe gjykatën e rrethit. Beqiri, kishte të drejtë që më tha, më kie ba nderë atëhere, kur më kie gjykue për "karrocën". Unë gjatë kryerjes së detyrave shoqërore edhe shtetërore, kam pasë gjithnji parasyshë fjalën e vjetër popullore: "burri s' bën gjithçka, t' i vinë për dore"! E, ngandonjiherë, them me veten time:

-Shyqyr Zotit që, tërë jeten kam hecë ; "mas-miri", se kam shfrytëzue atë që kam pasë për dore, për keq, aty ku kam pasë mundësi kam ndihmue pa dhënë premtime.

Në përsonalitetin tim, s' ka qënë e rrugës  mburrja: "unë bëj atë, unë bëj këtë", por e verteta është se kam bërë mirë dhe per kete, jame balle larte.

Ajo familje qe fola nme lart ishte ne shenjester, se pak kohe mbrapa babain e Beqirit e denuen per agjitacion e propogande.

…!

Mund të theksoj: Isha ND/ gjyqtar popullor. Kishim nji gjyqë në popull në Dushaj. Gjykohej Nik Sokol Bala, nga Fierza e Pukës; nji i pandehur që ishte arratisë përtej Kufirit Shqiptar dhe që e kishin këthyar.

Në gjykim e sipër e shikoja ate djale te ri njomez ne fytyre, me vinte gjynah per te dhe i them Gjyqtarit të seancës:

-Po gjykojmë Nipin e Zmal Pjetrës së Fierzës që është i dekuruar me Urdhërin e Trimërisë, - si Luftar i Bajram Currit.

-- Ky djalosh është i Sokol Zmalit i djalit, të Zmal Pjetrës.

-- Gjyqtari i Rrethit u preokupue dhe e nderpreu gjykimin me dhjetë minuta pushim.

Ai m'u drejtue mue:

-"Gjon, është e vertetë se ky i pandehur është i nipi i Zmal Pjetrës" ?

- Po e vertetë - vazhdova unë.

-- Kjo është rrethanë lehtësuese, - tha gjyqëtari.

- Si ja bëjmë se na duhet nji dokument?

-- Sytë me shkuan të publiku; në sallën e madhe të Parkut të Fiezës që ishte mbushur, plot e përplot njerëz; në rrjeshtin e parë diku nga mesi, pashë të ulur Dedë Rrustemin. (Ndjese paste se ka vdekur!)

-Si ja shpjegova çeshtjen, të cilen e dinte mirë dhe ai vetë, e lëshoi nji vertetim në ëmër të Org. Baz. të Partisë që ai drejtonte, se i pandehuri ishte nipi i të Dekoruarit me Urdhërin e Trimërisë, Zmal Pjetër Bala.

-Diçka e vertetë ishte; por t' mos ishte Deda, njiriu i mirë edhe mund, t'mos e lëshonte.....

Bazuar në këtë dokument si rrethanë lehtësuese, të pandehurit i ulem gjashtë muaj heqje lirie.

…!

Sa punova mesues ne shkollen e mesme te bashkuar te Fierzes, aty pervec ditarit na u shtue edhe informacioni politik. Ne cdo mengjes ne oren 7-00, ngjitej ne podium sekretari i organizates baze te Partise "Shkolle-Spital" dhe kerkonte pregaditjen politike me shkrim dhe sipas atije i provonte politikisht te gjithe mesuesit (konspekt, merr nga gazetat e hidhe ne fletore) ; si pune e renduar e krejt e pa bereqet, por qe duhej kryer!

Dikur vitet e fundit puna metodike u krye neper shkolla.Theksoj se u anue shume puna metodiko - shkencore e mesimdhenjes dhe u kerkua i ashtuquajturi "Boshti ideologjik"

Mund te perceptohet sa poshte:

Nji kolegut tone, Pal (Kokrrit) Neçaj, ndjese paste se nuk jeton i cili ishte i pregaditur shkencerisht e metodikisht sa i perket mesimdhenjes dhe ne komunikim me njerzit, i shkojne ne nji ore mesimi inspektore te arsimit.

Gjate analizes se ores se mesimit, here njeri - here tjetri ja perziene analizen me -- "pa bereqetin politik":

-- Ketu ishte deshte "Boshti ideologjik", aty duhej lidhur me(b.i) Ketu s' e lidhe me (b.i) etj. Sa Pali u inatos se nuk thane; as s' kerkuan asgje shkencore ase metodike dhe utha: Ne ma lashi "Bosht Ideologjik", jam dakort se ma ka ba drejtori "Mullar ideologjik".....,

Pali ishte njeri me nji humor te shkelqyar, ishte nipi i Deshmorit te Atdheut Kamer Preles (Necaj) se rrezikoi, tja merrnin per agjitacion e propogande...

Mbasi u ndrrue sistemi monist, nji dite ne muhabet e siper Pal me tha: -Gjon kishne pase fole mire per mue ne Kryesine e Frontit te Rrethit Tropoje. Sinqerisht qe une s'ja kisha thane njeriu. Mu kujtue dhe po - i thash Palit! Dhe ja shpjegova nji per nji si me poshte:

-- Ne nji mbledhje te Kryesise se Frontit te Rrethit Tropoje, ku po drejtonte kryetari i saje; mu drejtue mua dhe me tha:

-- Shoku Gjon me shkue ne Fierze; me mbledhe Frontin e Fierzes, me e deskredituar Pal Kokrrin (Necaj) dhe familjen e tije perpara Frontit dhe me dale me propozim per internim, se djali i tije ka ike e arratise jasht Atdheut.

Une i thashe shprehimisht keshtu:

-Per zotin s' e mblodha Frontin e Fierzes as s'po e deskreditoi Pal Kokrrin, se ai punon në Raje, e te gjithe Rajen e ka prej vetit. Ai banon në Qytetin e Fierzes dhe te gjithe Fierzen i ka prej vetit.

-Arben Palin e kemi dergue Kondidat Partie ne Degen e Brendshme të Tropoje, e ka ike e dale jashte Shtetit. Populli thote: "Gruaja po iku te burri, s'e len gjinine ne gjak"!

Te them te drejten i bera edhe me qeshe, te gjthe sa ishin te kryesise.

…!

Gjera te vogla keto kujtime qe pemenda, por njerzit nuk i ishin harruar dhe më jane permende vetem në flladin e Demokraciseë.

Ju them edhe lexuesve se ai qe nuk e shfytezon momentin me ba keq ; dhe sodo pak arrine te beje nje të mire dhe ne jeten e tij do gjeje mirësi!

-------------------------------

(Art Vukaj:  206. 459. 90 02)

-Per ZemraShqiptare, nga Washington State, Mars 2014-



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx