Speciale
Bedri Blloshmi: Kush e vari Ali Bardhin?
E merkure, 26.02.2014, 09:04 PM
KUSH
NGA BEDRI BLLOSHMI
Në fundin e vitit 1977 mbasi na dënuan, më plasën në burgun e Tiranës, i cili thirrej “Kaush”. Brenda javës na lidhën dhe një herë me hekura e zinxhirë e mbas disa orë udhëtimi, duke u përplasur sa majtas – djathtas me të dënuarit që ishin lidhur, po ashtu përplaseshim dhe mbas spontit të autoburgut herë pas here. Kjo tregonte se rruga ishte plot gropa dhe me shumë kthesa, më në fund u dëgjua kërcitja e disa hekurave që fërshëllenin kur hapeshin e mbylleshin.
Autoburgu
u ndal, menjëherë u hap edhe dera e
autoburgut, na zgjidhën dhe dikush hungëriti : “Hajde, hidhuni poshtë, zbrisni,
pse hapni sytë, ja këtu do të kalbeni”. U përziem me të burgosurit e tjerë,
duke na pyetur nga jeni, sa jeni dënuar, duke përfunduar me fjalët shpresëdhënëse
se shpejt do të liroheni, se këta tani kanë filluar të hanë njëri- tjetrin, ky
është fundi i këtyre. Në dhomën ku na caktuan, i pari që ma dha dorën ishte një
djalë i ri, me trup muskuloz, jo aq i gjatë, i mbushur në fytyrë dhe i qeshur,
menjëherë të jepte përshtypjen se ishte i sinqertë. Mbasi më pyeti aq sa deshi
dhe unë ju përgjigja me shumë përtesë se isha shumë i lodhur nga izolimi i
gjatë dhe e dija dhe përfundimin e Gencit dhe Vilsonit, e dija që i kishin
vrarë dhe data shënonte 17 korrik 1977. Kisha mësuar se ditën e internimit
kishin arrestuar përsëri xhaxha Hasanin, i cili i kishte bërë 15 vjet burg. Pas
dy- tre ditësh na nxorrën në punë në zonën e dytë.
- Sa jeni dënuar?
-5 vjet, - ma ktheu duke qeshur.
-
-Ja ashtu kot, bëra një shaka kur isha ushtar dhe më kushtoi 5 vjet burg.
-Ku ishe ushtar, - i them, -në kufi, bëre shaka dhe të denoncuan se deshe të arratiseshe?
-
-Hajt mos
u mërzit, - i them, - se 5 vjet kalojnë shpejt, ke pesë herë më pak se unë.
-Nga fshati Kazias i Peqinit, - ma ktheu.
-Si quheni, vazhdova ta pyes.
-Ali Bardhi, - vazhdoi.
Ali
Bardhi duke qënë shumë shakaxhi, na
mbante gjallë në dhomë kur vinim nga puna sfilitëse. 5 vjet burg kaluan shpejt
dhe Aliun e liruan. Mbas ca kohësh vjen në burg një nga anët tona dhe në bisedë
e sipër më thotë : “ Bedri, ju po e kujtoni shpesh këtë emër, unë nuk e di me
siguri, po një Ali Bardhi nga Peqini që ka qënë i dënuar është gjetur i varur
në përruan e Bushtricës. Kështu kemi dëgjuar, ishim tre shokë, ishim nisur të
arratiseshim, kështu flitej, por nuk e di a është ky që thoni ju, apo tjetër, ca
thoshin se e ka varur sigurimi”.
Kur na lëshuan nga burgu më 29 mars 1991 përveç halleve dhe problemeve të mija, u interesova dhe për Ali Bardhin. Ishin të vërteta çfarë kisha dëgjuar për “ Cupilin”, kështu e thërrisnin në burg. Duke vazhduar kërkimet për të mësuar të vërtetën mbi Aliun, një ditë u nisa në fshatin Kazias, por familja e tij ishte larguar dhe banonte në Elbasan. Prindërit i kishin vdekur, vetëm vëllai i tij ishte gjallë. E takova, e pyes dhe ai fillon të më tregojë:
-Jetonim
bashkë, filloi punë në Metalurgji, u martua, shtëpi nuk i jepnin. Unë edhe pse
shumë ngushtë i pata lëshuar një dhomë. Ishte i mërzitur, rrinte vetëm, fliste
pak, filloi dhe cigaren. Një ditë do shkonim në dasëm në Dibër, nxorrëm leje në
D.P.B .Bashkë me Aliun u nisëm për në dasëm. Aliu më tha : Ikni përpara , se
unë kam pak punë, do vij më vonë. Në
dasëm nuk erdhi, ne u mërzitëm. Të nesërmen më thirrën në Librazhd në Degën e
Punëve të Brendshme, më pyetën: e njeh këtë kufomë armiku?
-A mund
të shkojmë tek varri ta shohim, apo nuk e dini?
Varrezat e Elbasanit janë pranë lumit Shkumbin, ku qindra e mijëra shpirtra flenë, në një cep te harruar duket si shenjë varri. Afrohemi me ngadalë e të përlotur i vëllai i Aliut më tregon me dorë, ja këtu. U përkula duke shkulur barishtet, dora më hasi në një gjë të fortë, e pastrova me kujdes pluhurin dhe lexova me zërin që s’më dilte e duke u dridhur Ali Bardhi 1983. U larguam të mallëngjyer me shikim nga mbrapa duke e lënë Aliun të vazhdojë të pushojë nën hijen e qiparisave e këngën e kumrisë të përzier me gurgullimën e ujit të Shkumbinit, që vazhdon përjetësisht të rrjedhë me nxitim për të shkuar larg shumë larg. E megjithatë dhimbja apo keqardhja kurrë nuk e ndryshon fatin… VIJON