Speciale
Bedri Tahiri: Epopeja që ndërroi rrjedhat e historisë
E marte, 04.03.2014, 09:15 PM
EPOPEJA QË NDËRROI RRJEDHAT E
HISTORISË
Në 16-vjetorin e Epopesë së Jasharëve
NGA BEDRI TAHIRI
Një emër që nuk peshohet dot. Zemra e Kosovës më, pa të historia jonë do të ngelte e varfër fare dhe e pakuptimtë. Dymijë vjet beteja e luftëra çlirimtare.
Dymijë vjet mbijetesë e gjakime për liri. Drenica e Millesh Kopiliqit, e Ahmet Delisë, e Shaqir Smakës, e Shotës dhe Azem Galicës, e Hasan Prishtinës, e Shaban Palluzhës, e Mehmet Gradicës, e Tahir Mehës...Tokë e saj e ashpër, shkëmbinj të thepisur, mbushur me lulëkuqe erë gjaku. Aromë e saj dehëse mbajti gjallë ndër breza atdhetarizmin. Drenica djep i trimërisë e varr i barbarisë...
Dhe, më në fund, edhe mbi tokën e saj agoi ditë e bardhë. Adem Jashari dhe asharët e tjerë lëkunden globin nga vendi. Me ta nisi epoka e re, epoka e madhe e lirisë. Secili që shkeli në truallin e shqipeve u mahnit nga madhështia heroike e atyre që u shkrinë deri në një dhe i dhanë jetë lirisë. Në gjakun e tyre bulbëroi liria.
Bernar Kushner erdhi aty dhe pasi u ul këmbëkryq në odën e burrave me plot gojën tha: "Sikur të kishte çmim Nobel për Liri, ai me siguri do t'i takonte familjes Jashari".
Ndërkaq shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, në librin e përshtypjeve shkroi: "Këtu nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që ndriçoi Prekazin, Drenicën e mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë..."
Vërtet, sa herë që të vemi në Tempullin e Trimërisë, në Prekaz, do të na fanitën ditët e lavdisë, ditët kur me gjak u skalit Epopeja që ndërroi rrjedhat e historisë...
E enjte, 5 mars 1998. Ora 5 e 30 minuta. Toka u trand në themel. U zgjuam frikshëm. Shkreptinte moti a dridhej toka?! Jo, as njëra, as tjetra. Prekazi i Poshtëm, veçan Jasharët, po bombardoheshin nga qielli e nga toka. Në cak
familja e madhe atdhetare e Shaban Murat Jasharit. Qielli lotonte në heshtje. Zogjtë ndërprenë këngën e lumthi ngadalësoi rrjedhën. Tymi e flaka mbuluan diellin...
Qyqavica legjendare ngeli e nemitur. Ende nuk iu kishin tharë lotët nga masakra e Qirezit dhe e Likoshanit. Drenica martire sërish në grykën e vullkanit përvëlues. Soldateska e shfrenuar serbe, kishte mbledhur gjithë fuqinë dhe tinëzisht ishte vërsulur drejt Kullës - Kala, ku dy herë më parë kishte lënë brirët. Kësaj radhe puna qëndronte më ndryshe. Adem Jashari ishte bërë tmerr për Beogradin. Kryesatanai po e shihte edhe në ëndërr. Dhe, plani ishte stërholluar mirë e mirë. Ishin dërguar forcat e njësive më speciale, komandosë e xhelatë profesionalë, me arsenalin më modern të armatimit, dhe përnjëherësh ishte bllokuar e paralizuar mbarë Drenica.
Rrathët e hekurt ia mbërthenin shtatin pamëshirshëm. Jeta e vdekja sy më sy. Nga kodrat përreth topat e minahedhësit e mëdhenj villnin zjarr pa pushuar.
Kudo tmerr e lemeri ngjethëse.
Në kullën e qëndresës, që pa gdhirë, ishte dhënë kushtrimi. Trimat u zgjuan rrufeshëm. Plaku Shaban hapi frëngjinë dhe shkrehu pushkën e parë lajmëtare, si dikur Muji i Jutbinës, kur lajmëronte kreshnikët për ndonjë të ligë që u kanosej. Edhe nipat, që flinin me të, Besimi e Fitimi, i zunë dy frëngjitë e tjera. Hamza, në kullën tjetër, andej lart, nga ana e Fabrikës së Municionit, i bëri fora të paudhët, që përpiqeshin të zvarriteshin e të afroheshin tinëzisht.
Ah, trimi i trimave, nuk po ngutej fare. Ai, si përherë, i qetë e fare gjakftohtë. Pasi u përgatit mirë e mirë, drodhi mustakun deri pas veshit dhe u sul furishëm drejt dyerve të oborrit. Tanku ngjyrë blu shtangu në
vend.
Djajtë ranë si
shkri granata, por u fik tanku. Plaku, mbetur pa fishekë, rroku flamurin kombëtar, atë me të cilin dikur e kishte mbështjell Ademin, dhe u doli përballë, duke brohoritur me sa zë që kishte: Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria!
Edhe të tjerët, i madh e i vogël, qëndronin heroikisht. Askush nuk i druhej vdekjes, as gratë, as fëmijët. Heroizmi i pashoq. Altruizëm e sakrificë mbinjerëzore, mahnitëse. Zëri kushtrimtar i komandantit kishte tundur edhe dheun. Pas tij shkonin edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjtë. Gjurmëve të tij ecnin edhe më të moshuarit. Dajë Osman Geci i Llaushës e nip Aliu nga Luboveci, edhe pse kishin rrafshuar të gjashtëdhjetat, kurrë nuk iu ndanë trimit.
- I duhet Adem Drenicës, i duhet Ademi Kosovës,- thoshte daja Osë, i cili shkrihej për niposhin sypatrembur.
Atë natë
s'patën kohë t'i rroknin çiftelitë e t'ia thoshin këngës së Zhujë Selmanit,
sepse erdhën vonë nga Rezalla, ishin për t'i vizituar të plagosurit e Betejës
së Likoshanit, dhe u zgjuan herët nga gjylet e topave...
Flaka e luftës, sakaq, u ndez ashpër në gjithë lagjen Jasharaj.
Në hyrje, si male më dëborë, qëndronin nënë Sala me të shoqin Hamitin. Tringa e Prekazit, me nëntëshen në dorë i qëndiste në lule të ballit ata që guxonin të kapërcenin pragun e pashkelur.
- O Shën Savë, ky është i vrari ynë i tetëdhjetë e tetë,- thanë më vonë cerberët, duke bërë kryq, kur nën rrënojat e murit të shtëpisë së saj gjeten skërmat e një polici kokëprerë...
...Tutje Sadiku me djalë Ramizin e veçan Qerimi me djemtë sokola: Shahinin e Ukshinin ia thoshin këngës së dyfekut për mrekulli. Në anën tjetër të rrugës, mbanë varrezave, pandërprerë gogësinte gacatorja italiane. Luftonte Smajl Jashari pa e honepsur dot vdekjen.
-Po Faiku, Kajtazi, Aliu, Isaku ç'bënin vallë?!
Ata, si me flatra dragoi ngarendnin drejt kraterit përvëlues. Atje, si në ishullin e sirenave, i ftonte pavdekësia. Edhe në shtëpinë e rapsodëve kishte heshtur melodia e çiftelisë. Vendin e saj kishin zënë grykëhollat, që
këndonin bukur në duart e Halitit e të Hajzerit. Atyre iu bashkëngjiteshin edhe ato të Halitit, Beqirit, Sherifit, Nazmiut...
Edhe gurët e kullave sfidonin mordjen dhe i thurnin himne lavdisë. Mbijetesa, kënga dhe pavdekësia. Muzgu krahzi sikur nxitonte të vinte pushtet dhe t'ua errësonte edhe më verbërinë gjakatarëve karpatianë. Hëna, si vashë e ndrojtur, skuqej para barbarisë dhe fshihej pas resh. Në pusin e kroit të Jasharëve, nën ca shelgjishte të rralla, pehateshin ca si hije të përhitura.
Vallë, cilët ishin ata, që shikoheshin sy më sy me vdekjen?! Ishte Bashkim Jashari me kushërinjtë: Bilallin, Ragipin, Halilin, Qemalin dhe me Shekipin nga Klina e Poshtme.
- Bashkim, çajeni rrethimin!- e kishte dëgjuar si për mjegull zërin e balit Hamzë dhe, me shpirt ndër dhëmbë, pas tetë orë kacafyetjeje me bishat e
shfrenuara, ia kishin dalë mbanë dhe kishin arritur deri aty. Por, rrathët e ferrit ende s'kishin mbaruar...Tanku, me sy çiklopi, u qëndronte fare pranë...
-U vra Zenë Jashari!...U zhduk Zenë Jashari!
Jo, ai ishte gjallë, por fati e kishte goditur rëndë. Gruan, Bahtijen me djemtë: Avdullahun, Bujarin dhe Blerimin ia vranë katilët. Valdetin ku e kam?- pyeste ai duke e kërkuar kodër më kodër. Nëpër flakë pushkësh e kishte
parë që bashkë me Shahinin e Qerimit kapërcenin lumthin. Edhe shumë plumba kishte parë të suleshin drejt tyre...Djaloshi sërish kishte kthyer prapa. Hamitin e kishte qëlluar granata në kokë dhe trupi po i digjej flakë. U përpoq ta ndihmonte e ta fikte, por kot. Mezi u ngjit në tavan dhe prej andej shihte skena tmerruese. Krisma... britma...sharje...tym... flakë... Kur kriste mitralozi i bacë Ademit, mbanin frymë edhe lisat e malit. Ai dallohej nga të tjerët, jehonte më shumë se edhe topat e hasmit.
Autoambulancat s'pushonin kurrë. Dikur flaka zu t'ia lëpinte edhe këmbët e tij të zbathura. Terri ia mundësoi Valdetit ikjen nga ferri...
pushuar. Kishte pushuar edhe kënga e trimave. Veç tymi ende fjollonte qetë- qetë nga hambarët më grurë, që digjeshin në vete. Nëpër qiellin e
përflakur retë e trazuara bartnin acar, shqotë e fërfëllizë.
Në kullat gërmadha mbante erë e rëndë shkrumbi e baruti. Gjë e gjallë s'pipëtinte. Një si hije e përhitur kapërcente mbi kufomat e panumërta, në oborr, në lëmë e në rrugë.
- O Zot,
ishte zanë
-
andejpari. Jo, jo. Ai po shëtiste në ballë të protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës, të Tetovës, të Tiranës, të Bonit, të Nju-Jorkut...Ishte bërë shpirti i luftës sonë çlirimtare...
Sakaq
sikur iu vegua një zë. E ndali frymën dhe mbajti vesh. Puhiza krahëlehtë
depërtonte zhurmshëm mureve të zhbiruara dhe arrinte deri tek magjja, nën të
cilën kjo kishte mbijetuar vdekjen vellozezë, duke sjell jehonën:
Ku m'je
Në Drenicë te baca Adem...
Aman, o madhëri, sa shpejt e paska marrë kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtiste si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë, në Drenicë, në Dukagjin, në Llapushë, në Llap, në Pashtrik, në Shalë... Emri i tij kishte zënë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe ishte bërë legjendë e legjendave.
Një zog këngëtar, nga maja e oxhakut, që kishte përballuar rrebeshet rrënuese dhe krenarisht mbante kokën lart, ia thoshte këngës ëmbëlsisht:
Amanet ore djali - djalit,
M'i këndue Adem Jasharit,
Që i tregoi mirë barbarisë,
Si qëndrojnë shqipet e lirisë...
Dhe, sërish vjen marsi! Marsi i trimërisë, siç thoshte Lasgushi ynë mendjendritur.
Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton...
Mbase, edhe nuk bënë ndryshe.
Dhe, kësaj here do të veprojmë ndryshe. Do të bëhemi tok, si një grusht i vetëm dhe, amanetin e brezave, do ta mbajmë vath në vesh deri në realizimin e synimit tonë jetësor: BASHKIMIT KOMËTAR!
Kështu na obligon edhe gjaku i dëshmorëve të të gjitha kohëve.
Kështu na obligojnë edhe mbi dhjetëmijë të vrarë e shumë të plagosur.
Kështu na obligojnë edhe rreth tremijë të zhdukur.
Kështu na obligojnë familjet e dëshmorëve dhe jetimët.
Kështu na obligojnë invalidët e veteranët e luftës sonë çlirimtare.
Mbase, mbase, më mirë së të gjithë, duhet të na vetëdijësojnë edhe vetë arrestimet dhe burgosjet e çlirimtarëve!!!
No comment!!!