Speciale
Gjon Markokaj: Rrënimi dhe rimkëmbja e besimit fetar
E merkure, 26.03.2014, 08:58 PM
RRËNIMI DHE RIMKËMBJA E BESIMIT
FETAR
- Si në tërë Shqipërinë, jehona e fjalimit të Enver Hoxhës të 6 Shkurtit 1967, jehoi ndjeshëm, ne menyre shkatrrimtare edhe në fshatin tim të Rajes, ne Tropojë-
EKSKLUZIVE NGA GJON MARKOKAJ
Kjo luftë e shpallur tashmë e hapur kundra fesë, zakoneve prapanike e bestytnive fetare (sipas propogandës ateiste) që, lëshoi Partia, tashmë ishte; si kudo në Shqipëri edhe ne fshatin tim te lindjes.
Kisha e
Rajës, tashmë ishte goditur rëndë që nga viti 1944, me arrestimin e gjithë
priftërinjëve që
Në gjithë Shqipëri, ishin eleminuar fizikisht të gjithë klerikë e në veçanti priftërinjtë, kush me pushkatim kush më burgim të përjetshem, tani duhej ndertuar lufta më godinat fetare, me kryça, ikonat, librat e çdo lloj bestytnie që shfaqej në popull.
Në përgjigje të këtijë fjalimi, me porosi te Partisë, u ngrit në këmbë "Brezi i Ri", i edukuar nga Partia e të gjithë njerzit e bindur të sajë.
Perballë këtijë aksioni monsruoz, banorët e moshuar, të gjithë ata që, ishin edukuar, me Besimin e palëkundur Katolik, qëndronin të heshtur, të friksuar, të traumatizuar e të pa fuqishëm, e po të flisje vetëm dhuna të priste.
Si në të gjitha katundet edhe në Rajë, nën drejtimin e Organizatës Bazë të Partisë, u mblodhen populli, organizata e Frontit, e Gruas, e Rinisë, kuptohet Partia në drejtim, rinia në ballë, siç ishte orjentimi, të gjithë fshatarët, të kokat e varreve hoçen kyqat, i thyen e i grumbulluan, në nji qoshe, te "Vorret e Gjynahit" . Tashma “varrosem kryqat te vorret e gjynahit”
I prishem "Kishës së Zojës", Kumnarën e Kumonës që ishte rreth gjashtë metra e gjatë,e cila ishte kishë Famullie për Shëngjergj, Bëtosh, Mulaj Tetaj dhe Rajë. se do kthehej në zyra të kryesisë së kooperatives bujqesore.
Erdh puna
te ikonat, rrobat e meshës që ishin të shumta. Ish kryetari i frontit, i asaj
kohe, ndoshta pak i nxituar ose edhe indikuar dhe i frymëzuar
Fjalët e popullit u prenë. Me kujtohet sikur edhe tani po e shof, Dedë Sokol Pepkolën, në atë kohë, me nji zë të çierrur, e buzët e dora, që e ngriti ngadalë, po i dridheshin, si thupra në ujë, i mori leje Presediumit të Mbledhjes, u ngrit në këmbë, e dhëmbët i përpiqeshin sikur ta kishte zënë korenti, i kërkoi popullit të Rajës dhe të deleguarit që, ato ikona, ato abjekte kishtare, t' i lejonin që t' i hiqnin natën e t' i groposnin.
Kërkesa u pranue më kusht që, të nësërmen në mëngjes, të ishin të asgjesuara, e mos të gjindeshin në kishë.
Dëdë Sokoli, Lulash Ndou dhe Zef Sokoli, i moren natën dhe i paskishin fshehur në "podin e shtepisë" Lenë Prekës, të nji gruaje të vetme shumë besimtare, ku ndejten vite të tëra, gjersa i zbuloi nji "spiun" i pafe - i paide, e qe Partia në atë kohë i pat ba shumë problem për katundin. “Lenë zeza” ishte e moshuar dhe e vetme
Djali i saje Martin Lulash Kukaj ishte vra , balle per balle me forcat e sigurimit, afer shtepise se tijë ne breg te Drinit
Ajo ne ate kohe ishte e moshuar e rrezikonte nji “agjitacion e propogande”, që çke me të!
Kjo,
Kisha sherbeu dy herë si shkollë; nji herë në vitin 1947, kur u hap për t'
paren herë shkolla fillore, edhe njiherë në vitin 1970, me hapjen e shkollës 8
vjeçare në Rajë, e së fundi vazhdoi, Kryesi e Kooperativës, e nji pjesë, Vatër
Kulture, gjersa shpertheu demokracia, e rifilloi edhe nji herë besimi.
At’here kur më 19 nëndor 1990, kur Dom Simon Jubani çojë Meshën e Parë të ringjalljes fetare në Shkodër. Edhe, në Komunën e Fierzës Dushaj nëpërmes motrave Françeskane, filloi ringjallja e besimit, gjëja më e lartë shpirtërore.
Rikthimi i besimit, si kudo në Shqipëri !
Në Rajë, më 23 - gusht - 1994, vëndosen tri motra e para, Misionare të Zëmrës së Krishtit: Moter Ardriana Poçebon, Moter Terezina Mukentotatil dhe motër Silvana Botan. Motra Adriana dhe motra Silvana, merreshim me organizimin e ungjillizimit, kurse motër Terezina, ushtronte profesionin e infermierës, në ambulancen e Misionit për mjekimin e të sëmurve.
Motrat për të mbuluar fshatrat e zonës, shumë pjesë të rrugës, i bënin në këmbë, në vapen e verës, nën diellin e nxehtë, apo në dimrin e ashpër, në mes rreziqeve të ortiqeve, të akullit dhe të borës, duke shkuar nëper fshatra të zones për kremtimin e Meshës së Shëjtë dhe për takimet e katikizmit.
Motra Silvana është e para që, largohet nga Dushajt (janar 1995), mbasi i duhej të mjekohej në Itali. Më pas largohet motër Adriana (korrik - 1996) dhe në fund motra Terezina ( nëntor - 1998). Këto motra hodhën sërish farën e Fjalës së Hyjit, me qëndrueshmëri e këmbëngulje.
Ato i zëvëndsojnë tri motra të tjera: Motra Lia Vaskon, motra Kristina Basi dhe motra Meri Madapalil.
Në zonën
e Dushajve kishin punë të pa masë, për t' i mbuluar fshatrat e zonës; prandaj u
caktuan edhe motra të tjera: Motra Lusi Kupra, dhe motra Maria Linda de los
Në vitin - 2000, Zona e jonë kalon, nga Dioqeza, e Pultit, në Dioqezën e Sapës që, iu besua përkujdesjes baritore të Imzot Dedë Gjergji. Ai që, prej muajit korrik - 2001, e këtheu Fierzën - Dushajt, në Qëndrën e të gjitha Misioneve Veriore dhe vënd i mikpritjes së misionarëve.
Motrat
punuan shumë për t' u dhënë më të varfërve, për t' u dhënë zëmër më të dobëtve
dhe të gjithë atyre që nuk
Në maj të vitit 1998, Motrat Françeskane, Misionare të Zëmrës së Krishtit , Bashkësia Rregulltore, më afër kufirit, u vu në gadishmëri prej Kishës për të pritur refugjatët kosovarë.
Ata të parët u vëndosen në ndertesën e vjeter të Spitalit. Shumë shpejt spitali u restaurua, me qëllim që, t' u përshtatet nevojave të reja. Ata qëndruan nën kujdesin e motrave e të Kishës nga maji i viti 1998, e duke u ndërruar me të tjerë, gjithsej 350 frymë deri në fund të luftës, në muajin qershor 1999.
Ati Mario Rama otm, nê vitin 1997 e bindi opinionin dhe filloi shëmbjen e kishës vjeter, të këthyar në magazinë dhe filloi punimet për rindertimin e Kishës së Rajës, nga mjeshtrit e talentuar rajçorë Ndoc Mark Pepkolaj, Marash Vogël Pepkolaj, Gjon Ndue Maklekaj etj. e cila përfundon me 8 - shtator 1998 dhe shugurohet prej Shkelqesisë së Tij Imzot Engjëll Masafra Arqipeshkëv i Shkodrës.
Më pas u ndertuan kishat në Lekbibaj, Cernicë, Fierzë - Pukë dhe i vjen rradha Dhuratës së fundit; Provanisë së Kishës, se Shen Gjonit, e cila u ndertue, ne breg të liqenit në "Fushen e Shën Gjonit" në atë vënd ku ka qënë Kisha e Vjetër po me kët emër.
U ndertua nga viti 2002 gjer në 2004, me përkujdesjen e atit Viçente Mateos, e atit Emilio Roça, të cilët kërkuan fonde për ndertimin e Kishës së “Shën Gjon Pagëzorit”.
Ndihma e
parë vjen nga Spanja, dhuratë e Motrave Klariseve dhe Konçecioniste, qe
gjithëashtu angazhohen për t'u ardhur në ndihmë edhe me lutjet e tyre.
- Përpjekjet u banë me i krye punimet mjeshtrit që kishin ndertue “Kishën e Shëmhillit”, të Fierzës së Pukës dhe punimet me indjekë Pal’ Biba, nga Fierza e Pukës. Për çudi edhe gurin e themelit e kishi marrë me vete, nga kisha e Fierzës së Pukës, për ta vëndosur në themelet e Kishës së “Shëngjon Pagzorit”. Kryeplaku i Fshatit Rajes zoti Gjin Gjon Pepkolaj, insistoi, me të madhe, se kishën tonë na e ndertojmë vetë.
E kështu ndodhi, atë ditë vere, të vitit 2002 - hidhen themelet, nga Ipeshkvi i Sapës Imzot Dodë Gjergji dhe në pranveren e vitit 2003, fillojnë të ngrihen muret dhe në fundin e vitit 2003 e fillimin e vitit 2004, përfundon së ndertuari, nga mjeshtrit e talentuar rajcorë, Ndoc Mark Pepkolaj, Marash Vogël Pepkolaj, Gjon Ndue Maklekaj etj. Punimet e sajë janë ndjekë e zbatuar, nga Gjovalin Gjon Markokaj, me përkujdesjen Administratorit Apostolik Imzot Dodë Gjergjit.
Në vitin 2005, u ngrit nji meshë madheshtore, ku përshëndeti Kryetari i Komunës Fierzës zoti; Besnik Dushaj.
Meshën shuguruese e çoi Imzot: Dodë Gjergji.
Me investimet e mbledhura, nga Viçente Mateos, e të Motrave Françeskane, Misionare të Zëmrës së Krishtit, në Dushaj, falë bashkëpunimit me Karitasin Spanjoll është ndertuar ambulanca e re dhe Qëndra e mikpritjes .
Ndihma që jep ambulanca është shumë e madhe, në të cilën bashkëpunojnë shumë mjek spanjoll,italian dhe austriak. Gjatë muajit korrik, vullnetarët spanjoll dhe grupet e misionarëve, të cilët mbjellin fuqishëm, fjalën ungjillore në fshatrat më të thella të kësaj zone molore.
Herë-pas-here, janë ngritë kampe të ndryshme pune, edukim higjenik, për fëmijë, takime formimi për të ri, mësime kompjuteri, kurse rrobaqepsie etj.
Në dushaj vijnë mjek, mësues, psikolog, ranimator, e falë punës së pa lodhur të motrave, ky aspekt po thellohet edhe më shumë. Tashmë është ëmëruar famullitari i Fierzës, atë Antonio, I cili po gjën komunikimin e duhur më popullin.
-Per ZemraShqiptare, nga Washington State,25 Mars 2014-