Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Rrënimi dhe rimkëmbja e besimit fetar

| E merkure, 26.03.2014, 08:58 PM |


RRËNIMI DHE RIMKËMBJA E BESIMIT FETAR

- Si në tërë Shqipërinë, jehona e fjalimit të Enver Hoxhës të 6 Shkurtit 1967, jehoi ndjeshëm, ne menyre shkatrrimtare edhe në fshatin tim të Rajes, ne Tropojë-

EKSKLUZIVE NGA GJON MARKOKAJ

Kjo luftë e shpallur tashmë e hapur kundra fesë, zakoneve prapanike e bestytnive fetare (sipas propogandës ateiste) që, lëshoi Partia, tashmë ishte; si kudo në Shqipëri edhe ne fshatin tim te lindjes.

Kisha e Rajës, tashmë ishte goditur rëndë që nga viti 1944, me arrestimin e gjithë priftërinjëve që kan sherbyar në të. Atë Ndou u denue me vdekje, Atë Gegë Luma, u denue 101 vjet burg dhe Atë Sereçi me burg të përjetshëm.

Në gjithë Shqipëri, ishin eleminuar fizikisht të gjithë klerikë e në veçanti priftërinjtë, kush me pushkatim kush më burgim të përjetshem, tani duhej ndertuar lufta më godinat fetare, me kryça, ikonat, librat e çdo lloj bestytnie që shfaqej në popull.

Në përgjigje të këtijë fjalimi, me porosi te Partisë, u ngrit në këmbë "Brezi i Ri", i edukuar nga Partia e të gjithë njerzit e bindur të sajë.

Perballë këtijë aksioni monsruoz, banorët e moshuar, të gjithë ata që, ishin edukuar, me Besimin e palëkundur Katolik, qëndronin të heshtur, të friksuar, të traumatizuar e të pa fuqishëm, e po të flisje vetëm dhuna të priste.

Si në të gjitha katundet edhe në Rajë, nën drejtimin e Organizatës Bazë të Partisë, u mblodhen populli, organizata e Frontit, e Gruas, e Rinisë, kuptohet Partia në drejtim, rinia në ballë, siç ishte orjentimi, të gjithë fshatarët, të kokat e varreve hoçen kyqat, i thyen e i grumbulluan, në nji qoshe, te "Vorret e Gjynahit" . Tashma “varrosem kryqat te vorret e gjynahit”

I prishem "Kishës së Zojës", Kumnarën e Kumonës që ishte rreth gjashtë metra e gjatë,e cila ishte kishë Famullie për Shëngjergj, Bëtosh, Mulaj Tetaj dhe Rajë. se do kthehej në zyra të kryesisë së kooperatives bujqesore.

Erdh puna te ikonat, rrobat e meshës që ishin të shumta. Ish kryetari i frontit, i asaj kohe, ndoshta pak i nxituar ose edhe indikuar dhe i frymëzuar fort nga idetë e Partisë tha: - “Ikonat, mei hedh poshtë tu plepi e të bien në Dri"!

Fjalët e popullit u prenë. Me kujtohet sikur edhe tani po e shof, Dedë Sokol Pepkolën, në atë kohë, me nji zë të çierrur, e buzët e dora, që e ngriti ngadalë, po i dridheshin, si thupra në ujë, i mori leje Presediumit të Mbledhjes, u ngrit në këmbë, e dhëmbët i përpiqeshin sikur ta kishte zënë korenti, i kërkoi popullit të Rajës dhe të deleguarit që, ato ikona, ato abjekte kishtare, t' i lejonin që t' i hiqnin natën e t' i groposnin.

Kërkesa u pranue më kusht që, të nësërmen në mëngjes, të ishin të asgjesuara, e mos të gjindeshin në kishë.

Dëdë Sokoli, Lulash Ndou dhe Zef Sokoli, i moren natën dhe i paskishin fshehur në "podin e shtepisë" Lenë Prekës, të nji gruaje të vetme shumë besimtare, ku ndejten vite të tëra, gjersa i zbuloi nji "spiun" i pafe - i paide, e qe Partia në atë kohë i pat ba shumë problem për katundin. “Lenë zeza” ishte e moshuar dhe e vetme

Djali i saje Martin Lulash Kukaj ishte vra , balle per balle me forcat e sigurimit, afer shtepise se tijë ne breg te Drinit

Ajo ne ate kohe ishte  e moshuar e rrezikonte nji “agjitacion e propogande”, që çke me të!

Kjo, Kisha sherbeu dy herë si shkollë; nji herë në vitin 1947, kur u hap për t' paren herë shkolla fillore, edhe njiherë në vitin 1970, me hapjen e shkollës 8 vjeçare në Rajë, e së fundi vazhdoi, Kryesi e Kooperativës, e nji pjesë, Vatër Kulture, gjersa shpertheu demokracia, e rifilloi edhe nji herë besimi.

At’here kur më 19 nëndor 1990, kur Dom Simon Jubani çojë Meshën e Parë të ringjalljes fetare në Shkodër. Edhe, në  Komunën e Fierzës Dushaj nëpërmes motrave Françeskane, filloi ringjallja e besimit, gjëja më e lartë shpirtërore.

Rikthimi i besimit, si kudo në Shqipëri !

Në Rajë, më 23 - gusht - 1994, vëndosen tri motra e para, Misionare të Zëmrës së Krishtit: Moter Ardriana Poçebon, Moter Terezina Mukentotatil dhe motër Silvana Botan. Motra Adriana dhe motra Silvana, merreshim me organizimin e ungjillizimit, kurse motër Terezina, ushtronte profesionin e infermierës, në ambulancen e Misionit për mjekimin e të sëmurve.

Motrat për të mbuluar fshatrat e zonës, shumë pjesë të rrugës, i bënin në këmbë, në vapen e verës, nën diellin e nxehtë, apo në dimrin e ashpër, në mes rreziqeve të ortiqeve, të akullit dhe të borës, duke shkuar nëper fshatra të zones për kremtimin e Meshës së Shëjtë dhe për takimet e katikizmit.

Motra Silvana është e para që, largohet nga Dushajt (janar 1995), mbasi i duhej të mjekohej në Itali. Më pas largohet motër Adriana (korrik - 1996) dhe në fund motra Terezina ( nëntor - 1998). Këto motra hodhën sërish farën e Fjalës së Hyjit, me qëndrueshmëri e këmbëngulje.

Ato i zëvëndsojnë tri motra të tjera: Motra Lia Vaskon, motra Kristina Basi dhe motra Meri Madapalil.

Në zonën e Dushajve kishin punë të pa masë, për t' i mbuluar fshatrat e zonës; prandaj u caktuan edhe motra të tjera: Motra Lusi Kupra, dhe motra Maria Linda de los Santos.

Në vitin - 2000, Zona e jonë kalon, nga Dioqeza, e Pultit, në Dioqezën e Sapës që, iu besua përkujdesjes baritore të Imzot Dedë Gjergji. Ai që, prej muajit korrik - 2001, e këtheu Fierzën - Dushajt, në Qëndrën e të gjitha Misioneve Veriore dhe vënd i mikpritjes së misionarëve.

Motrat punuan shumë për t' u dhënë më të varfërve, për t' u dhënë zëmër më të dobëtve dhe të gjithë atyre që nuk kan nji rrugëzgjidhje tjetër përveç qëndrimit në malësi.

Në maj të vitit 1998, Motrat Françeskane, Misionare të Zëmrës së Krishtit , Bashkësia Rregulltore, më afër kufirit, u vu në gadishmëri prej Kishës për të pritur refugjatët kosovarë.

Ata të  parët u vëndosen në  ndertesën e vjeter të Spitalit. Shumë shpejt spitali u restaurua, me qëllim që, t' u përshtatet nevojave të reja. Ata qëndruan nën kujdesin e motrave e të Kishës nga maji  i viti 1998, e duke u ndërruar me të tjerë, gjithsej 350 frymë deri në fund të luftës, në muajin qershor 1999.

Ati Mario Rama otm, nê vitin 1997 e bindi opinionin dhe filloi shëmbjen e kishës vjeter, të këthyar në magazinë dhe filloi punimet  për rindertimin e Kishës së Rajës, nga mjeshtrit e talentuar rajçorë Ndoc Mark Pepkolaj, Marash Vogël Pepkolaj, Gjon Ndue Maklekaj etj. e cila përfundon me 8 - shtator 1998 dhe shugurohet prej Shkelqesisë së Tij Imzot Engjëll Masafra Arqipeshkëv i Shkodrës.

Më pas  u ndertuan kishat në  Lekbibaj, Cernicë, Fierzë - Pukë dhe i vjen rradha Dhuratës së fundit; Provanisë së Kishës, se Shen Gjonit, e cila u ndertue, ne breg të liqenit në "Fushen e Shën Gjonit" në atë vënd ku ka qënë Kisha e Vjetër po me kët emër.

U ndertua nga viti 2002 gjer në 2004, me përkujdesjen e atit Viçente Mateos, e atit Emilio Roça, të cilët kërkuan fonde për ndertimin e Kishës së “Shën Gjon Pagëzorit”.

Ndihma e parë vjen nga Spanja, dhuratë e Motrave Klariseve dhe Konçecioniste, qe gjithëashtu angazhohen për t'u ardhur në ndihmë edhe me lutjet e tyre.

- Përpjekjet u banë me i krye punimet mjeshtrit që kishin ndertue “Kishën e Shëmhillit”, të Fierzës së Pukës dhe punimet me indjekë Pal’ Biba, nga Fierza e Pukës. Për çudi edhe gurin e themelit e kishi marrë me vete, nga kisha e Fierzës së Pukës,  për ta vëndosur në themelet e Kishës së “Shëngjon Pagzorit”. Kryeplaku i Fshatit Rajes zoti Gjin Gjon Pepkolaj, insistoi, me të madhe, se kishën tonë na e ndertojmë vetë.

E kështu ndodhi, atë ditë vere, të vitit 2002 - hidhen themelet, nga Ipeshkvi i Sapës  Imzot Dodë Gjergji dhe në pranveren e vitit 2003, fillojnë të ngrihen muret dhe në fundin e vitit 2003 e fillimin e vitit 2004, përfundon së ndertuari, nga mjeshtrit e talentuar rajcorë, Ndoc Mark Pepkolaj, Marash Vogël Pepkolaj, Gjon Ndue Maklekaj etj.  Punimet e sajë janë ndjekë e zbatuar, nga Gjovalin Gjon Markokaj, me përkujdesjen Administratorit Apostolik Imzot Dodë Gjergjit.

Në vitin 2005, u ngrit nji meshë madheshtore, ku përshëndeti Kryetari i Komunës Fierzës zoti; Besnik Dushaj.

Meshën shuguruese e çoi Imzot: Dodë Gjergji.

Me investimet e mbledhura,  nga Viçente Mateos, e të Motrave Françeskane, Misionare të Zëmrës së Krishtit, në Dushaj, falë bashkëpunimit me Karitasin Spanjoll është ndertuar ambulanca e re dhe Qëndra e mikpritjes .

Ndihma që jep ambulanca është shumë e madhe, në të cilën bashkëpunojnë shumë mjek spanjoll,italian dhe austriak. Gjatë muajit korrik, vullnetarët spanjoll dhe grupet e misionarëve, të cilët mbjellin fuqishëm, fjalën ungjillore në fshatrat më të thella të kësaj zone molore.

Herë-pas-here, janë ngritë kampe të ndryshme pune, edukim higjenik, për fëmijë, takime formimi për të ri, mësime kompjuteri,  kurse rrobaqepsie etj.

Në dushaj vijnë mjek, mësues, psikolog, ranimator, e falë punës së pa lodhur të motrave, ky aspekt po thellohet edhe më shumë. Tashmë është ëmëruar famullitari i Fierzës, atë Antonio, I cili po gjën komunikimin e duhur më popullin.

-Per ZemraShqiptare, nga Washington State,25 Mars 2014-