E diele, 28.04.2024, 05:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Flamur në shi

E premte, 04.04.2014, 07:02 PM


FLAMUR NË SHI

 

NGA QAZIM SHEHU

 

Një çantë prej thesi dikur kam pasur,

Rrjepur e shqepur lojrave padashur.

Një çantë prej thesi nga nëna qepur,

Lagur nga shiu , nga koha rjepur.

Tani ku është ajo?As vetë se di,

Më bëhet se çanta laget ,flamur në shi…

 

KUR DASHURIA THIRREJ

 

Kur dashuria thirrej, thirrja Lasgushin,

Seremben, Ali Asllanin me një guguftu,

Sytë e saj vinin e ndiznin prushin,

Sytë e gjelbër, të zezë e blu.

S`mjaftonte Serembe, me një mjellmë Nerudën,

Më bëja se rrinte në krah.

Kujtoja se mendje ia prishja vajzës së bukur,

Vajzës lozonjare…që bënte shaka.

Pa kuptuar marrëzinë që harxhoka i mençuri,

  shtegun e dashurisë së verbër..

 

QIELLI

 

Kaltërsi e qiellit, dielli pa kursim,

Me ngrohtësi dielli hyjnë në gjoksin tim.

Po nuk hyjnë kështu në gjoksin e çdokujt,

Ndaj për pabesinë e qiellit më ndodh të vuaj.

E t`ia nis një shfrim për luftrat që s`rroposen,

Për brengat në teprim që nuk sosen e nuk sosen,

Për bukën e munguar të një jetimi të harruar,

Folenë e lejlekut varur nga era , një plagë që luan,

E t`ia nis një shfrim mbrëmje dhe agim,

Vështroj poshtë në tokë, s`di ku ta derdh,

Ngrej kokën lart , qielli në ndihmë më erdh….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora