E diele, 28.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Kuajt e mi të mirë

E marte, 01.04.2014, 07:06 PM


Katër poezi nga libri “Stoli në parkun e vjetër”- Adem Zaplluzha

 

KUAJT E MI TË MIRË

 

Kuajt e mi të mirë

Kush ua preu thundrat

Kur rendët në galop

Nëpër jelet e erës

 

Jeni plakur

Si miqtë e mi të harruar

Asnjë pikë shiu

Nuk bie në krifat e trokut

 

Kuajt e mi të mirë

Miqtë e mi krenar

Më shikoni drejtë në sy

Të ua fshi lotin e vrapit

 

Kuajt e mi të mirë

Miqtë e mi të mjerë

Në vrapin e juaj fle era

Kurse juve u ka ikur gjumi

 

Kuajt e mi të mirë

 

 

E HERË VETËTIMA

 

Në cilin vrap

I binin daulleve daulltarët

Sa herë që hyrët në betejë

Mbi shpatullat e juaja

Peshonte barra e fitores

 

Nga çdo hingëllimë

E kuajve të harlisur

Çmendej armiku

Me krifa i lidhnit plagët

deri sa dita kullonte gjak

 

Nuk i dëgjuat askurrë

Zërat e atyre

Që në mendje e dorëzonin fitoren

Vrapuat tejmatanë mundësisë

Për t’i shpëtuar kalorësit

 

Herë ishit kuaj

E herë vetëtima

Me qindra herë dolët faqebardhë

Në log të mejdanit

Dhe ja zbardhët fytyrën e atdheut

 

 

KY SHI I PËRZIER

 

Sa të dua vrapi im

Kur luan me krahët e erës

Qeshja e gjokut i përngjan

Qeshjes se barit

Kur mugullon mëngjesi

 

Një lule hyri në gjumin e fluturës

Plepi gjatë tërë kohës

I pastronte patkonjtë

E kuajve  të egër

Në lëndinë e pikëllimit

Zbritën engjëjt

Dhe ua ngjitën mëgojëzat trishtimit

 

Sivjet shumë ma herët

U pjekën nerenxat

Do të ngarendim në festën e vezëve

T’i shohim jelet e atkinave

Se si krihen me një dashuri

Të paparë

Në azilin e pleqve

 

Ky shi i përzier

Me aromën e ozonit

Po m’i përngjan hingëllimës

Së dizgjinëve të Gjergjit

Dita këtu kalëron deri në pafundësi

Kalëron kalin e erës

Për një betejë përfundimtare

 

 

NËPËR KUJTIME

 

Më erdhën në ëndërr

Disa kalorës të Gjergjit

Sa me mall

E kalërova natën

 

Prej betejës

Zbrita në betejë

Diku në fushat e Albulenës

U takova me kalorësit e lashtësisë

 

Eca edhe disa vite nëpër histori

Koha paska ngecur

Në brigjet e Jonit

Apolonia i shalonte kuajt e erës

 

Askush nuk guxoi të ma prek gjumin

Nata ishte e përshtatshme

Për ëndrrën time

Nëpër kujtime rrodhën lumenjtë



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora