Kulturë
Nebi Dragoti: Socrealizmi ka vlera
E marte, 01.04.2014, 06:22 PM
SOCREALIZMI
KA VLERA
NGA NEBI DRAGOTI
Padyshim, poezia e socrealizmit ka vlera të padiskutueshme në përdorimin me art të fjalës shqipe.Ajo është vazhdim tradicional i poezisë së Rilindjes edhe pse i kërkohej të mishëronte partishmërinë e Realizmit socialist shqiptar, edhe pse i kërkohej të ngushtonte këndin tematik, edhe pse i kufizohej shprehja lirshëm e ideve botkuptimore, që kishte autori, edhe pse PPSH.e mbante gati shpatën e ndëshkimit dhe të privimit të lirisë, gjer edhe në pushkatim siç bëri me H.Nelën, T.Xhagjikën, V.Blloshmin etj.Dënoi me riedukim nëpërmjet punës duke e dërguar në ndërtime veprash hidroenergjetike poetin V.Skënderi.Dënoi J.Bllacin e P.Taçin.Dërgoi në fronte prodhimi bujqësor F.Halitin etj.etj., sepse tentonin të shkruanin sipas mënyrës së tyre të të menduarit, apo duke shfaqur mendime kritike për sistemin.Po kështu u veprua dhe me F.Reshpen.Megjithatë, permes këtij persekucioni politik poezia e socrealizmit mbetet si vlerë e shijeve të larta artistike.Dhe, kështu, siç është nuk ka përse mos të studiohet siç bëjmë edhe me Fishtën e ndaluar në socializëm, siç bëjmë me Migjenin disident e novator rrebel i kohës i ndaluar në mbretërinë zogolliane.Kështuqë, ky qëndrim që mbajmë në pluralizëm, sot, është qëndrim i moderuar, që qëndron lart, mbi koncepte fundurinë të një lufte klasore ideollogjike, që vetë sistemi demokratik, me kulturën e re , që ka, e ka zbrapsur njëherë e përgjithmonë.Ndodh kështu se sot janë vendosur raporte të reja konceptimi për artin dhe kultivuesit e tij gëzojnë liri të plotë.Periudha e socializmit ka krijimtari tepër të arrira, që edhe sot e ruajnë freskinë e bukurisë së vargut, magjinë, forcën , elegancen.E tillë ka mbetur poema “Devoll, Devoll”e D.Agollit:”Dhe ky plis ngaherë ish i fortë:/shkoi në Europë, brodhi në Azi, /po kudo nga flokët gjer në thonjtë/mbeti devolli…”Dhe më tej:”E cili është ai redaktor/të më thotë :”Punoje vargun një çik?”/Jam vetë mes jush editor/Jam njeriu-Adam, që s’njeh metrikë”.Ka mbetur në kujtesë brezash poema “Përse mendohen këto male”të I.Kadaresë për pathosin atdhetar, për forcën e vargut që ka , për zhdërvjelltësinë dhe elegancën e mendimit poetik:”Po ta vrisje në një breg/në tjetrin dilte, /sikur mbinte nga toka/Shqiptari i thatë/dhe përmbi trup/si shtesë e hekurt/I rritej e zezë/pushka e gjatë”.Si dy vëllezër siamezë, pushka dhe shqiptari, nuk u ndanë nga njëri-tjetri, duke shkruar kështu historinë e Shqipërisë.Ja , kjo ta shton krenarinë e të qënit shqiptar.”Pushka e gjatë/me qindra kilometra hije lëshon mbi dhe”.Këtë hiperbolë, figurë letrare, e quajtën ekspansion kritizerët letrar serb, por kjo ishte art dhe aspak nxitje për agresion territorial, që historikisht shqiptari nuk e ka pasur këtë ide për fqinjët dhe asnjëherë nuk është praktikuar në shekuj kjo.Socrealizmi, me ideollogjinë e tij, me dashje pa dashje, e pati sugjestionuar veprën e krijuar nga poetët, sepse është e vështirë që poezia e krijuar të shkëputej nga jeta, se, ndryshe, po të ndodhte kjo, krijimtaria do të merrte një frymë mistike, platonike në degjenerim.Pra, më mirë kështu, se është edhe më e pranueshme, kur krijimtaria është e azhurnuar me kohën.Kjo pikëpamje e të krijuarit ka gjetur aplikim, pothuajse, në çdo sistem shoqëror.Dhe ne nuk kemi si dalim me qëndrim ndryshe.(Është fjala për poetin, që jeton në një kohë të caktuar, ku dikton regjimi politik).Dhe këtë regjim politik vetëm populli ka forcë që ta rrëzojë.Ky mendim që citoj është edhe një farë justifikimi edhe për poemën e F.Arapit:”I përkasim komunizmit”.Me këtë poemë nuk desha të mbështesë ideollogjin që përcillet, e cila tani është e vjetëruar, sepse doli e pavlerë për sistemin shoqëror; doli ideollogji utopike.E përmenda këtë krijim për elegancen, për forcën ritmike, për lishmërinë dhe frymëmarrjen e vargut ametrik, karakteristika këto të unit poetik të Arapit.Dhe e gjitha kjo vlerë krijimtarie, veç individualitetit të spikatur të arrirë prej Fatosit, është risi, e parë në nivelin artistik, për poezinë shqipe.Dhe kjo risi, ky kontribut që jep ky poet, e ka zanafillën që me volumin e parë “Shtigje poetike”botuar më 1962.Në këtë volum poeti dalton personalitetin dhe profilin e tij poetik në vargjet:”Sjell me vete erën e kripur të detit të Vlorës, /vij me këmbë të plasura nëpër jalli;/në ballë duken blanat që kamxhiku i kohës/më rrahu me furi”.Ky zë bujshëm u fut në poezinë tonë dhe gjeti admirimin e lexuesit.Ka një konstrukt të veçantë të vargut, strofës, poezisë, në tërësi, ku të rrëmben dinamika e shprehjes stilistke në vargje të gjata tek “Vajet e Ballkanit” si:”Shkrumojnë natën antike vajet e Ballkanit”, tek vargje të shkurtra si:”Monovdekje./Plurivdekje./Mikrovdekje./Makrovdekje.” Ose:”Jemi bërë prej lavdie poetike tashmë”…”bri një Migjeni(47 kilësh kur vdiq)”.Fatosi e “mbërthen”temën prej fyti dhe kjo kapje e trajtim i tillë të emocionon si tek poema “Ku shkoni ju, statuja…”…”…pa krye, /pa trup, /nëpër qënien time po ecni…”Ose poema “Drejt qindra shekujsh shkojmë’’ është ngritur si një lapidar poetik baladesk ku:”Pesë gishtrinj të vegjël/lyer në qumësht e gjak”…”Foshnja nënën kap, /jeta kërkon të pijë, -/të rrojë mbi vdekjen!”(Është fjala mbi nënën e vrarë). Këtu kemi të bëjmë me një kontrastë rrënqethës emocional filozofik, ku jeta mëkëmbet mbi vdekjen. “Vijmë prej qindra shekujsh, /drejt qindra shekujsh shkojmë”.Një kontribut modest prej artisti të një vargu melodik dhe plot freski në poezinë shqipe, jep edhe poeti Dh.Qiriazi:”Unë erdha në fshat të këndoj/si një lule e hershme me gonxhe, /erdha unë këtu të dëgjoj/fërshëllimën e kosës në jonxhë”.Ose”Një ditë në vjeshtë, kur pellgjet ngrijnë/dëgjova larg të sajnë zë, /kaq shumë e desha unë Kristinën/sa nuk e deshte njeri më!”Një profil tjetër poetik është edhe zëri original I N.Gjetjes, që ka mësuar nga përvoja e poetëve botëror si nga Brehti , por edhe nga poezia shqipe nga Dritëroi i madh.E veçanta e tij është, se rrok dukuri të ndryshme të jetës, në pamjen e parë si tema të rëndomta, mirëpo me mjeshtri ngrihen në art me një frymë militantizmi, ku vargjet gjejnë komunikim të ngrohtë me lexuesin:”Gjyshja ish pakëz socialdemokrate, /s’pranonte në dhomë kërcitje shuplake”.Zë tjetër i veçantë i socrealizmit është i talentuari F.Haliti, prodhimtar në kultivimin e temës aktuale, guximtar, me përmbajtje sociale, me krijime të shkurtra, por të përfunduara si konstrukt forme dhe ideje:”E kam hekurudhën tek dera e shtëpisë, /duhej të këndoja i pari, e di./Nuk këndova, /isha i mpirë, i hutuar, /isha si dhëndri në dasmën e tij”…nga volumi “ Sot”.Dhe nga “Mesazhe fushe”:”U largua, thash, me nostalgji, /më iku vërtet, /u bë i madh shoku im tani, /autoritet…” Me një stil të thjeshtë joshës, me detaj poetik mbresëlënës të vjelur nga realiteti vazhdon rrugëtimin e vet fin dhe me volume të tjera..Një tjetër poet spikat me kryeneçsinë e tij me vargun metrik dhe ametrik, aty-këtu filozofik, varg i ngjyer me dritën e diellit dhe herë i nikeluar me dritën qumështore të hënës.Ky është Xhevahir Spahiu.”Rritur-o me vesë dielli, /dole ti, limoni çeli./Dole ti, doli dhe drita, /guri i strallit lëshon çika./Do këndoj …si det i gjërë…/Do këndoj…një jetë të tërë…” Vërtet, mbetet kuptimplote deviza e poetit në jetë e shprehur me tonalitet të qartë në vjershën “Populli im”: “…dhe unë u besova mijëra syve, /dhe unë mijëra duarve u besova;/sytë e mi, /duart e mia, /gjithçka timen me to i bashkova”.Mund të zgjatesh edhe më shumë, por edhe kaq sa është shprehur, ka qartësinë e pse-së të lëvrimit të kësaj kritike, se socrealizmi ka dhënë vlera artistikisht në poezi.Në poezinë shqipe shihet qartë performanca në koherencë, që merr nëpërmjet kadencave të fjalëve të stisura vjershërimi ynë.Me autorët e lartpërmendur është krijuar vazhdimësia e zhvillimit të traditës, dhe ka rëndësi, duke mos huazuar nga tradita e huaj.Në këtë aradhë poetësh mund të vargëzoja emra të tjerë, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në lëmin e poezisë.Duhet thënë , se jo të gjithë krijuesit arrijnë të japin një stad të dëshiruar vjeshërimi duke e fokusuar atë në tempin ritmik të shqetësimeve kohore, që ka shoqëria dhe që, domosdoshmërisht, kërkohet kjo lëvizje për të bërë veç përpara.Tek poezia e këtij tranzicioni, e brezit më të ri, , ka, në veçanti, një topitje, një hutim, një solloratje me shfaqje mediokriteti duke dhënë poezi të dobëta prozaike, për të cilët kam besim, se në rrugë e sipër, do mësojnë të ecin me unin etyre poetik në fushën e bukur të poezisë.Sigurisht… me një këmbëngulje dhe vullenet, sigurisht, edhe në mënyrë autodindakte, a gjithsesi, duhet të mësojnë nga mjeshtria e poetëve më të mirë.