Kulturë
Ksenofon Dilo: Zot ''mos na merr pa virtyte''
E hene, 31.03.2014, 07:26 PM
ZOT! “ MOS NA MERR
PA V I R T Y T E “
NGA KSENOFON M. DILO
“Te verteten ja kemi borxh vetes dhe pastaj te tjereve.
Armiqte do te na luftojne,hipokritet do te na paragjykojne,
miqte e rreme do te na braktisin,kurse ata,
qe vertet na duan dhe na vleresojne,do te vazhdojne
te na duan per te verteten qe jeton brenda nesh.”
Asgje pèr tu habitur ! JORGO TELO diametralisht i kundert me te vdekurit.., me tè vdekurit e te pakallurit ! Ai i shikoi gjerat qe , te vdekurit e drejtesise nuk “mund” ti shikojne … E tregoi kete me i miri zagorit , mè i miri njerezve,virtuozi qe pruri brenda fjales se sinqerte ,dhe aq shume te ndersheme : shprehu me qartesi disponimin dhe shpirtin e popullit me zerin e se vertetes , deshire e nje populli tè kapitur nga pesha e fatit te rende - Genocid ! Kthen besimin ne Demokraci , né vendosmèrinè e vitalitetin te njeriut-Njeri, ne Drejtesi qe nuk vret Drejtesine, se sot me te afert nga grua e femijè , kane kriminele qè bredhin tè lire!!
Pa shume fjale ja ç'shkruan per KALIOPI DILO-n,gruan e djalit(MALES) te ILA DILO SHEPERIT kunate e Dr.JANI DILO-s per krimin e pa pare e degjuar, i paharruari dinjitoz .JORGO TELO..."Tek unë ajo grua butake, por me shumë brenga në shpirt, përfaqësonte gruan tipike zagorite me tërë gamën e virtyteve brilante që përmbante në vetvete. Te trupi, fytyra dhe shpirti i të ndjerës Kaliopi koncentroheshin cilësitë më të vyera të një gruaje, gjysheje, nëne të denjë si smbolikë e sheperiotes plot mençuri i sqimë, plot bujari e punëdashëse. E dalluar si amvisë, si bahçevane, si gojëmjaltë, si pastërtore e grua me gusto të lartë në veshje,në fjalor e në komunikim me të tjerët, ajo ishte vetvetja e papërsëritshme dhe e pazëvendësueshme për familjen e fisin…
Sa mora vesh për ndodhinë ato ditë janari të vitit 1991, u nisa me ngut drejt Sheperit. Isha tok Me Arqile Puravelin nga Ndërani e të tjerë konciotë, nivaniotë e sheperiotë.
Më shfaqen pamjet makabre si tani e po më rrënqethet trupi, teksa po e kujtoj:
Të ndjerën Kaliopi të mbuluar me një rrobë mu përpara derës krysore të shtëpisë në oborrin e shtruar me kapakë guri, më ngjan se në ngjyrën gri.
Pupu,
ç'pamje vrastare, more Edi! Acidi i
Kur u rikthuyem pranë kufomës, që e fotografonin ekspertët, rastësisht sytë mua dhe Aqrqilesë na vanë brenda një gardhi ndanë oborrit, ku gjendeshin protezat e së ndjerës. U drithëruam gjer në palcë nga ajo pamje.
Më fal, Edi, për dhimbjen që po të shkaktoj këto çaste...!
Ishte një akt mjaft i dhimbshëm rrallë i ndodhur në krahinën tonë më parë…. por jo ne fund te shekullit XX, si ky rast absurd e paradoksal ne Sheperin e traditave te pasura njerezore…!
Dhimbjen tek i madh e tek i vogël e shumëfishonte një faktor mjaft domethënës: I ishte shkaktuar vdekje e dhunshme një njeriu të pafajshëm e pa kurrfarë motivesh të shpjegueshme. Për para e florinj? Rezultoi se e ndjera vetëm 2-3- mijë lekë kishte prapa një kornize fotografish në mur. Atëherë ç'kërkonin maskarenjtë e pashpirt?
Ç'u bëri
ajo grua e urtë? Kë
Nuk mjaftoi vetëm ngjarja dhe humbja, por hajde të duroje ato muaj e vite edhe heshtjen e zgjatur të kapsodrejtësisë shqiptare. Cili ishte rezultati? Nuk morëm gjë vesh sakllam, se koha bën të vetën e synon t'i kalojë gjërat në harresë.
Por ja që nuk harrohet lehtë një dhimbje e madhe. E këtë dhimbje, pas halleve të mia shëndetësore e pashë dhe e shoh të sintetizuar tek ajo strofë brilante në ballinën e atij lapidari përkujtimor poshtë shtëpisë, nën hijen e arrës…
Fajtorët meritonin dënimin sipas ligjit Amerikan e jo siç mund të jenë dënuar osë siç manovruan kriminelët e asaj bande, që njollosi një fshat e një krahinë të tërë.
E vërteta nuk fashitet përgjithmonë dhe "Fjala e fundit i takon popullit" – ka thënë Orakulli i Delfit.
I paharruar qoftë kujtimi i Kaliopi Dilos! U prehtë qetesisht larg botes se maskarenjve shpirti i saj në Parajsë!
Në ferr e ne ziftin e zjarrte përfundofshin banditët !..."
Shembelltyre madheshtore kjo Deshmi shkrimi ne kete letèr te Tij dt.8 /5/08.Virtyti e ben te pavdekshem pèr gjitheçka qe tregon dhe pèr shpirtin e nje populli te shqetesuar , sè èshtè shprehja e vlerave pèr te cilat JORGO TELUA rron,shprehje e virtutit te Tij ne qenien ekzistenciale dhe historike.