E diele, 28.04.2024, 03:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Moikom Zeqo: Ese dhe kritika të çuditshme

E merkure, 02.04.2014, 07:29 PM


Ese dhe kritika të çuditshme aq dhe të sinqerta, të thella, polemizuese.

(Fjala e mbajtur në promovimin e librit “ Kaleidoskop” të Vladimir Muçës)

Nga Dr. Moikom Zeqo

Vladimiri është një i njohur i imi i ri , në fakt. Nuk e kam njohur më parë siç kam njohur shumë nga miqtë e mi që sot janë në këtë promovim të pranishëm. Por gjithësesi e kam njohur vonë nga Fatmir Minguli dhe nga shkrimet që ka bërë.

Të them të drejtën libri i parë që kam lexuar nga Vladimiri ka qenë një libër me tanka. Më ka pëlqyer ai libër. Tanka dhe haiku  janë teknika të reja poetike tek ne, një stilistikë e veçantë. Me sukses , vura re tek ai një tendencë të re. Në Shqipëri kjo tendencë është e mufatur, nuk vinë si historira të vërteta estetike.

Vladimiri me tankat ka ardhur tjetërlloj, më origjinal, më shqiptar, duke thyer normat klasike të haikut. Kjo është një histori jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Por kjo nuk është në mentalitetin e europianëve. Haiku shkruhet vetëm në Japoni dhe lidhet me Zen Budizmin.Nga ana formale botohen tre vargje me 17 rrokje të vargje me 5, 7, 5 rrokje secila.   Vladimir Muça e ka riformatuar këtë estetikë tek tankat.

Por ai ka shkruar prozë tregimtare, roman. Në prozë , në përgjithësi është reflektim I jetës së tij. Po t’i shikosh me vëmëndje, prozat e tij, personazhet mund t’i identifikosh me njerëzit që ka takuar në jetë. Eshtë një prozë realiste, shpesh natyralistike.

Ajo që më ka çuditur më shumë të Ladi qenë esetë. Eseja është një sprovë shumë e vështirë, por shikoni: ka shkrimtarë të njohur që nuk dinë të shkruajnë ese, bile shumica nuk dine të bëjnë ese por bëjnë komente. Gjithashtu kritikët nuk dine të bëjnë ese të tilla.Eseja është një koncept i vonë në letrat europiane. Eseja  fillon me një libër të Sharl Montenjit në shekullin e 16 –të, një aristrokat i ditur shumë me greqishten e vjetër deri në latinishte. Lexonte shumë, por ishte përtac e nuk shkruante gjatë. Esetë e tij kanë tjetër shprehi në themelin e estetikës.

Përgjithësisht shkrimet që bëhen për librat janë komente, madje sot janë komente të komenteve. Eseja fillon me një zbulim jashtë asaj që thuhet në përgjithësi , që thuhet në media.

Vladimiri në këtë libër – Kaleidoskop_ , me ese dhe krtitika është disi tjetërlloj , tenton të mbushë vakumin në krtitikën e munguar të letrave shqipe.

Ladi është disi I veçantë, fraza e Ladit është shumë e çuditshme, më duket shumë e veçantë se si e përdor, ndoshta ka dhe tepri në këto forma, por është krejtësisht e vërtetë, që ai për të shkruar një faqe do të lexojë shumë referenca. Nuk kam parë ndonjë që të lexojë kaq shumë si ky shkrimtar, i lexon për një kohë të gjatë e jo për dy –tre ditë; vazhdon leximin e rikthimin, bën E-maile komunikimi e bashkëpunimi e kështu me ese është i çuditshëm, është një eseist që ka një rritje të vazhdueshme të nivelit të tij. Po të shikosh te ky auto resetë e para 5 viteve me esetë e këtij libri gjen shumë diferenca.

Titulli i librit “Kaleidoskop” është shumë i goditur, tregon një rritje të nivelit dhe një kërkesë më të lartë; dhe më e çuditshmja është se ky njeri studiues, në ese kërkon të gjejë tendencat e fsahehura nga maskat e mediave. Kryesisht media i fsheh tendencat, media artikulon shkrimtarë të dorës së dytë e dorës së tretë, që marrin çmime e marrin gjithçka. Shkrimtarë mesatarë që nuk vlejnë asnjë lek. Por nuk mund t’i ndalosh edhe në botë , të shkruajnë këta lloj shkrimtarësh .Për shembull, poezia shqipe sot ka një tendencë që ecën drejt një estetike që pas 50 – 60 vjetësh mund të jetë më zotëruese, se proza e sotme shqipe ka disa rritje madhore, ku është një prirje kronologjike për arsye të historisë, mungesës kulturore.

Ne jemi një popull me dituri të thellë, jemi një popull me dituri sipërfaqësore në përfaqësim. Kemi pak njerëz të ditur. Ata që kanë qenë të ditur kanë qenë vërtetë të nivelit botëror. Dituri si të Konicës, Nolit, Migjenit nuk janë përsëritur në kohën e realizmit socialist. Diturakët e realizmit socialist kishin talent të vërtetë letrar por jo diturinë që përbën ngjizjen e duhur. Gjithçka nga kjo që po diskutoj, mbeti një strukture politike që lidhet me nivelin e kultures së lartë.

Shembull është Tomas Mori I cili ishte  kancelari i qeverisë angleze. Ja preu kokën Henriku i tetë. Idea e librave  të tij , ndër librat që ka shkruar janë niveli më i lartë , prandaj mbetet në histori. Në të gjithë kohën e Shekspirit, mbetet Shekspiri. Kush i njeh politikanët? Shikoni Shqipërinë, është një shembëlltyrë ambikuide. Nga viti 1991 e këtej janë mijra njerëz që kanë qenë politikanë, kryeministra , ministra, drejtorë të mëdhej, kryetarë partiakë, mbarojnë së qeni, më pas mbeten të harruar dhe kjo harresë është e mirë, nuk është e keqe. Një lloj katarsisi që i bën historia vetes së vet, për cinikët që kanë mbetur.

Njerëzit e ndershëm ecin përpara. Shkrimtari më i ndershëm i të gjitha kohrave ka qenë Migjeni. Migjeni, më i pafrikshmi nga të gjithë. Të gjithë kanë qenë frikacakë e kanë bërë konjukturë, ai s’ka bërë kurrë konjukturë me veten dhe ne shkrimet. Kurt hotë: Vargjet e lira, ai nuk e  ka për formën pamore të vargut, e ka për lirinë e njeriut. Kur thotë “ përditë perëndojnë zotat” nuk e ka thjeshtë, por e ka për të gjithë. Vdiq pa e botuar veprën e vet , i kanë thyer bustin, varrin, e heqin ngas tekstet shkollore, por ai mbetet absolutisht shkrimtari më i madh i kohërave që ka Shqipëria . Ky e ka fituar betejën me ndershmërinë e vet, shumë të tjerë nuk e fitojnë dot këtë, është shumë e vështirë të fitosh këtë.

Ladin e dua shumë. Padyshim, Ladi është në një proces krijues të mbarë. Esetë  e tij janë sa të çuitshme aq dhe të sinqerta , sa të thella , aq dhe polemizuese. I ka botuar bukur grafikisht librat por kjo varet nga ata të artit grafik. Vladimiri është një shembëlltyrë e shkrimtarëve të Durrësit, edhe të Shqipërisë, të këtij qyteti, i vetmi që në trevën arkeologjike e ka dhe një relief të një shkruesi. Kam shkruar disa herë për atë relief, që quhet “stilosi”, një kockë si stilograf.

Sot jemi mbledhur thjeshtë për Ladin, gruan e tij, djalit, të gjithë juve miqve që jeni të pranishëm për të nderuar një njeri të vërtetë, një të ndershëm, të talentuar, i cili nuk e ka këtë tubim thjeshtë për të qenë në një tryezë. Tryezat janë kot në këtë botë, por për të treguar se çështja e të shkruarit nuk është thjeshtë çështje personale, është një çështje komunikimi për t’u ndërlidhur me botën e të shkruarit.

Kjo ka dhe pjesën e dytë, atë të lexuarit. Ne i botojmë librat, po kush na i lexon?

Shumica e librave është vështirë të lexohen.Në kohën e sotme është problematikë e madhe leximi i  librave në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.

Uroj që ky libër, një kaleidoskop të lexohet. Ju faleminderit!

Urime Vladimirit!

08. 02. 2014

Marrë me transkriptim me diktofon tek CD e “Nesër television “ –(NTV )



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora