E diele, 28.04.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Cikaqi: Jorgovani e Trëndafili dhuruan gjak

E marte, 01.04.2014, 07:16 PM


Jorgovani  e Trëndafili dhuruan gjak për Saksinë!

Tregim nga Beqir Cikaqi

Nëpër vite, është një rubrikë e emisionit argëtues, që emitohet në një televizion të Kosovës, e që mund ta e përcjellim edhe përmes  valëve satelitore.

Ani se rubrika e atij emisioni është argëtuese(!), ko ngjarje  është realitet, por që sot kur rrëfehet e kujtohet,  paraqitet jo si argëtuese, por e dhimbshme!  Dhe, jo vetëm kjo ngjarje, po edhe shumë e shumë të tjera kur kujtohen nga e kaluara,  vërtetë të sjellin çaste dhembje, por edhe krenarie...!

...

(Prologu)

Në pjesën e dytë të viteve  gjashtëdhjeta, në mesin e muajit shkurt, linden dy fëmijë të gjinisë meshkuj. I emëruan Jorgovan dhe Trëndafil. Edhe pse nuk ishin vëllezër, pasi jetonin në një bashkësi familjare u rriteshin, ushqeheshin, luanin,... së bashku. Madje edhe veshmbathjen (në ato kushte që ekzistonin) e kishin të njëjtë. Në shkollë shkonin bashkë, të njëjtën klasë dhe me një bankë.

Edhe kur u rriten shoqëroheshin dhe bënin gjithashtu veprime të njëjta. Rastisi, që kur u martua njëri nga bashkëmoshatarët e afërt nga gjaku, nusja mbante emrin Saksi. Nusja, pas një kohe martesë, gjatë  lindjes kishte nevojë për ndihmë, si zakonisht në lindjet e para, ku kërkoi ndihmën në spitalin e Prizrenit. Gjatë lindjes së fëmijës, nusja kishte humbur gjak, andaj bashkëshorti i sajë, kërkoi nga Jorgovani dhe Trëndafili që të dhurojnë gjak, pasi grupi vet i gjakut nuk i përgjigjej. Këta të fundit aspak nuk hezituan!  Ishin të vetëdijshëm se do të hasen në maltretime të veçanta, pasi edhe në spitalin e Prizrenit  ishin masat e dhunshme serbe, por kurrë nuk do të iu shkonte mendja se për arsye  të emrave që ishin do të kenë edhe një trajtim edhe më të veçantë.

Kur arritën në hyrje të spitalit, filluan edhe  legjitimimi i tyre! Ani se kishte akoma shqiptar në personelin mjekësor, ata ishin të kushtëzuar se si duhet vepruar. Në pritje aty pran lokalit ku dhurohej gjaku, kishte lëvizje të pa nevojshme të njerëzve me uniforma, jo vetëm të mantel bardhëve, por edhe të policëve e njerëzve tjerë që flisnin ne serbishte, rrallë ndonjë në turqishte! Se shqipja ishte fare e minimizuar për komunikim! Pas insistimit të vazhdueshëm,  një mantel bardhë i mori në konsideratë, kuptohet fillimisht deshi të i “legjitimojë”, me pyetje të zakonshme...

-Si e ke emrin? e pyeti njeri nga dy dhuruesit vullnetar të gjakut, mantel bardhi.

Jorgovan!-u përgjigj njëri nga ata. Mantel bardhi, shprehi habi, sapo e dëgjoi këtë emër. Mendoi se po tallet! Dhe i kërkoi një dokument për identifikim. Derisa, Jorgovani  e kërkonte në xhepat e vet  dokumentin e identifikimit, mantel bardhi iu drejtua tjetrit:

-Po ti si quhesh? –e pyeti pa e kthyer kokën nga ai tjetri, ndonëse ishin drejtuar  derës se ordinancës që të futeshin brenda bashkërisht.

Trëndafil! – u përgjigj shkurt.

Siii...!?- reagoi mantel bardhi i habitur. U ndal në derë të ordinancës dhe iu drejtua me një tonë kërcënues! Pse luani me mua? E shihni se në çfarë gjendje jemi? Ku policia e këta “shokët” (aludonte në bashkë përkrahësit e masave të dhunshme), mezi po presin të kenë një shkas për të vepruar brutalisht...! Po a mua më gjetët me më u tallë, a?! Dhe luante kokën në shenjë dëshpërimi... Kështu si  më provokoni ju , më detyroni të iu paraqes në sigurimin e spitalit...!

Jorgovani, më në fund e siguroi dokumentin e njoftimit, por mantel bardhi as që e kishte parasysh, sepse ishte shumë i habitur nga prezantimi i të dy dhuruesve të gjakut... Megjithatë, pas një komunikimi të shkurt, dhe pas verifikimit të emrave përmes dokumenteve që posedonin, u bind mantel bardhi, dhe iu mundësojë të hyjnë brenda. Sapo e mbylli derën, u ndie ma i sigurt dhe më i lehtësuar moralisht, se nuk doli i zhgënjyer me prezantimin e tyre, do të thotë dhuruesit e pa njohur  nuk e kishin cak talljen, por humanitetin e solidaritetin. Dhe, duke dashur në një formë të iu kërkoi falje dy dhuruesve të gjakut,  mendoi të i relaksoi pak, duke iu drejtuar:

Trëndafil dhe , doni të dhuroni gjak për një nënë të re që sapo ka lindur një fëmijë të gjinisë femër...

Po! - u përgjigjen të dy menjëherë, enda pa e përfunduar fjalinë mantel bardhi. Sepse, e ndiejmë si obligim human-u shprehë Jorgovani. Mandej, atë që do të dhurojmë gjak, e kem nuse të kushëririt  dhe bashkëmoshatar i yni me të cilin jemi rritur bashkërisht, një kohë edhe me një familje kemi jetuar- u shprehë Trëndafili.

Po, po! Tash iu kuptojë, ama vetëm mos thuani, se, ajo që ka nevojë për të marrën gjak, e ka emrin Lule - u shprehë mantel bardhi në formë humori dhe relaksimi.

Jo Lule, po Saksi!- reaguan të dy menjëherë sikur të ishin të përgatitur për këtë.

Ore djelmosha, tani ju vërtet luani e mua!- reagoi mantel bardhi.

Jo doktor, nuk tallemi, por e kemi me gjithë mendje- foli Jorgovani, dhe vazhdoi, Lule kanë vendosur ta emërojnë vajzën që ka lindur.

Ju lutem doktor, shikoje  regjistrin e nevojtarëve që ke aty, dhe do ta gjen emrin e Saksisë- ndërhyri Trëndafili.

Mantel bardhi, i vështroi të dy dhuruesit e gjakut, duke filluar nga koka deri në këmbë, mori frymë më thellë se zakonisht, dhe pa thënë asgjë, hapi fletoren e evidencës për ta vërtetuar emrin e Saksisë. Pasi u bind, u ngrit në këmbë, u vendos në mes të dyve duke iu rrahur supet, i urdhëroi të shtrihen në krevate që janë enkas për dhurimin e gjakut. Mandej, e ftoi kolegun e vet, që ishte në dhomën tjetër të ordinancës.

Luan, kam nevojë ndihmën tënde!- tha mantel bardhi me një volum më të ngritur të zërit. Sapo hyri mantel bardhi Luan, e mori ta përgatis Trëndafilin, sepse me Jorgovanin merrej mantel bardhi që dialogun deri tani.

Doktor Luanit ia kuptuam emrin, po juve akoma... si quheni?- iu drejtua  Jorgovani, doktorit që tanimë e kryente punën e vete profesionale.

Unë quhem Shpend, të gjithë më njohin si Doktor Shpendi!- u përgjigj mantel bardhi, ndërsa Luani është teknik medicinal, koleg dhe bashkëpunëtori im i ngushtë. Pasi iu bëri këtë sqarim dhuruesve të gjakut, doktor Shpendi vazhdoi ta njoftoi kolegun, se:

Këta janë Jorgovani e Trëndafili, dhurojnë gjak për Saksinë që ka lindur Lulen!

Ashtu!!! Nuk të kam dëgjuar kurrë kështu duke injoruar pacientët!- reagoi doktor Luani si shumë i habitur.

Jo kolegë, nuk është nder e neve që kemi dhënë betimi e Hipokritit, te tallemi me pacient, as me  dhuruesit vullnetar të gjakut... Por kjo që thash është  vërtet reale, edhe pse ka elemente injorues.  Edhe unë, sikur  ti kam menduar fillimisht, ama tani mund  ti vërteton të gjitha...!

...

(Epilogu)

Në rrethin e Sharrit(ish Dragashi), një familje tradicionale shqiptare, e  kishte(si)

trashëgim familjar emërimin me emra bimësh. Gjyshi i Jorgovanit edhe i Trëndafilit, i lindur qysh në fillim tëshekullit të kaluar, e kishte pas emrin Karafil! Saksia, përveç Lules lindi edhe  Manushaqen, etj. Në familje kishte edhe emra tjerë, si:  Luleborë, Jaseminë, Behar, Lulëzim, etj...

Kushtet e rënda ekonomike i detyruan Jorgovanin e Trëndafilin, sikurse edhe shumë shqiptar tjerë, të marrin rrugën e kurbetit. Sapo nisi lufta frontale në Kosovë, Jorgovani u kthye dhe iu bashkëngjit aradheve çlirimtare në Pashtrik, në Vërri, madje nga shkathtësitë e treguara mori gradën toger. Pas përfundimit të luftës e la uniformen dhe për një kohë punoi në disa organizata humanitare që vepronin në rajonin e Prizrenit... U detyrua ta marr serish rrugen e kurbetit, duke  u sistemua në Itali. Dhe, sapo e  kompletoi  gjithë familje me leje qëndrim të rregullt, infarkti ia shoi jetën, larg vendlindjes, larg mëmëdheut për të cilin edhe luftoi...

Edhe,  doktor Shpendi  dhe tekniku Luan, sapo u dha kushtrimi, në luftën e fundit të Kosovës iu bashkëngjit aradheve  të UÇK-së, duke iu ndihmuar të plagosurve. Ndihmuan edhe në ngritjen spitaleve të improvizuara, ku vepronin së bashku vazhdimisht në prapavijën e frontit... Në njërën nga ofensivat e ashpra të okupatorit, gjatë tërheqjes së të plagosurve tekniku- Luani u plagos  rëndë  dhe pas disa dite vdiq. Ndërsa gjatë asaj tërheqje taktike, doktor Shpendi humbi gjurmë,  emri i tij figuron(akoma) në listën e të zhdukurve. Nga personazhet e përmendur, thonë se akoma jetojnë  vetëm  Trëndafili në Austri me familje ( të krijuar më vonë) dhe  Saksia në Kosovë, gjithashtu me familjen e sajë të nisur qysh para luftës.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora