Kulturë
Luan Kalana: Të njoh moj shqiptare...
E enjte, 03.04.2014, 06:22 PM
LUAN
KALANA
TE NJOH MOJ SHQIPTARE..
Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash, nuk t'i mban zemra,
t'i lexoj në fytyre, rrudhat në ballë.
Buzëqeshja jote s'gënjen, si hëna,
skrin televizori, faqe interneti,
shoh shpirtin tënd margaritërë,
më flet zemra, si të ka bërë nëna.
Sytë e tua, dritare të çelura,
hyj e dal, s'më ndal as mbreti,
kapërxej malin me ylberin,
gjej molusqet në fund të detit.
Dal andej e mbahem në qiell,
ç'lule ke mbjellë, veç unë i di,
ngjyrën dhe aromën i mbaj në gji,
çelsin e dashurisë mbuluar me hi.
Të lexoj edhe kur fsheh fjalët,
në të mirë e për të keq,
s'jam profet, njeri i gjallë,
mos më trego, i marr me mend.
Të lexoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
edhe fisin e tët mëhallë,
mos më thuaj kush Je ?!
Edhe që nga larg,
të dalloj që je Shqiptar,
je yll që ndriçon,
a meteor që dërmon.
Edhe po të verbohem,
shpirti fytyrën s'e tret,
edhe po t'i mbyll sytë,
zemra lotët t'i këndon .