Kerko: a
Xhavit Gasa: Rrëfim për xhaxhain tim
E premte, 28.02.2014, 08:52 PM
RRËFIM PËR XHAXHAIN TIM
Nga Xhavit Gasa
Ishte viti 1978, kohë kur unë po kryeja shërbimin detyruar ushtarak në fshatin Sopot të krahinës së Zerqanit. Ato ditë kisha një dhimbje të pa ndërprerë të një dhëmballe. I mora leje komandantit të repartit dhe u nisa në këmbë drejt qytezës së vogël të shupenzës ku ndodhej e vetmja qendër dentare në këtë zonë e cila ishte mbi 2 orë larg në këmbë, sigurisht që në atë kohë ishte e vështirë të gjeje ndonjë makinë, dhe rrugëtohej në këmbë. Në klinikën dentare gjeta vetëm dentistin i cili ishte një djalë i ri rreth 25 vjeç. E përshëndeta dhe i tregova arsyen për se kisha ardhur, ai hapi regjistrin dhe më pyeti si quhesha. Sapo i thashë emrin tim, ai e uli stilografin mbi regjistër dhe më pyeti me një buzëqeshje të sinqertë, mos je nga Burgajeti i Matit, çfar e ke Xhep Gasën? Unë u habita menjëherë, dhe ja ktheva shpejt përgjigjen--po, i thashë, nga Burgajeti jam dhe Xhep Gasën e kam xhaxha. Pastaj e pyeta krejt kurreshtje, nga e njeh ti xhaxhain tim, as unë nuk e mbaj mend, sepse kam qenë shumë i vogël kur ai ka vdekur. Është e vërtetë, unë nuk e kam parë as njohur kurrë xhaxhain tuaj, më tha dentisti, dhe pas një pauze të shkurtër ai vazhdoj,--Unë jam nip i Ferat Koçit nga zona e Gollobordës. E ndërpreva në çast, sapo dëgjova këtë emër të njohur për mua,-tani të kuptova drejt, Ferat Koçi ka ndërtuar konakun e Gasajve në Burgajet, dhe im atë e mban në gojë dhe flet me respekt të madh gjithmonë.Unë jam Nazmi Koçi, nipi i Feratit, as unë nuk e mbaj mend gjyshin tim, por babai im më tregon se gjyshi jo vetëm që ka ndërtuar konakun tuaj, por me xhaxhain tuaj është bëra vëlla gjaku byrazer, dhe e ka lënë porosi që kudo të takoni Gasajt i keni vëllezër dhe ti respektoni si të tillë. Nuk e vazhduam më gjatë bisedën sepse erdhën disa klientë për vizitë te denitsti. Unë isha i pari, dhe u ula në karrike për të kontrolluar dhëmbët. Pasi i kontrolloi më dha një recetë për ilaçet e nevojshme, dhe më përcolli deri jashtë në oborrin e qendrës shëndetësore.Të lutem më tha Nazmiu, hajde sa herë të keshë nevojë, jo vetëm kur je i sëmurë, por dhe të bisedojmë si vëllezër...mer leje për disa ditë dhe të shkojmë dhe në Gollobordë.
***
Dhe
zanafilla e kësajë ishte xhaxhaj im Rexhep Gasa ose siç e thërisnin shkurt
Xhepë.Në kohën e Zogut Gasajt ishin një ndër familjet më të mëdha që jetonin të
pa ndarë rreth 40 vetë.Mereshin kryeshit me bujqësi dhe blektori, kishin dhe
një dyqan të vogël me artikuj të ndryshëm kryesisht ushqimor.Pas vdekjes së
gjyshit tim Bajram Gasa, xhaxhai im Xhepa mori drejtimin e familjes, ndërkohë u
zgjodh dhe kryeplak i Burgajetit.Gjatë luftës së dytë botërore Gasajt nuk u
rrjeshtuan në asnjë formacion politik. Te konaku i Gasajve vinin dhe
nacionalistët dhe partizanët, dera e tyre ishte e hapur për të gjithë ata që
luftonin për çlirimin e vendit.Përplasja e parë me luftën për Gasajt ishte në
dimrin e 1942-shit. Në orët e vona të natës troket në derë çeta partizane e
Dibrës e komanduar nga Haxhi Lleshi, jashtë ishte dëborë e madhe dhe erë e
fortë, ata kërkuan ndihmë për strehim dhe kishin mësuar se Xhepa ishte
kryeplak, kjo ishte arsyeja që erdhëm i thanë partizanët. Urdhëroni ju tha
Xhepa. Me partizanët ishe dhe vetë H Lleshi, do të qëndrojmë 3-4 ditë tha H
Lleshi. sa të dëshroni i tha Xhepa, dhe do të qëndroni të gjithë këtu, nuk dua
të shpërndaheni në shtëpi të tjera se ju diktojnë italianët, këtu jeni të
sigurtë në besën time. Dhe kështu u bë. Në mëngjzin e ditës së dytë, drejt
shtëpisë së Gasajve po vinin tre karabinierë, të cilët erdhën të marrestonin
Xhepën.
Ja shtërnguan prangat, Xhepa nuk foli, vetëm shtërngoj nofullat nga dhimbja.
E shikon cigaren time i tha oficeri, dhe e ndezi me çakmak. Shiko nga dritarja i tha Xhepës, varrin e ke të hapur, kur të mbaroj cigaren nëse nuk na tregon, ty të pret varri.Dhe një paketë të mbarohet, dhe 100 varre të hapësh, unë nuk kam asgjë për të thënë-tha Xhepa...Cigares po i vinte fundi, Xhepa theu heshtjen, ju e keni më të lehtë të njoftoni postkomandën e Lisit, të shkojnë të kontrollojnë shtëpinë, mua këtu më keni, tha Xhepa. Duke parë se Xhepa nuk do të fliste oficeri mori ne telefon postkomandantin e Lisit, dhe urdhëroi të kotrollonin shtëpinë e Xhep Gasës në Burgajet.Vetë komandanti i cili ishte njeri i H Lleshit, shkoj dhe kontrolloj shtëpinë e Xhepës.Përmbysën çdo gjë në shtëpi, Komandanti qëndronte pa lëvizur te një derë e vogël në fund të shkallëve, kjo derë të çonte në podrumin e shtëpisë ku ishin partizanët, dhe nuk binte fort në sy.Pasi karabinierët rapotuan se nuk ka njeri, komandanti i urdhëroi të niseshin drejt Lisit.Kur mori njoftimin oficeri italian në Burrel i tha Xhepës, shpëtove kësaj radhe, erdhe i xhveshur lakuriq, po shkon i veshur, se informatën e kishim të sigurtë që H Lleshi ka qenë në shtëpinë tuaj.Xhepën e liruan dhe shkoj në Burgajet. Atë natë Xhepa e shoqëroj çetën deri në fshatin Kurdari në një bazë tjetër.
Te konaku i Gasajve kanë bërë mbledhje dhe nacionalistët e Matit, me Bilal Kolën e Sali Llanin. Gasajt ishin shtëpi mikpritëse dhe bukdhënë. Pas luftës për arsye ekonomike dhe Gasajt u ndanë në disa familje.Në pushtein e ri të komunistëve Xhepa u zgjodh nënkryetar këshilli i frontit. Në vitin 1952 u arrestua dhe u dërgua në Peshkopi, me akuzën e bashkpunimit me bandat që vepronin në male për rrëzimin e pushtetit popullor. Disa muaj para arrestimit Xhepa dhe vëllai i tij im atë Elmaz Gasa u provokuan nga një agjent sigurimi, duke ju kërkuar ndihmë në lek dhe ushqime në emër të komandës së bandave. Dhe Xhepa dhe Elmazi i dhanë të njejtën përgjigje, nuk mundemi, se nuk kemi lekë as bukë për fëmijët tanë...
Pasi e
torturuan disa muaj, duke e lënë gjysëm të xhveshur në ujë të ftohtë dhe pa
ushqim Xhepën e liruan dhe e shpallën kulak. Të njejtën gjë bënë dhe me babën
tim Elmaz Gasën. Pastaj filloi kalvari i gjatë dhe i vështirë për këta dy
familje. Pse nuk shkuat te Haxhi Lleshi pyesnim shpesh babën tonë Elmazin, nuk
pranonte Xhepa, nuk kërkohet buka e dhënë thoshte ai. Pas rreth 7 vjetësh që
ishin shpall kulak, në Lis vjen Haxhi Lleshi, ishte Kryetar i Presidiumit të
Kuvendit popullor. Atë ditë Xhep Gasa tashmë i plakur para kohe dhe i thyer nga
hallet, ndodhej në Lis, dhe po qëndronte i vetëm në një cep rruge. Haxhi Lleshi
e pa, e njohu dhe ju drejtua duke i thirr, si je Xhep Gasa dhi zgjati dorën Mos
ma prek dorën i tha Xhepa, jam i sëmurë me sëmundje gjitëse dhe kam frikë se të
infektoj. Jo i tha Haxhiu se nuk më gjen
gjë mua. Xhepa i zgjati kutinë e duhanit, ndize pra një cigare. A ke duhan të
fortë siç e ke pas, apo e ke ndryshuar, pyeti Haxhiu. Unë një lloj duhani mbjell gjithmonë, veç ne
pastë ndryshuar toka- ju përgjigj Xhepa.Haxhiu e kuptoj që diçka kishte ndodhur
me Xhepën, e përshëndeti dhe u largua. Kur u
Pas disa muajsh Haxhi Lleshi dërgon një letër frontit të rrehtit Mat dhe ju sugjeron që të rehabilitohet Xhep Gasa. Kjo u bë realitet pas disa muajsh me vonesë. Pas pak vitesh Xhepa vdiq para kohe.Nuk e mposhti mosha, e mposhtën vujatjet.Ai provoj prangat e fashizmit dhe të komunizmit. Kalvari i luftës së kalasave vazhdoi, emri kulak na qëndroj peshë e rëndë mbi shpatulla, mur ndarës nga dëshira për tu shkolluar, dhe realizuar ëndrat për die e përparim, deri kur u shemb diktatura. Haxhi Lleshi vinte shpesh në Burgajet, në kodrën e sarajeve të Zogut, por derën e Gasajve nuk e shkeli kurrë, megjithëse se në atë derë kishte shkelur në kohë të vështira.Kur erdhi koha e pushtetit të tij, e harroi atë kohë të vështirë.
***