E hene, 29.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Shukrije Bunjaku - Mani: Demir Krasniqi, në 40-Vjetorin e krijimtarisë muzikore

E diele, 01.06.2008, 08:18 PM


Demir KRASNIQI, në 40-Vjetorin e krijimtarisë muzikore

 

KËNGË TË JUBILEVE TË MËDHA

                        

HISTORISË TONË KOMBËTARE

Nga Shukrije Bunjaku - Mani

Biografia e Demir Krasniqit

Dermir Krasniqi u lind më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës, në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Punoi  mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë. Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të komponuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor, është autor i mbi 2000 këngëve dhe valleve origjinale dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.

Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Ka mbaruar Universitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe të Universitetin e Gazetarisë Kanadeze. Punon dhe jeton në Gjilan.

Arsimtar i kulturës muzikore, ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme, por është marrë edhe me gazetari në radio e televizion. Është i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos në Anamoravë si rapsod edhe interpret i muzikës popullore, krijues i këngëve në frymën e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirës popullore. Demir Krasniqi me veprimtarinë e vet do të zërë vendin e merituar në Monografinë e Gallapit që po përgatitet.

Është pjesëmarrës i dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, publikues i shumë disqeve të gramafonit dhe i mbi 70 albumeve të këngëve dhe muzikës popullore shqiptare. Deri më tash i ka botuar këto vepra:

VEPRAT E BOTUARA TË DEMIR KRASNIQIT

 

            Demir KRASNIQI, përveç publikimit të qindra albumeve muzikore, deri më tani, ka botuar këto vepra:

  1. ”Mallëngjime e oshtima”- Prishtinë, 1993.
  2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”, monografi – Prishtinë,1995.
  3. “Gjakon Kosova”- Gjilan, 1998.
  4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002.
  5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002.
  6. “Këngë krismash lirie I”- Gjilan, 2003.
  7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003.
  8. “Familja Kurti nga Tugjeci, monografi-Prishtinë, 2004.
  9. “Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005.
  10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005.
  11. “Liman Shahiqi- trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005.
  12. “Kroi i këngës”-Gjilan, 2006.
  13. “Qamili i Vogël – këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006 dhe
  14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008.

 

Të gatshme për shtyp e ka edhe librin e 15-të, me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilën janë përfshirë gjithsej:1216 këngë, kryesisht të kënduara nga bota femërore e Malësisë së Gollakut, me tematikë dasmore.

 

 

1.KUSHTRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT

/Me rastin e 540-Vjetorit të vdekjes/

 

Fryn murrlani me stuhi,

Qielli ç’ bubullinte;

Nën flamurin kuqezi,

Çetës po i printe.

            Refreni:

            Hej, trim, o Skënderbe,

            O, krenari shqiptar-e,

            Për t’ çliru’ Atdhe’n –

            Luftë ke nisë ma i par-e!

 

Si rrufe u hap kushtrimi,

Kudo ndër shqiptarë-e –

S’ durojmë prangat e robërimit,

Për pa vdekë ma parë-e!

            Refreni:

            Hej, trim, o Skënderbe...etj.

 

Dyzet trima si shqiponja ,

Kaluar shpatit shkonin;

Bashkë me trimin Skënderbe –

Turkun ta luftonin!

            Refreni:

            Hej, trim, o Skënderbe...etj.

 

(Recitativi):

Vasha:- Ku jeni nisë, o trima?

Burrat:- Vendin ta çlirojmë!

Vasha:- Qe besa edhe unë do të vijë,

            Se ma kështu s’ mund të durojmë!

 

Të gjithë së bashku:

T’ japim fjalën t’ gjithë sa jemi,

Trim, o Skënderbe,

Për liri dhe për Atdhe,

Vdesim si me le!

            Refreni:

            Hej, trim, o Skënderbe...etj.

 

Këtë këngë e thuri dhe kompozoi Zekeria ÇARKAXHIU. Për herë të parë publikisht e këndoi dhe incizoi Demir KRASNIQI, më 1968, me rastin e 500-Vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – SKËNDERBEU.

Ribotohet dhe ri incizohet me rastin e 540-Vjetorit të vdekjes së heroit.

 

 

1.LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

/Me rastin e 130-Vjetorit të saj/

 

Në Prizren, burrat e dheut,

Gjithë nipat e Skënderbeut,

Vunë detyrat para veti,

Që u dridh mali e deti!...

Të mundohen me shpirt ndër dhëmbë,

Të robëruarit të çohen n’ kambë,

Që njëherë e përgjithmonë,

Ta shoh dritën populli jonë!

Mos t’ sundojë cari, as krajli,

Të lulëzojë fusha dhe mali,

Të mos shkelë këtu këmbë barbari –

Ta shohë dritën dhe shqiptari!

Kështu nga zemra e Shqipërisë,

Dhe nga kreshtat e Malësisë,

Doli zëri nga mileti –

Që u trondit n’ Stamboll dhe mbreti!

 

Nga Kosova e Kalabria,

Si nga jugu e Çamëria,

Si nga veriu e Gegëria,

Ulqini, Plava e Gucia...

Vijnë shqiptarë nga t’ gjitha treva –

Kumanova e Presheva,

Shkupi, Struga e Manastiri,

Duan bashkim n’ këtë trung Iliri!

Të mos ndajmë as fis, as fe,

Për një komb, për një Atdhe!

Të bashkuar të fortë si gurë –

Nën një shtet, nën një flamur!

Në Prizren, atë Dhjetë Qershori –

Lidhja jonë, jehonë mori!

U lidh besa ndër shqiptarë –

S’ duam sulltanë, as pashallarë!

 

Abdyl Frashëri, po na thërret –

T’ rrokim armët dhe këtë vjet,

Si shqiptarët që e kanë adet,

Të luftojnë për vend të vet!

Në Kosovë e Dukagjin,

Zija Prishtina, po na prinë,

Krahët në qiell shqipja i shtrinë,

Se këto male e duan lirinë!

Mic Sokoli n’ Kaçanik –

Me shumë trima si kreshnikë,

Ushtrisë turke i duel në pritë,

Me u marrë fytyrën, me i koritë!

Vreton, Vason e Sulejmanin,

Therë në sytë i kish Sulltani!

Sami Beu edhe Naimi –

Si luaj me zemër trimi!

 

Iliaz pashën nga Radika –

Nuk e tremb pushka , as thika,

Luftoi n’ shkrepat që i pat Dibra,

Emri i tij, mbet në shumë libra...

Sot, këto libra i shfletojmë,

Me shumë ëndje i lexojmë,

Rilindësit i kujtojmë,

Këngë e vjersha iu kushtojmë!

I kujtojmë me krenari,

Që kanë hy në histori,

Që kanë ra n’ altar t’ lirisë,

Kanë rritë famën gjithë Shqipërisë!

Vepra e tyre, për Atdhe,

U hap në botë, si rrufe,

I dha dritën vegjëlisë,

Tregoj rrugën e lirisë!

 

Autor i tekstit të kësaj kënge është Zenel GASHI, kurse muzikën e kompozoi Demir KRASNIQI. Kjo këngë është incizua në Radio Prishtinë, më 1978, me rastin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Tani, është ribotua dhe riincizua me rastin e 130-Vjetorit, po nga koautori: Demir KRASNIQI.
 

1.KURRË NUK SHUHET MANASTIRI

/Me rastin e 100-Vjetorit të Kongresit të Alfabetit/

 

Me ngrohtësinë e kraharorit,

Me zemër të gjerë sa deti;

Po i këndoj 100- Vjetorit,

Që kur lindi Alfabeti!

 

Lëshoi kushtrimin Manastiri,

Për gjithë bijtë e shqiptarisë –

Gjithë kah jemi n’ këtë trung Iliri ,

T’ ia ndërrojmë faqet historisë!

            Refreni:

            Për pa u shua rrezet e diellit,

            Për pa i mbulua oxhaqet hiri,

            Për pa u shua yjet e qiellit –

            Kurrë nuk shuhet Manastiri!

 

Prijatarët mendjelartë,

Stërnipat e Skënderbeut,

Nga mëmëdheu dhe në mërgatë –

T’ gjithë u vunë n’ shërbim t’ Atdheut!

 

Në këtë qendër të Vilajetit,

Në këtë djep, ku u lind “Bashkimi”,

Me Kongresin e Alfabetit –

N’ gjuhën shqipe filloi shkrimi.

Me bekimin e unitetit –

U lidh besa, u dha betimi!

            Refreni:

            Për pa u shua rrezet e diellit,

            Për pa i mbulua oxhaqet hiri,

            Për pa u shua yjet e qiellit –

Kurrë nuk shuhet Manastiri!

 

Gjilan, më 28 Prill 2008.

***** Autor i tekstit dhe i melodisë së kësaj kënge është Demir KRASNIQI, i cili edhe është i ftuar që ta përfaqësojë Kosovën, në Manifestimin qendror në Manastir, prej datës 14-22 Nëntor 2008.

 

 

1. KOSOVA – NUSE ME KURORË

/Me rastin e shpalljes së Pavarësisë/–

 

O, boll kem pritë, qe dymijë vjet –

O, herë ndër krajla, herë ndër mbret!...

T’ jem të lirë e t’ kemi shtet –

Vendin tonë, ta sundojmë vetë!

            Oj, Kosovë, me fat t’ qoftë shteti,

            Pavarësia, sovraniteti!

            Oj, Kosovë – kala prej guri,

            Me fat t’ qoftë himni e flamuri!

 

O, moj Kosovë, të puthsha n’ sy,

O, shumë e gjaku është derdhë për Ty!

Derdhën gjakun shumë dëshmorë –

Të bënë nuse me kurorë!

            Rrofsh Kosovë, demokratike –

            Krah për krah me shtetet mike!

            N’ Aleancën Atlantike –

            E ke forcën titanike!

 

***** Këtë këngë e thuri, e kompozoi dhe interpretoi Demir KRASNIQI, në manifestimin solemn, me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin e Gjilanit, më 17 Shkurt 2008.

 

5. RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE

 

Jehuan malet kosovare-

Rroftë Ushtria Çlirimtare!

Që lufton me trimëri

Për Kosovë e për liri!

 

Bij e bija shqiptare –

Jemë Ushtria Çlirimtare!

Do t’ luftojmë kundër robërisë –

Trasojmë rrugën Pavarësisë!

 

Çlirimtarët e Kosovës,

Po i tregojnë të gjithë Evropës –

Nuk na trembë thika e Kasapit,

T’ ardhacakëve prej Karpatit!

 

Se Ushtrinë tonë Çlirimtare,

S’e frikësojnë tanket barbare !

S’e trembë gjuha e zhurmaxhinjve,

Me fjalorë të arixhinjve!

Para, djem, si Kastrioti –

Për Atdhe, ju ndihmon Zoti!

Para, trima shqiptarë –

Ju përkrahë gjithë bota mbarë!

 

Para, trima të Galicës –

Ndiq armikun prej Drenicës!

Para, djem – vëllezërit e Shotës –

Ndiq zaptuesit prej Kosovës!

 

Jehuan këngët shqiptare –

Rrnoftë Ushtria Çlirimtare!

Na i zgjidhë prangat e robërisë –

Na i sjell rrezet e lirisë!

 

***** Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e thuri dhe interpretoi autori: Demir KRASNIQI, në Gjilan, më 07.03.1998.

Është kënga e parë kushtuar U. Ç. K-së, që është botuar me tekst dhe notizim, në të përditshmen kosovare “GAZETA E RE SHQIPTARE”, në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

 

 

1.RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT

 

Gjimnazist – Rafeti, ishte nip Berishe,

N’ rrethin e Dardanës, shpërndante afishe!

Seç i bënte thirrje popullit dhe rinisë –

Të zgjohej nga gjumi – kundër robërisë!

 

N’ Armatë Jugosllave, shkoi ta kryej shërbimin –

Në çdo hap mbi kokë e kishte Sigurimin!

Presion, tortura i bënin gjithë fare –

Veç,  pse ishte biri i Nënës Shqiptare!

 

Korbat grabitqarë – shtegtarë ardhacakë,

Në gjah mbi shqiptarët , erdhën në Gollak!

Gjakpirësit symëdhenj, me ata sqepa bufi –

Jo, s’ mund t’ i duronte, trimi Rafet Isufi!

 

-Po më thërret Atdheu, se ka ardhur dita,

Po m’ thërret UÇK-ja, po më pret “Elita”,

Se para Flamurit, unë kam dhënë betim –

T’ i furnizoj shokët, me armë e ushqim!

 

-Do t’ i kaloj malet, do t’ i kaloj gurrat,

Do të dal n’ mejdane, ku vdiset si burrat!

Nisej nga Presheva, trimi i Gjyrishecit,

Ngjitej kah Krileva – n’ male të Marecit!

 

Por dhe babë Hamdiu, ishte burrë i burrit,

Pushkën e babait, shkoi e nxor prej murit:

“Merre, ia pafsh hairin, biri im Rafet –

Këtë pushkë, gjysh Idrizi, ta la amanet!”

 

Me urata zemre e përcolli nëna:

“Biro, t’u bëftë top, Ty, “pushka me dy zëra”!

-Lufto , si Nuhiu edhe Kadri Zeka,

Nipat e Berishës, nuk i trembë as vdekja!”

 

Nga dora e barbarit – plumbat e tradhtisë,

Mbi gjoks t’ çlirimtarit, ranë n’ oborr t’ shtëpisë!

Ra me pushkë në dorë dhe hyri n’ PËRJETËSI,

Me emrin DËSHMOR– jeton në PAVDEKËSI!

 

 

PAVARËSIA E   MBIKQYRUR

 

Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar–

Ti,  hesht  dhe mos thuaj se je shqiptar!

 

Nëse UNMIKU, ta shtron  sofrën  me bar–

Ti, haje dhe thuaj “Unë jam kosovar!”

 

Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –

Ti, përkulu dhe thuaj “Unë jam minoritet!”

 

Nëse UNMIKU,    imponon  flamur kosovar–

Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!

 

Nëse UNMIKU,    imponon  ndonjë himn pa krip–

Ti, luaj me instrument, veç  mos  këndo shqip!

 

Nëse UNMIKU,  ta heq nga shtiza shqiponjën –

Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën!

 

Nëse UNMIKU,  të jep ngjyra pa kufi–

Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!

 

Nëse UNMIKU, t’i mbushë xhepat me flori–

Ti, nuk guxon të shkruash histori!

 

Nëse UNMIKU, të  qet në  staf ma të  parin–

Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!

 

Nëse UNMIKU,  t’i  imponon  festat ndërkombëtare–

Ti, nuk guxon t’ i festosh festat kombëtare!

 

Nëse UNMIKU,  të pranon në Internacionale–

Ti, nuk guxon t’ këndosh këngë  nacionale!

 

Nëse UNMIKU, ta  zgjidh  ndonjë çare–

Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!

 

Nëse UNMIKU, sjell këngë    mbarë globit–

Ti, nuk guxon t’ këndosh për heronjtë e kombit!

 

Nëse  s’ do UNMIKU,   n’ Pavarësi  për  t’ prekur–

Ti, ha si i gjallë, edhe rri si i mekur ose i vdekur!

 

Gjilan, më 21 Maj 2008.          



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora