E diele, 28.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kombi shqiptar grindet me fatin e tij

E merkure, 28.05.2008, 10:00 PM


Kombi shqiptar grindet me fatin e tij       
 
Nga Gjon KEKA

Rrënojat e pandreqshme të kombit tonë shqiptarë në përgjithësi, dhe problemi i identitetit tonë si duket është bërë një barrë e lehtë për të jetuar me dy faqe në fjalë, për çdo shqiptar që mendon si kokë turk apo sllavi. Ky sindrom dhe vesë është pjesë e moszhivillimit të kombit shqiptarë në mënyrë të shëndetshme. Pikërisht këto pengesa historike janë një tra i madh në sy të kombit tonë, këtë tra duhen hequr sa më parë sepse pikërisht sot në shekullin XXI kemi probleme qoftë të brendshme, ashtu që institucione të mos ecin në procesin e kënaqshëm dhe që rrugët i të mos ngatërrohen gjatë vizionit të së ardhmes së këtij kombi drejt integrimit në familjen europiane. Ky komb që ka mbet në qorrsokak të historisë dhe identitetit të vet duhet ringjallur duhet nxjerrë nga balat ku është zhytur që para shumë shekujve, pa një pastrim total të qenies së kombit tonë dhe pa një hulumtim të mirëfilltë të rrënjëve tona të lashta të identitetit tonë shpirtëror, kulturor, social-ekonomik etj, kështu nuk do mund të ketë mbarësi dhe të ardhme kombi ynë shqiptar. Kombi ynë shqiptarë është bërë si një orë e vjetër me ingranazh të ndërlikuar një pjesë çrregullon ndërveprimtarinë e të tjerëve dhe kështu del jashtë sistemit çdo rrjedhë e historisë që kërkon zhvillim dhe pjekuri qoftë kulturore, sociale-ekonomike dhe ecje në zhvillimet e kohës kështu nuk shkon nuk jetohet si shtet me qejfe por si shtet me traditë dhe pjekuri me një identitet të mirëfilltë shpirtëror e kulturor dhe demokratik e qytetërues. Tani në këtë shekull të ecjes dinamike po shohim se kombi ynë duke mos gjetur arsyen e pastër dhe identitetin e tij grindet me fatin e tij duke kërkuar ndryshime të historisë duke kërkuar orientime të padobishme dhe satanike dhe duke kërkuar që me dy lug të haj në të njëjtën tryezë e që në fakt nuk është e mundur sepse të tjerët nuk jetojnë si ne por ne jetojmë si të tjerët, ky është imitim i sëmundjes dhe mospasjes identitet dhe personalitet qoftë kulturor, social, ekonomik, politik, demokratik etj. Ju keni dëgjuar se është thënë më herët se vendet e errëta të tokës janë plotë me strofka dhune dhe pikërisht ata që nuk gjejnë vend brenda vetes së tyre kërkojnë që me dhunë të realizojnë vetveten e kjo është akulturalizëm dhe aksident identiteti dhe fatalitet i sëmundjes së kohës që po prodhon dhunën siç janë vendet e lindjes që nuk zënë vend brenda tyre por kërkojnë që në emër të një iluzion të vrasin e ardhmërinë e botës. Megjithëkëtë sot jetojmë në një kohë kur më së shumë duhet aktivizuar forca e vullnetit të mirë dhe ecja me dinamikën e kohës së dhënë , pikërisht këto forca të thella të ndërveprimit në historinë e kombit tonë bënë shumë dhe mund të bëjnë më shumë në qoftë se veprojnë drejtë dhe me arsye, siç është rasti me Kosovën e cila ka vuajtur dhe po vuan nga mosdija e institucioneve shtetërore për ta menaxhuar dhe orientuar popullin dhe vetveten drejt një të ardhme me identitet dhe progres në të gjitha fushat. Identiteti i institucioneve të Kosovës nuk kërkohet ne korrupsion, por në brendësi të kulturës së tyre dhe rrënjës së historisë dhe traditës kristiane që ka mbizotëruar në Evropë e Ballkan si zemër e Evropës, gjithashtu liderët e shtetit të Kosovës nuk duhet të jetojnë duke mësuar demokracinë dhe duke palikuar “cezarizmin demokratik” dhe gënjeshtrat me fasad orientale. Gjithashtu po shihet haptas se liderët aktual që po menaxhojnë me institucionet e Kosovës kanë krijuar shumë iluzione dhe ide që me një fjalë mund të quhen “ide napoleoniane” apo të parealizueshme dhe mjaftë armiqësore ndaj vetvetes dhe populli që nuk po gjenë besimin dhe arsyen që ta kuptoj se pa hulumtim te brendësisë së vetvetes dhe identitetit të tyre nuk mund të ecin punët mbarë në asnjë aspekt dhe institucion të shtetit të Kosovës. Pra, mendoni në Kosovë aplikohet metoda e luftës për karrige apo pushtet e jo e luftës kundër të këqijave brenda vetes së tyre dhe afrimit të dijes brenda institucioneve shtetërore, dhe ashtu duhet të fillojë ecjen drejt zhvillimeve të gjithmbarshme shteti i Kosovës, i cili në shikim të parë dhe në funksion në brendësi tregon se është ende fëmijë dhe pa eksperiencë e traditë shtetërore e demokratike. Ja kjo është metoda e të fryrit të gjelit në pleh e cila është përmend nga njerëz të mëdhenj dhe ekziston edhe sot si p.sh, Çohu ti të, ulem unë, unë kam bërë luftë për këtë, mua më takon kjo ajo karrige etj, e nuk mendohet me arsye që të tjerët të vlerësojnë vendin që të takon e jo atë që t’i dëshiron ta marrësh në padije. Dhe krejt në fund armiku kryesor i të gjithë kombeve është mosdija , nacionalizmi dhe egoizmi këto ë bëjnë humnerë vendin dhe sjellin moszhvillim dhe egocentrizëm dhe prapambeturi. Gjithashtu në Kosovë ekziston edhe “politika e bakshisheve “ku me anë të mosdijes dhurohet posti në institucione, pastaj korrupsioni, kontrabanda dhe elemente të tjera që me një fjalë quhen politikë e fëlliqur dhe sindorm vdekjeprurës i shtetit të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora