Mendime
Skënder Kapiti: Antipatriotizmi është antiintegrim
E enjte, 02.01.2014, 05:33 PM
ANTIPATRIOTIZMI ËSHTË DHE ANTIINTEGRIM
Nga Skënder S. Kapiti, Durrës
Që në fillim them se politika shqiptare është sot, dhe kur them sot kam parasysh një të sotme të gjatë relativisht kohore, një politikë tradhtare dhe kundërpatriotike, pasi patriotizmi është goditur rëndë sepse shteti dhe shoqëria janë keqqeverisur nga korrupsioni, amoraliteti politik, papërgjegjshmëria dhe për pasojë janë cënuar rëndë vlera të tilla si: siguria, puna, prona, pasuria, sundimi i ligjit etj. Duke krijuar kështu emocione dëshpërimi, zhgënjimi e të pakëndëshme si mjerim,vuajtje, stresim, papunësi dhe privim politik nga e drejta politike për të marrë poste e detyra administrative e civile të njerëzve me edukim humanist, moral, shpirtëror, profesional e sidomos patriotik.
Kjo politikë ka krijuar si realitet ku ligji dhe e drejta shkojnë dhe i imponohen dhe i nënshtrohen politikës dhe qeverisjes së njëanshme, ku postet dhe e drejta, zgjedhja dhe përzgjedhja korruptohen dhe blihen, dhe ku populli mashtrohet, braktiset dhe manipulohet. Jemi të tejngopur tashmë me retorika bajate për demokracinë, lirinë, ligjin, drejtësinë, mirëqënien, integrimin, patriotizmin, ndryshimin etj, etj. Praktika dhe realiteti kanë tregur vetëm atë ,se ato që citova më lart vetëm sa kanë dështuar në realitetin shqiptar. Është e vërtetë se janë bërë dryshime, po më shumë janë bërë ndyshime për në të keq se sa për në të mirë, dhe, edhe ato ndryshime që i kemi për të mirë janë bërë me shumë e tepër dhimbje e trauma të panevojshme mbi kurriz të popullit.
Dështimit patriotik dhe ndryshimeve për në të keq të shoqërisë sonë e kanë burimin nga aftësia jonë si popull për të përzgjedhur keq drejtuesit dhe elitën politike të tij, dhe kemi si meritë si shoqëri të përjashtojmë po dhe të ndëshkojmë e dëbojmë dhe nga Shqipëria elitën patriotike së pari dhe të tjerat si atë ideatore, profesionale, intelektuale kontributin, talentin, modestinë, moralin dhe maturinë e tolerancën. Është goditje e rëndë kundër patriotizmit, sovranitetit, dhe ndjesisë kombëtare kur i veshim me autoritet, prestigj e pushtet njerëz pa vlerë njerëzore, morale, shpirtërore, plus këtyre sikur janë pak po t’ju shtojmë dhe të tjera që në pushtet dhe në drejtim të punëve të shtetit dhe shoqërisë vijnë ose u besojmë në ato vënde njerëzve me nivel të ulët trashëgimie dhe madje dhe pa trashëgimi fare patriotike, kulturore dhe pasurore dhe të atyre që nuk kanë konceptin dhe rëndësinë e pronës si problemin më të madh të shoqërisë, po kanë vetëm aftesinë për të vjedhur e grabitur ato që nuk u përkasin atyre.
Patriotizmi sot nuk është retorikë dhe fjalë bombastike për të, pasi moderniteti i sotëm si një globalizëm gjithpërfshirës e ka bërë botën dhe më të vështirë e më të ndërlikuar dhe kërkon dije, aftësi, kompetencë e konkurencë po dhe sidomos dhe largëpamësi, vizion dhe talent lidershipi. Patriotizmi ashtu si dhe moderniteti i kësaj bote dhe sistemi vazhdojnë të kërcënohen nga kulti apo shenjti i paaftësisë dhe injorancës që keqqeverisin, që çojnë në korruptimin e sistemit, në kërcënimin e sovranitetit kombëtar dhe rrënimin e shtetit që si shëmbull konkret është tranzicioni në Shqipëri, ku ligji, liria dhe shpresa janë sfiduar deri më sot nga pandershmëria,papërgjegjegjshmëria e politikës së keqe që e ka përdorur shtetin dhe shoqërinë si mjete për të rrëmbyer pushtet e pasuri.
Mirëpo funksionet politike, si detyrat dhe përgjegjësitëe mësojnë popullin që të rrisë aftësinë për të gjykuar dhe të zhvillojë kapacitetin mendor dhe moral, që çon në ndryshmin e mendimin dhe inspirojnë për reagim në përputhje me provat që veteton realiteti, në funksion të ndryshimit, përmirësimit po dhe të ndëshkimit të të këqijave dhe të këqinjve publikë e kombëtarë që bëjnë dëm moral, shpirtëror, ekonomik, politik, kombëtar etj. Pavarësisht se kemi institucione të mira si godina e ligje por materiali njerëzor shqiptar është i dërrmuar nga papërgjegjshmëria, pashpirtësia, amoraliteti i politikës dhe politikanëve të tij, dërmuar nga rrethanat që një person apo disa dhe politika rreth tij apo rreth disave i kanë shkaktuar popullit shumë fatkeqësi.
Pushteti, çuditërisht në Shqipëri ka rënë gjithmonë pothuajse
në duart e të aftëve për trauma, trazira sociale, përçarje, konflikte, për marrëzi
e rrënim , po që dhe të atyre që janë të shkathët e dinakë për të fituar
autoritet e për të rrëmbyer pushtet edhe madje edhe kur bëjnë tradhëtinë. Dhe
si pasojë nga ky realitet derivojnë dhe pasoja të tjera si varfëria, prej së cilës
shumica e shqiptarëve presin të holla nga të afërmit e tyre emigrant,një pjesë e
qytetarëve nuk kanë mundësi as të festojnë Vitin e Ri p.sh. Ka madje jo vetëm
pensionistë po dhe intelektualë në gjëndje mjerane që nuk ju
Dhe dihet se sa i rëndë është mjerimi dhe varfëria dhe rrezikun që mbart ai dhe papunësia për sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar dhe që politika as nuk do t’ia dijë për to. Një politikë antipatriotike dhe kunderkombëtare nuk mundet që dhe të punojë e të realizojë as integrimin europian të Shqipërisë, dhe nuk kemi përse të akuzojmë fare BE-në për refuzimin e 4 herë radhazi të statusit kandidat për Shqipërinë. Ne me të drejtë për të kaluarën e akuzojmë komunizmin që na izoloi nga perëndimi, po tani prej 23 vitesh kush është shkaku që Europa na izolon. Faji përsëri edhe tani jemi vetë ne.
Europa e Bashkuar është një organizëm ku çdo pjestar i saj ka kapacitetet,meritën, risinë, kontributin dhe specifikën e vet në BE. Kjo do të thotë që dhe ne së pari duhet që të konsolidojmë specifikën tonë që është konsolidimi patriotik e kombëtar,integrimin e brëndshëm politik, social dhe ekonomik, të konsolidojmë individualitetin dhe personalitetin tonë kombëtar krahas realizimit të standarteve civile, juridike dhe të atyre modern demokratike shtetformuese në mënyrë që të antarësohemi me dinjitet dhe me mertë s i barabartë mes të barabartëve dhe jo si ndonjë Vilajet apo Prefekturë periferike dhe e parëndësishme ku sundon korrupsioni, varfëria e moszbatmi i ligjit dhe drejtësisë.
Populli ynë është populli më pro integrimit dhe më pro Europë dhe ky pro europianizim i yni buron nga fakti jo se e duam Europën aq shumë, por se integrimin ne e shohim si një “çlirimtar” ose shpëtim më së shumti prej atyre dështimeve të vazhdueshme të politikës sonë, për të shpëtuar nga varfëria, për të siguruar punën, sigurinë dhe mbijetesën, për të shpëtuar nga situatat e papritura dhe të paparashikueshme e të pakëndshme dhe prej pakënaqësive e fatkeqësive që krijohen në vëndin tonë.
Është diçka tipike si specifikë e jona dhe fakti se çuditërisht ata që kanë dhënë më së shumti dhe shqiptarët më patriotë janë vrarë ose dëbuar nga pushtuesi i huaj po dhe më së shumti nga tradhtia dhe nga përndjekja politike e atyre që kanë qeverisur me pushtetin. Këtë fat kanë pësuar pothuajse të gjithë krerët e kryengritjeve që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë, nacionalistët dhe patriotët e pas Pavarësisë, nacionalistët dhe patriotët që kundërshtuan komunizmin, luftëtarët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë që rezistuan dhe punuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga kolonizatori 100 vjeçar serb, dhe po kështu çuditërisht dhe pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri po dhe pas çlirimit të Kosovës shikohet një farë kujdesi që të përjashtohen ose të izolohen e t’u pamundësohet karriera politike, ajo e pushtetit e madje dhe karriera intelektuale e profesionale njerëzve patriotë, të ndershëm, të përgjegjshëm, të moralshëm, të zotë dhe të përkushtuar për kombin, përparimin demokratik, progresin edhe integrimin e dy shteteve tona.
Dhe këto janë shkurtimisht dhe ato që kërcënojnë dhe godasin dhe ulin ndjenjën e patriotizmit tek ne dhe që shkaktare për këtë është politika e papërgjegjshme dhe kundërkombëtare e jona. Europa nuk mashtrohet nga politka e thirrjeve retorike pro perëndimit dhe hipokriza e politikanëve tanë por ajo kërkon gjërat konkrete, dhe konkrete është që shtetet dhe shoqëritë që kërkojnë anëtarësim të konsolidohen civilizisht, dhe konsolidimit civil i paraprin ligji dhe sundimi i tij sepse ligji e krijon shoqërinë po dhe e ruan atë, kërkon që populli dhe shteti që të anëtarësohet në BE duhet që të konsolidohet dhe patriotikisht që do të thotë që gjithë institucioni dhe struktura individuale dhe sociale e shtetërore ta duan atdheun dhe popullin e vet së pari, duhet që të punojmë për rritjen e mirëqënies, arsimimit, kulturimit, shëndetit, përgjegjësimit dhe detyrimit reciprok mes qytetarëve për njëri tjetrin dhe mes qytetarëvë dhe shoqërisë e shtetit nga ana tjetër, pra me një fjalë para se të kërkojmë integrim në BE duhet të integrohemi patriotikisht, demokratikisht, civilizisht, politikisht, ekonomikisht, kulturalisht etj, brënda shoqërisë dhe shtetit tonë në mënyrë që të jemi të pranueshëm dhe potencialisht konkurues të denjë si anëtarë të BE - së.