E diele, 13.06.2021, 06:14 PM (GMT+1)

Lajme

Bedri Blloshmi: Z. Kryeministër, mos luani me dhimbjen tonë

E diele, 01.12.2013, 09:56 PM


Deklaratë

Zoti.Kryeminstër!

Të tronditur pa masë kur mësuam se ishte vendosur në protokollin e ditës së shtunë emri i diktatorit, aq më keq shoqëruar me fotografi.

Unë ju drejtohem Ju,  personalisht si Kryeministër: Mos luani me ndjenjat dhe dhimbjen tonë të përgjakur dhe kurrë të shërueshme.

Disa herë kemi kërkuar, si në media televizive po ashtu dhe të shkruar që të dënohet ai përbindësh që krijoj lumenj gjaku me Shqipëtarët ,po ashtu ti hiqen dhe dekoratat. Partia Debatikase, për 8 vjet rrjesht jo që se përmëndi fare këtë mostër, por na u kundërvu ne, duke forcuar luftën e klasave, duke na detyruar e lënë në mjerim deri në vetëflijim.

Ju në program të partisë suaj, në draftin që keni hatuar për të burgosurit politik keni shkuar se do të dënoni figurën e dikatatorit. Ju duhet ta kërkoni me forcë dhe ta zbatoni Rezoluten e KE për dënimin e krimeve të fatkeqit komunizëm. Parlamenti i shkuar e ratifikoj si Rezolutë dhe e fshehu në sirtarët e krimit për të mos e gjetur kurrë më.

Në emër të atdhetarëve shqiptarë, në emër të të rënëve për Shqipërine e copëtuar, e gjakosur nga komunizmi, në emër të nënave shamizeza, në emër të çupave që se përdorën djepin kurrë, në emër të lotëve të derdhura vazhdimisht, në emër të të zhdukurve, të varreve të hapura, në emër të dhumbjes së përjetshme, të plagëve të pashërueshme bëj atë që duhet bërë.

Dënoje atë përbindësh dhe do të mbetesh në histori në jetë të jetëve, duke qënë i bundur se do prishesh përfundimisht me paraardhësin tënd Sali Berisha.

Ju faleminderit

Drejtori i Përgjithshëm

Bedri Blloshmi



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora