Mendime
Selim Nëngurra: Lakejt e shërbimeve sekrete dhe vehabizmi
E marte, 29.10.2013, 09:20 PM
LAKEJT E SHERBIMEVE SEKRETE TË PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË DHE TË VAHABIZMIT ISLAMIK
Nga Selim M. Nengurra
Këto ditë
kur bota po dridhet nga dalja per fushë e pergjimeve të sherbimit sekret
amerikan në shtete të tjera, mes tyne dhe shteteve mike, partnerve ekonomik e
politik si dhe miqve lider të këtyne shteteve. Se pergjimet
Pra
jetojmë kohen e arritjeve aq të medha teknologjike sa njerzit pergjohen edhe
nga distanca e jo ma të mos arrihet kjo në nji vend të vogël si Kosova ku
tradicionalisht gjithmonë ka pas dhe ka shpiun mjeran që per nji fitim banal
personal kan shpiunu e do shpiunojnë edhe babën e vetë.
Neve mas
Luftës së Dytë Botnore dhe mbetjes së Kosovës nen okupimin Jugosllav permes
shpiunve banal kemi arrit ti sherbejm pushtuesit e pushtetit pushtues dhe kështu
kemi marr pjesë në eliminime, likuidime, linçime, torturime, të njerzve ma
eminent që angazhoheshin per liri, per mvetësi, per perparim e bashkim të kombit
shqiptarë në Siujdhesën Ilirike ose Europën Juglindore sikur e quejn disa. Du të
flasë vetem per këte periudhë, pra per kohën nga 1940- 2013. Pasi pushtohet
mbretnia artificiale e serbve-kroatve-sllovenve nga ushtria fashiste e Hitlerit
çka nenkupton edhe e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në atë kohë, shqiptarët
shfrytzuen rastin dhe filluen organizimin në organizma politik e ushtarak per
tu shkëput njihere e mirë nga sundimi e pushtimi sllav. Mjerishtë nuk pati
perpjekje per nji tansi si komb, per bashkim të forcave, por u krijuen grupe që
në fillim bashkpunonin sepse së paku në teori kishin nji qellim, nji cak e që ishte
bashkimi i trojeve shqiptare në nji shtet. Mirpo me kohën këto grupe filluen ta
kundershtojnë njena tjetren dhe ku arriten ato kundershtime e dim dhe atë histori
të dhimbshme e kemi në mbamendje neve brezi i lindun gjatë asaj kohe apo pak
vite ma vonë kur shqiptarët u ndan tmerësishtë dhe padrejtësishtë nga trungu
arbnor dhe ma shumë se gjysma u riokupue nga sllavet e jugut.
Pra
shkaku se grupet dhe individët shqiptarë nuk bashkpunuen, por perkundrazi ata
dekonspiruen njeni tjetrin, se ban aleanca edhe me anmikun, tue i dhan të dhana
per grupin tjetër anmiku arriti ti shkatrrojë nji nga nji dhe okupojë trojet
tona.
Në popull
flitet ( së paku në Dukagjin flitet kjo ) se fashistet gjerman kishin pas thanë;
kudo shkuem e luftuem shpiunët i kemi pague me para ndërsa te shqiptarët ata na
jan ofrue vetë dhe pa para. Mjerishtë kjo asht nji e vertetë e pamohueshme dhe
asht mjerimi yn nga i cili sdi a do mund dalim ndonjihere?! Kam frikë se jo
sepse duket se dy gjana neve i kemi në genin tonë. Të vjedhim, pra jemi hajna
gjenetik, dhe me shpiunue, jemi shpiunët ma të lig në planetin tokë.
Kjo asht
nji temë e dhimbshme, disave do ju vie mirë me e trajtue, e disa do nervozohen,
do nervozohen sepse i kap paniku mos po ju dalin per fushe veprimet e tyne të shumta
e të liga.
Mue nji
gja më ban ta trajtojë këte temë, pra të mirrem me te , jo si profesionistë apo
si far faktori me randësi kombëtarë , por si shqiptarë, si qytetar i zakonshem
që shef Atdheun në çfar gjendje asht ra nga nji shtresë e njerzve të poshtër e
të pist. Të pist në pamje virtuale sepse si duket edhe Krijuesi ( Zoti ) po i bante me shenja të tillët, po
ju jipke fëtyra me pamje të prishta, pamje shemtime, por që neve njerzit e
zakonshem jo bash lehtë i shofim dhe dim se cilet janë e pse janë të tillë.
Dhe janë të
poshter këto krijesa dykambësorë ( fakt i vetem që i dallon nga bishat ) sepse
asnjihere nuk ndalojnë veprimtarinë e tyne antikombëtare. Asnjihere nuk
turpnohen me veprat e tyne të poshtra, dhe asnjihere nuk bin pre e asnji
pushteti që do ndrrohet, ata mjeshtrishtë pershtatetn dhe sherbejnë secilin
pushtet.
Sot neve
jemi dëshmitarë se trojet arbnore kërrcnohen nga invadimi neootoman i Turqisë dhe
edhe nga ripushtimi serb i Kosovës, dhe per qudi asnji intelektual asnji
institucion shkencor nuk e thotë asnji fjalë kunder. Ka zana të vetmuem të individve
të cilet shkruejn në portale interneti dhe tek tuk edhe në ndonji gazetë ditore
shqiptare, por këta janë të pakt dhe shkaku se ka ma shumë shpiun e tradhëtarë shqipfolsa
në Atdheun tonë se sa ka Atdhetarë e Patriot edhe individet e pakt ngadal per ditë
e ma shumë po heshtin dhe po terhiqen.
Unë quditem
se si ka mundësi të jen personat e njejt ata që bajn shpiunime dhe se si këta
persona në popull
Në korrik
të këti viti isha në nji fshat të Istogut në vizitë te nji mik imi që asht edhe
shkrimtar me nam , dhe masi isha bashk me bashkshorten time nikoqiri na
pregadit drekë në shtëpi dhe ndejtem tanë pasditen deri vonë në mbramje aty
bashk tue bisedue per shumçka sepse neve jemi familjarisht miq dhe kemi raporte
shumë vëllaznore mes veti.
Nji gja më
bani nervoz derisa neve rrinim në terrasen e shtëpisë se bukur të mikut. Në vijë
ajrore nga shtëpija e mikut ku unë isha musafir, xhamija e ati fshati ishte
diku 300 metra. Në kohen nga ora 14.30 - 21.30 nja 6-7 here u ndegjuen ulurimat
arabisht nga autoparlantet e xhamisë. Unë si kuptojë ato ulurima dhe sdi tash a
ishin lutje namazi, apo çka ishin, por di se na tmerronin me zhurmen e tyne
barbare e bizare. Per ta ngacmue miqësishtë nikoqirin tim i thash, po prej
kurshit mulla X.Y. qenka que kaq shumë peshë me këto ulurime?!
I thash
ashtu me habin time të madhe sepse ma parë kjo nuk ka ndodhë këtu në këte fshat
asnjihere sado që aty sherben i njejti imam gadi 40 vjet.
Jo Selim
nuk ka faj ai , xhaminë ja kan pushtue disa vehabi, dhe lider i tyne asht ish
inspektori i UDB-së i këti fshati bashk me djem e nipat e vet, djemt të motrës .
Janë ba bandë e madhe dhe imami aty nuk guxon me ba asgja. Asht dobtë me
shendetin i shkreti, asht tash para pensionimit dhe ka zgjedh menyren e
heshtjes, asht aty si kukullë. Ndërsa xhaminë e ka në dorë ish INSPEKTORI i UDB-së,
njeriu që nga mësues pat kalue në sherbime udbeske bash në vitet kur
Millosheviqi pat pushtue kreun e pushtetit në Serbi dhe dihet pastaj se cili
doli ai. Ky ish mësues si sherbtor i UDB-së punojë derisa NATO largojë nga
Kosova pushtetin, policinë dhe ushtrinë pushtuese serbe. Sot ky njeri ishte
misionar fetar islamik dhe aty kishte rekrutue djem , nipat dhe shumë farefis
tjeter. Xhamija e këti fshati të rranxës , nga nji faltore islame normale dhe
tradicionale tash ishte shendrrue në qerdhe vehabiste.
Dhe nese
neve dojmë me folë drejtë dhe me demaskue njerzit e tillë , pra sikur të flisnin
shqiptarët nëper të gjitha vendbanimet tona, do shofshim se emisaret vehabi të trojeve
tona sot, jan të gjithë ish sherbtor të pushtetit pushtues serb të ish
Jugosllavisë e edhe të Serbisë së Millosheviqit ma vonë.
Neve nuk
flasim, heshtim ama në heshtje me këte ideologji banale e kriminale trojet e
Arbnit ngadal , por sigurt në heshtje po ripushtohen nga Rexhep Tayp Erdogani
turk dhe neve si komb na kanoset rreziku per zhdukje.
Asht per
tu quditë se si sherbime të tilla sekrete shqifolsitë e poshter nuk po projshin
së sherbyemi deri sa po mujshin me marr frymë. Edhe perkunder faktit se vendet
europrendimore shumicen e tyne i kan strehue dhe ju kan sigurue jeten normale
deri në luksuzitet, këta asnjihere nuk po ndalen dhe nuk janë falemnderues por
sa munden rrejnë e kurdisin gjana per me perfitue per veti të mirat e socialit
dhe sherbimeve të sigurimeve, ndersa në anen tjeter shpiunojnë , provokojnë e
shpifin njerzit e zakonshem, njerzit aktivist, intelektualet e shumtë.
Unë asnjihere
nuk ngurroj të permend me emna njerzit , qoftë per mirë e qoftë per keq. E baj
këte sepse realiteti per mue asht FE, asht VLERË dhe se unë nuk njof frikën kurr sepse asnji të keqe nuk e kam ba kurr as
nuk e baj. Unë flas me sinqeritet. Në këte shkrim qellimisht nuk permenda emna,
por nji njeri du ta permend. Në Norvegji e kemi njifar Nazmi Berisha-Dyzi. Nji
njeri që në vitin 1959 ik nga Prishtina dhe shkon në Rijekë të Kroacisë, nga
aty pas nji qendrimi të shkurt, vjen në Ulqin dhe aty rrin 3 javë te familja e
Kaplan Resulit, i bie not Bunes te kufini dhe kalon në Shqipni. Pra kjo asht
histori që unë e flas sipas fjalve të vet Nazmi Berishes që i ka shkrue ne
librin e ti ( palgjiaturë ose ja ka falë Kaplan Resuli se Nazmiu mezi din me
shkrue dy fjali me kuptim e me vlerë ) , liber të cilin e kam para vetes këto
qaste dhe Nazmi Berishen e njof këtu e 18 vite me radhë sepse ky jeton në Sarpsborg
ku jetojë edhe unë. Nuk do shkruej se Nazmi Berishen e ka
Nazmi
Berisha asht njeriu i parë shqiptarë ( ma mirë me i thanë shqipfolës ) që në Norvegji
ka ba çmos që të ken shqiptarët këtu edhe xhamija. Ky ka arrit me hap nji të tillë
në Sarpsborg dhe atë xhami e kemi edhe sot e kësaj dite. Kam percjell Nazmiun
gjatë aktivitetit të ti per ta hap këte xhami. Do e pershkruej pak.
Nazmi
Berisha pasi shiti e stershiti banesen që ja kishte ble komunja e Sarpsborgut ,
pasi mori me parat e komunës patent shoferin ( ja pagou komunja 550 orë vozitje
nga 60 euro në atë kohë ) dhe pasi sigurimi që këtu quhet sigurim i shtetit per
qytetaret e vetë dhe shkruhet me shkurtesen TRYGDEKONTOR e tash ka ndrrye emnin
në NAV i bleu veturen e re OPEL CORSA Nazmiut per ta ndihmue që te shetitë dhe
ta thyej monotoninë e vetmisë, ky pasi shef se mund ta shes banesen sado qe
asnji cent se kishte dhanë per te kurr, ajo ishte e komunës dhe ky bile e
kishte shkatrrue e ba pis, por nji ligj i vjeter që fatmirsishtë ma nuk asht në
fuqi, e lejonte Nazmiun ta shes banesen dhe pasi shitej duhet me ja këthye
parat komunës sa e ka ble komunja para 12 viteve ndersa fitimin mund ta merr
per veti. Banesa ishte ble per 85.000 korona norvegjeze, pas 12 viteve u shitë per
750.000 korona norvegjeze, komunja i merr 85.000 koronat e veta dhe Nazmiut i
mbesin 665.000 korona që janë 83.125 euro.
Tash ja çka
ban ky njeri me formë , por me pamje të tmerrshme qoroditëse dhe me shpirt
aziatiku karpatian.Nget disa javë veturën dhe e ban ndeshje qellimisht dhe e
shkatrron, merr parat e banesës dhe pasi parkon veturen në nji vendparking
paksa ansor në qytet ik e shkon në Prishtinë, dhe atje qendron nji kohë derisa
i ban parat rrush e kumblla në bixhoz a dreqin e di se ku e si, vjen perseri në
Sarpsborg dhe kerkon ta ndihmojnë sepse atje në Kosovë hajnat shqiptarë e kan
plaqkitë dhe i kan marr të gjitha paratë.
Pra ky
njeri i paftyrë shpif e flet kunder popullit të vet vetem e vetem per me
perfitue vetë.
Dhe
norvegjezet e krishten ( që Nazmiu e shan krishtenizmin ) i besojnë, bile as
verejtjet e mia se ai po rren per me shfrytzue nuk i marrin parasysh.
Nazmi
Berisha derisa angazhohej me e hap xhaminë në Sarpsborg dy here ka udhtue në Rusi
diku dhe neve që shumëhere i falnim ndonji koronë per bukë quditeshim se ku po
i merr parat per bileta udhtimi. Kur u hap xhamija nuk udhtojë ma në Rusi, por
udhtojë disa here në Turqi, në Tunizi e Maroko.
Unë shkruej
kunder këtyne gjanave dhe Nazmi Berisha padyshim i porositun nga dikush ( ai e
din nga kush ) panderpre më provokon.
Veren e
vitit 2012 derisa unë e nji mik i imi bashk me bashkshorten e ti ( fatkeqësishtë
asht kusheri i Nazmi Berishës ky miku im ) pinim kafe në nji kefene në Sarpsborg,
Nazmi Berisha kalon aty pari dhe më ofendon tue më thanë QEN BIR QENI.
Mezi u
pata permbajtë per respektin e zonjës së mikut tim që ishim bashk se do e
shkallmoja si qenin aty per aty. Heshta, nuk bana za.
Sivjet në
Aeroportin e Sllatinës në Prishtinë unë bashk me kunatin tim z. Xheladin Hoxha
percillnim ren time me tre nipat e mi per në Norvegji saktësishtë me 12 gusht,
pasi dorzuem bagazhin kishim kohë per ta pi nga nji kafe bashk. Shkuem e u ulem
në nji kefene aty para aeroportit. Tu shku te tovolina që do uleshim pash dhe më
pau Nazmi Berisha që kishte pas qen vetem tue pi nji kafe. As nuk i fola as nuk
më foli, bile ai këtheu kryet ansh kinse s`po më shef.
Ma vonë kur
reja ime e nipat u futen në kontrollin e pashaportave dhe unë me Xheladin
Hoxhen nga distanca i shikonim , ndëgjojë nji za të shtjerrun që delte nga nji
gabzerr si i qenit të rrugve që thotë; QY QENI... njifsha at za dhe këtheva
kryet, nuk gabova ai që mendova se do jet vertetë ishte. I thash, qen e perte
qeni je vet. Mbahej me paterica dhe u ndal e më tha; UNË TA Q.... AT NANË... Rash
ngusht, ta kap e ta rraf!? Jo si ta baj
këte, ta rraf plakun 70 e kusur vjeç të gjymt që ec me paterica, jo sban. Mbylla
gojen, dhe per qudi ky njeri i poshter ec dhe afrohet te nipat e reja ime që ende
ishin tue kontrollue gjanat para se me hy mbrend dhe shof se si i flet asaj,
pash se si ja zgjati doren, pash se si perkdhelte nipat e mi. O zot çfar
dyftyrsie , çfar poshtersie.
Kapa
kryet në duer dhe i thash mikut Xheladin eja të shkojmë, ai ishte zbeh në ftyrë
dhe më pyeti, po pse të shau, ti këte e ke mbajt në shpi me vite?! Sdi o Xhelë i
thash unë, dhe kur çka me pa pas shpinës time në distancë 3 metra rrinin e
shikonin katër zgopa shtrigana islamik, që padyshim ishin miq të Nazmiut dhe
ata me porosi kishin nxit Nazmiun të më provokon . Kuptova pse nuk më shau
Nazmi Berisha kur unë isha me tanë familjen e ai vetem tue pi kafe vetem para
nji ore. Tash shan se duhej me krye punën e dikujt.
Pra e
tham me plot bindjen se sherbtoret e perhapjes së vehabizmit në Kosovë dhe
trojet tona Arbnore gjithandej, si dhe ata që edhe kan konvertue në këtë sekt
sllavokarpatian islamik tradicionalisht ishin shpiuna , kishin baballaret e
gjyshnit shpiuna e sherbtorë të anmiqve tonë shekullor serbosllav.
Nazmi
Berisha - Dyzi asht nji shpiun i poshter , shpiun i shumfishtë të cilin as baba
i ti patrioti Mehmet Berisha -Dyzi nuk e ka lan mbrenda kur asht këthye nga
burgu i Shqipnisë në vitin 1983 më duket ka qen viti.
Shpresojë
ta lexojnë këtë shkrim Migjen Kelmendi që disa here e ka thirrë në TV
RROKUM a si quhet dhe ja ka dhan shansin
me u prezantue si viktimë e Enver Hoxhes ky njeri i poshter. Mirë ja ka ba
Enver Hoxha këti se ky ka qen dhe asht shpiun i shumfishtë. Faktet që i
spjegova besojë se janë edhe argumente per këto që i flasë per te.
E tham haptas se krejt populli e din se cilet ishin e cilet janë këta, por unë mallkoj popullin pse hesht dhe pse nuk bahet nji si grushti i dores dhe ti demaskojë, e pse jo edhe ti denojë ?