Mendime
Agim Gashi: Nuk festoj Bajramin - protestoj!
E diele, 11.08.2013, 08:11 PM
EDHE KËTË
BAJRAM NUK FESTOJ-PROTESTOJ!
NGA AGIM GASHI
Të
nderuar njerëz të atdheut,
Një
shenjë proteste dhe dhimbje shpirtërore për të varfërit, për urinë e atdheut
tim, për hajnitë e korrupcionin, për shitjen e atdheut, për infiltrimin edhe në
Bashjkësi Islame sektashët e fiseve të stepave të Afrikës e Gadishullit Arabik,
për bastarllimin e fesë me grupe ekstremiste, për deklaratat e hoxhollarve të
shitur që ua fshinë trurin gjeneratave më vitale të kombit për ti mbush ata
urrejtje ndaj popullit e atdheut...pushim pak se po më zihet fryma duke i
numruar të kqijat tona.
Pra nuk
festoj.Pra, protestoj! Edhe pse unë kam
mundësi ta blej një pul të ngrirë tek shitorja „Aldi“, por nuk do ta blej sepse
dikush se ka as krypen ta qes në sofer. Garniturat politike shtetrore e
partiake, gogësijnë nga mishrat e qengjit, peshkut e llojeve tjera më të
shtrenjëta, nga verërat me çmime astronomike, me llokume, hurma e pemë egzotike
etj, sofrat e të cilave kuterbojnë erna të kqija hajnie, korrupcioni e bile
disa sofra e
Nënat e
baballarët tanë shqiptar, ruajnë momentet e kryemjes së darkave e ahengjeve të
tilla, për ti vizituar kantat e bërllogut,për ti ushqyer kalamajt e shkretë që
ta pëlcasin zemren me vajin e tyre nga uria.
Si të
festoj kur ska buk, ska ujë, ska ilaqe, ska qetsi, ska ardhmëri, ska ligje, ska
punë, ska para....
Si të
festoj kur ka shumë krim, ka shumë hajni, ka shumë korrupcion, ka shumë
gënjeshtra, ka shumë varfëri, ka shumë pa ligjshmëri, ka shumë kurvëri,
drogë...ka shumë ikje nga atdheu...e çka ska të keqe aty?
Pra, si
të festoj ? Më thuani o njer të dashur, si të festoj kur mbi gjysma e popullit
tim skan buzqeshje me vite të tëra? Sot në atdheun tim buzqeshin vetëm hajnat,
karaxhozët, partiashët, qeveritarërt, OJQ-të të lidhura me poshtetin, qesh sot
kush ka arritë me vjedhje të pasurohet.
Atëher? se ka menduar askush sepse ishim të gjithë për një e një për të
gjithë.
Sot
populli im është bërë i tëri kunder vetëvetes dhe i tëri për vetërobërimin.
Këtu vështirë të ndryshohet kjo gjendje.
Bajramin
që shkoi, na ndanë edhe në teritore, andaj nuk festova. Kisha mjaft
bashkmendimtar që mu bashkangjiten dhe më përkrahen. Kjo protestë le të shkoj
edhe te Zoti të cilit i lutem që në popullin tim mos të ketë më ndarës e
përçarës të tillë që ia plotsojnë dëshirën armikut shekullor. Pak u janë dukë
coptimet e tokave tona, pak po ju duken tkurrjet e atdheut, pak ju duket gjaku
i derdhur me shekuj për bashkim kombëtar, që tani të na ndajnë edhe në festa.
Kësaj radhe ndarja është tek populli i sofrave mbretrore dhe i atyre të kantave
të bërllogut.
Shqiptari
i kantave të berllogut. Dikujt i vie gërdi por ta dini se njerzit më të paster
janë mu kjo pjesë e shëndosh e kombit.Këta nuk janë të krimbur!
Asnjë
arsyetim nuk mund ta justifikon faktin se ky popull që luftoi, derdhi gjakun, u
dogj e u sakrifikue, meriton një sofer më të begatshme e jo sofer kantash.
Asnjë
hoxhë e asnjë politicient nuk ndau asnjë tohë nga kafshata e vetë të ju ndihmon
varfnjakëve.Këta janë plot fjalë boshe e plot vepra të plaçkitjes e vjedhjes së
popullit.
Haram u
qofshin e mos u ngifshi as për ditë bajrami o ju që vjedhet popullin dhe
atdheun.
AMIN!
Agim
Gashi
08.08.13 Düren