Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Qazim Muska - ''Era s’fryn si më parë''
E marte, 07.05.2013, 07:58 PM
QË MBI
KËTË GLOB TË FRYJNË ERËRA TË REJA
Vështrim rreth vëllimit me poezi “Era s’fryn si më parë” të poetit Qazim Muska
NGA PËLLUMB GORICA
“Era
s’fryn si më parë”. Kështu e titullon vëllimin e tij poetik Qazim Muska. Fjala
erë, nuk është thjeshtë një lëvizje e shpejtë e ajrit, por sintetizon në
vetvete një simbolikë të fuqishme që nga kuptimi epokal “para erës sonë”, Pas
erës sonë “ e deri tek rrymat e reja
ideologjike dhe filozofike, që lindin në një shoqëri të caktuar. Era s’fryn si
më parë, do të thotë për poetin se po fryjnë erëra të reja. Erëra të reja
fryjnë në shoqëri, në dashuri, në ekonomi, në
filozofi e ideologji. Poeti sikur ka fuqinë dhe dëshirën e madhe që tua
ndryshojë drejtimin erërave që fryjnë mbi glob, duke e kthyer atë në një fllad
,që të shpërthejë vetëm pranverë, pranverë në mendje, në zemra, në zhvillim.
Poeti kërkon të hapë portat e një epoke tjetër me vargjet e tij, mbi të cilën
të fryjë një uragan erërash që të çojnë
përpara zhvillimin dhe të përplasin në shkëmbinjtë e qëndresës të keqen dhe të
ultën.
Poeti
është i shkrirë trup e zemër, mendje e
ndjenjë me atdheun e tij, dhe në çdo kohë e shqetsim është një grimcë e pandashme
e tij.
Jam
Jam deti
që më prenë me gërshërë si letër
jam pylli
që më dogjën dhe ndezën cigar
jam lumi
që qaj për shtratin e vjetër.
Në faqen
25 të vëllimit , ka një poezi të bukur që nga detaji qëmtues të befason me një
simbolikë të fuqishme fëminore që rrallë poet mund të ketë të tillë gjetje. Në
funksion të përcjelljes së mesazhit artistik
në këtë poezi, poeti përmend
personazhe e autorë veprash shumë
të dashur për fëmijë si Guliveri, Xhon Silveri, Tom Sojeri, Zhyl Verni,
Andersoni dhe kur e lexon atë,
pavarsisht nga mosha, gjithësecili bëhet për disa çaste fëmijë.
Poezitë e
Qazim Muskës të ngajnë si copra kronikash të shkëputura nga një jetë që gjallon
por që ka në brendësi edhe vuajtjen, kërkon përherë dashurinë e sinqertë, por gjakoset për të
drejtën, nuk e shuan kurrë shpresën, ndaj dehet nga një aromë luleje ,kënaqet
kur puth në gushë të dashurën por jeton
edhe me shqetsimin e madh të kohës. Ai do ëdo grimcë të kësaj jete, me kafshët
e njerëzit, me të mirët e të këqinjët, me sakatët e të verbërit, që të gjithë
sëbashku mbajnë në këmbë konturet e një të ardhmjeje që ska se si të mos jetë më e mirë. Shumë
prekëse në këtë drejtim është poezia për të vebërit.
“Prej
verbërisë suaj turpërohet drita
Drita njerkë
që su ledhatoi kurrë.”
Më shkurt
dhe më dhëmbshëm nuk ka se si shkruhet më. Një sintetizim i fuqishëm me një
mesazh të papërballueshëm . Me katër vargje ky poet arrin të zjarrmojë cdo zemër rinore:
“Kjo
puthje nën gushë dogji dy buzë
tek i
fryu zjarrit të dashuris ëshpuzë.”
Durimi
shpresa, qetësia, admirimi, dashuria janë
flladitje zemrash e mendjesh që
poeti i përdor për shtytjen e anijes drej lumturisë, ardhmërisë e ndjesisë njerëzore. Nga një ditë plot shqetsim e
dashuri, nga imazhi i një vashe që puthet me të dashurin, tek Gërdeci që mban
fshehur dhëmbjen, nga ushtari që rreshtin s’e mësoi dot, tek ikja e Eskilit e
akrepat e orës, poeti sikur bën kapërcime të pakuptueshme, por në fakt është
një kapërcim i këndshëm se ai përdor natyrshëm si një urë ndërlidhjeje një
ndjenjë të qelqtë, gjitmonë me një
intimitet të brendshëm, që e shkrin atë e bën një në madhështinë e të thjeshtës
duke u shprehur plot ndjesi :
“Ulem në
prehërin e paqtë
Flutur
mbi lule nektari
Ti
livadhi në pritje
e unë
blerimi në fije
Poeti
s’don t’i vëjë në balancë dashurinë me hipokrizinë, të mirën dhe të keqen sepse
është i vetëdijshëm për atë që ka zgjedhur dhe i përket e ardhmja, ndaj
shkruan:
“Se
mësova dot sa peshonte dashuria
Hipokrizia
sa peshonte se mësova kurrë
Ndaj
mbeta udhëkryqit pa tabela
Barkë pa
spirancë dhe flamurë.”
Ai e
ndjen veten ushtar të palodhur të kohës, të zhvillimit, të progresit :
“Aty
jemi unë dhe ti
Një pikë
një gerëmë a një presje”
Shfleton
faqet e lexon vargjet e këtij vëllimi dhe për një çast të duket vetja sikur
je ulur me Robert Bërnsin i cili
të prêt me mall ulur në tavolinën plot, bashkë me tre shokët e tij, e herë
ndjen sikur kuvendon shtruar me Agollin
e madh, kur i ngre lapidar malesh Nënës
Shqipëri, herë sikur flladitesh bashkë me Lasgush Paradecin, i cili ledhaton
qenushin e tij e derdh dhëmbje për
plagët e nositit buzë liqenit, e pastaj ngrihesh e vazhdon udhën dhe të del përpara Serembja i përmallur nga dashuria për vashën që ka
larg, dhe të prezanton me Nerudën plot
revolta me betimin për të ngritur një sistem sa më të drejtë shoqëror. Poeti
duke qenë i shkrirë organikisht me ndjenjën e fuqishme të dashurisë, dhe duke e
kuptuar atë si themeli dhe ferment i ripërtëritës së jetës, kërkon që të vdesë
si dashnor i kësaj jete sado e vështirë të jetë ajo:
“Ndodh e
ç’nuk ndodh me këtë jetë cinike
aq sa më
i tmerrshmi labirinth mund të mbesë
E prap i
dashuruar me këtë “armike”
Në
dashuri si një dashnor dua të vdes”.
Poezia e
Qazim Muskës është e ndjeshme, prekëse, frymëzuese , sepse brumi me të cilin
është gatuar ajo është mbledhur kudo, mes njerëve të thjeshtë e zemrave plot
dashuri, nën rrezet e argjendta të hënës dhe dallgëve përkëdhelëse të detit, në
fijet e barit e zjarret prometejane, në ashpërsinë e meshkujve dhe delikatesën
e vajzave e kështu ai nuk e shuan kurrë
frymëzimin dashuror. Pra mielli me të cilin gatuhet ky brum është mali dhe fusha, gëzimi dhe trishtimi
njerëzor,yjet dhe retë, shiu e rëra, gjethi e lulja, lisi e shkurrja, e shkuara
dhe e ardhmja, dhe vetë poeti është një
qelizë e tyre.
Kryesorja
për poetin është të ruhen themelet të
pastra e të shëndosha, dhe të mbahet gjallë shpresa, se këto janë dy
shtylla që sjellin vetëm ripërtëritje, prill të përhershëm. Duke e quajtur
prillin si symbol të shpërthimit të ndjenjave dhe ripërtëritjes poeti shkruan
aq bukur :
Prilli me
dehu
por
puthja jote ish gota e fundit
që piva i
etur
dhe dehur
mbeta përherë.
Poeti
Qazim Muska dashuron, ëndërron, shpreson, e sheh ngadhnjyes veten nëpërmjet
ndeshjes së të kundërtave, duke i parë
ato gjithmonë si burim zhvillimi.
Duke parë se e kaluara është një histori
plot trazira e marrëzira, glorifikime e dështime,poeti merakoset e kërkon që të
mos trazohet e të mos merret me keqdashje asnjë me të. Aq më keq mos ngacmo
dashurinë e kaluar, se ajo djeg përherë si prushi :
“Të
thashë mos i fryj zjarrit të fikur
prushit
të vjetër të ftohur disi
se ndodh
të ketë mbetur ndonjë shkëndijë
Mbuluar
me hirin dhe pak marrëzi. “
Poeti ka
një merak që e realizon ndjeshëm në poezinë e tij: të jetë pjesëtar aktiv
i kësaj kohe plot trazira. Ai me mish e
shpirt kërkon të jetë pjesë e gëzimeve dhe dështimeve, i halleve dhe fitoreve,
i të rinjve dhe i pleqëve, i asaj kohe që iku dhe kësaj që jeton, kërkon të
mbruhet me të gjitha dashuritë dhe urrejtjet dhe t’i shkarkojë ata për çdo
njeri që i meriton. Ai kërkon që të mos e gjejë në gjumë asnjë e papritur, që
të mos “ta vrasë koha ngadalë”. Ai asnjëherë nuk do të lodhet e përkulet,
përveçse para mirësisë:
Prej
dëlirësisë malin çoj në këmbë
dhe
diellin lind nga dashuria
në u
përkulsha ndodhtë ndonjëherë
përkulem
veç nga mirësia.