Romantik?! Vetëm në shtrat JO.
Takimi me të ka shkuar si duhet. Më në fund, po ndiheni e tërhequr prej një mashkulli, që duket se i ka të gjitha. Atij nuk i mungon as sensi i humorizmit, dhe as e shumëpëlqyera xhentilesë. Sigurisht gjëja e parë që bëni është t’ia tregoni me vrap shoqeve sesi ai ju solli një tufë me lule, apo sesi ju dhuroi një puthje të ëmbël duke ju uruar natën e mirë.
Padyshim, këto janë sjelljet tipike të çdo mashkulli, por vetëm sespe ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj lloj historish romantike me TË, AI, ka të tejra mendime në kokë. Mendimet sesi do të jeni ju në shtrat.
Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. Jo, jo. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale.
Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që Ai të mbetet ai tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Por, më mirë lexoni këshillat e mëposhtme, që megjithëse do t’ju shkundin ca, me siguri do t’ju mësojnë gjëra interesante që duhet t’i mësoni për botën mashkullore.
- Atij, nuk mund t’i ndodhë ereksioni, atëherë kur ju teket ju. Sepse, krejt ndryshe nga ç’besohet nga pjesa dërrmuese e femrave, burrat nuk mund të eksitohen, vetëm sepse më në fund ju hoqët dorë, nga të qënit e “ftohtë”. Kini parasysh, se atë e sillni në qejf vetëm ju. Prandaj, duhet t’i hysh vetë kësaj pune.
- Puthja nuk duhet të jetë domosdoshmërisht romantike, delikate dhe e ëmbël. Ndonjëherë, puthjet e egra, (qoftë vetëm një prekje e fuqishme me buzët e tij), janë ato të duhurat, kur situata është shumë e nxehtë.
- Përse na qenka përgjegjësia vetëm e tij, që ju nuk arritët në orgazëm. Ju e njihni më mirë trupin tuaj, teknikat që ju sjellin në qejf. Tregojani pra, atij. Sepse, në të kundërt faji do të jetë vetëm i juaji, nëse ai pas orgazmës është duke shijuar një cigare, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë.
- Mos prisni ledhatime pas aktit. Meshkujt janë të ndryshëm nga femrat. Seksi për shumë femra, do të thotë një lidhje dhe bashkim shpirtëror më I madh me partnerin. Për meshkujt, seksi është një çështje biologjike. Prandaj, është e kotë, që të bindni partnerin tuaj që të ndjejë të njëjtën lidhje shpirtërore si ju.
- Pas aktit, me siguri që ai dëshiron të bëjë një gjumë të mirë. Ndërsa ju… Ju dëshironi që t’ju zërë gjumi në krahët e tij. Dakord, nuk është keq për disa çaste të rrini në krahët e njëri tjetrit. Por, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion, është vërtet I parehatshëm dhe të dy keni për të bërë një gjumë të keq. Atëherë, binduni se gjumi ka rëndësinë e vet, e sa më rehat ta bëni, aq më më mirë do të jetë për të dy. Sepse, kur në mëngjes ngriheni pas një gjumi të mirë, ndoshta ju vjen dëshira të bëni sërish “katla”.
- Sigurisht femrat, dëshirojnë që I dashuri I tyre, t’i mbushë me trëndafila në çdo takim. Ndonjëherë, kjo është diçka e bukur, madje meshkujt e bëjnë me dëshirë. Por, ndonjëherë, ama. Sepse, t’i kërkoni partnerit tuaj, që t’ju vijë në takim gjithmonë me një buqetë lulesh, është njësoj sikur ai t’ju kërkonte, të visheshit dhe silleshit gjithmonë si pornostar. Nëse, ju nuk e bëni dot gjithmonë pornostarin, mos prisni që ai t’ju sjellë gjithmonë lule.
- Në shtrat duhet të jeni egoiste. Lërini broçkullat që tregojnë shoqet nëpër kafenera. Seksi, nuk është shpikur për të kënaqur vetëm mashkullin. Prandaj, mendoni në rradhë të parë të kënaqni veten.
- Mos u mërzisni më kot, sepse gjatë seksit oral, ai në vend tju ledhatojë flokët, ju shtyn me forcë drejt organit të tij. Nuk e kuptoni dot pse? Shpjegimi është fare I thjeshtë: Ju nuk po e bëni si duhet dhe sidomos jeni treguar të pavëmendshme ndaj sinjaleve të mëparshme. Prandaj, puna arrin deri aty, sa ai t’ju drejtojë lëvizjet (ndoshta edhe me forcë), drejt zonave ku ai përjeton kënaqësinë më të madhe.
- Pozicioni misionar, nuk është justifikimi I duhur që ju të mos bëni asgjë.
- Ai nuk zhvishet me delikatesë dhe hijeshi. Sigurisht, sepse ai mezi prêt t’ju hidhet sipër. Por, meqë ju bezdis shumë kjo puna e të zhveshurit, jepini duarve, dhe zhvisheni vetë.
- Depiloni pjesët intime. Është e vërtetë, që dylli është një torturë e vërtetë kur vjen puna për depilim. Me siguri meshkujve i vjen keq për vuajtjet dhe sakrificat e femrave për të qenë të pastra. Por, nëse ju nuk tregoni kujdesin maksimal “aty poshtë” atëherë mos prisni t’ju puthin pikërisht aty.
- Mos kujtoni se pas seksit, vjen dhe bashkimi sentimental mes jush. I vetmi bashkim që ka ndodhur është mes dy organeve gjenitale.
- Ai nuk e kupton se çfarë ndjeni vetëm nga rënkimet tuaja. Thuajani me fjalë çfarë kërkoni prej tij. Keni dëgjuar ndonjëherë një regjistrim të zërit tuaj gjatë aktit seksual? 67% e femrave që e kanë bërë diçka të tillë, nuk kanë mundur të dallojnë nëse rënkimet janë bërë gjatë aktit seksual apo se kanë përplasur kokën pas tavolinës dhe kanë ulëritur nga dhimbja.
- Ti preferon seksin e sigurtë. Atëherë, mbani gjithmonë një pako prezervativ me vete. Përse duhet domosdoshmërisht që ai të merret dhe me masat mbrojtëse. Mos harroni se për çdo rast, vetëm ju rrezikoni të mbeteni shtatzanë. Në rastin më të keq, mund të rrezikoni sëmundje të pashërueshme si AIDS.
- Pak fantazi nuk I bën keq njeriu. Prandaj nëse ai ju flet me fjalë të pista, nuk keni pse mërziteni. Ai ju ka respektuar gjithë kohës. Por nëse ju thotë “kuçka ime” në shtrat, mos u shqetësoni, sepse këto janë forma përkëdheljeje. Ai do të tregojë se është i eksituar. Me siguri të nesërmen, ju nuk do të jeni më “kuçkë”, por princesha e tij.
- Spontaniteti nuk duhet refuzuar asnjëherë. Duket e vështirë, por seksi jashtë dhomës së gjumit, ndonjëherë sjell kënaqësinë më të madhe.
- Ai nuk ka fare dëshirë ‘ju zhveshë. Nuk e kuptoni dot që Ai e konsideron një torturë të vërtetë, zbërthimin e lloj lloj reçipetash. Ndihmojeni të paktën, për ta bërë këtë punë.
- Të jeni të sigurta, se të zhveshurit në errësirë, atij nuk do t’i pëlqente aspak. Dakord, ndiheni në siklet sidomos herën e parë, kur zhvisheni para tij. Por, të paktën, zhvishuni nën një dritë të zbehtë. Lëreni të kënaqë syrin me sadopak.
- Mos refuzoni pozicionin, kur ju jeni sipër. Përse pritet që gjithçka duhet ta bëjnë meshkujt?
- Tregojani qartë se çfarë ju pëlqen ose jo gjatë aktit. Sepse, nëse ai ju pyet për diçka dhe ju përgjigjeni me një pyetje tjetër duke qeshur, atëherë me siguri ai ka për ta marrë si pohon, dhe pa ju pyetur, ja ku ndodh një penetrim anal, që nuk e pëlqeni aspak. Pastaj, ndiheni të fyera, të shfrytëzuara etj etj. Por, në këtë mes, faji është edhe i juaji.
|