Mendime
Dedë Preqi: Marrëveshja e mosmarrëveshjes
E marte, 23.04.2013, 08:57 PM
MARRËVESHJA E
MOSMARRËVESHJES,
Nga Dedë Preqi
-Sa herë
që startojmë, duhet të shikojmë mbrapa, për të vazhduar përpara-
Për të
jetësuar proqeset e veta demokratike Kosova,
duhet të përcaktohet në interesat e veta të popullit dhe vizionet për të
ardhmën e saj, prandaj, politika dhe
faktori i formulës së kësaj zgjidhje janë ende të penguara dhe ka disa nyje, të
cilat marrin kohë për t’a zgjidhur
qështjen e shtetit të ri të Kosovës, edhe pse Kosova është shtet i pavarur dhe
i njohur nga shumica e vendeve të botës.
Mirëpo,
mesazhi më i mirë që vie për Kosovën dhe shtetin e saj, është se ky vend i ka
resurset e veta, të cilat dëshmojnë zotërimin e shtetit dhe forcën kryesore, të
të gjitha nevojave që kërkohen, për të realizuar një shtet demokratik dhe multietnik.
Jo vetëm
Evropa, por pothuaj se gjitha vendet demokratike të botës, po përjetojnë
ndryshime të reja e parimore, edhe pse regjimet totalitare deri dje, dukeshin
aq të qëndrueshme, që nuk do të ketë forcë që ti lëkundëte ato, ashtu, dhe në
këto ndryshime kemi marrë pjesë edhe ne, për t’a ndryshuar Kosovën, si shtet i
pavarur, i lirë dhe demokratik.
Problemet
që paraqesin si konflikte ndërnacionale, kërkund në botë nuk mundën të
përfundojnë, ashtu, edhe konfliktet në
mes shqiptarëve e serbëve, si plagë e vjetër,
nuk mund të thuhet se do të
qetësohen për një ditë, apo disa vite, mirëpo,
ideologjitë e vjetra do të kalbën një ditë, kjo do të ishte e vërtetë,
sepse bartësit e kësaj ideologjie do të ikin, ndërsa pasardhësit e tyre nuk do
ti marrin në konsideratë këto gjepura,
prej të cilave kurrë nuk kanë fituar atë që tentuan ta marrin me dhunë,
dhe tani kërkohet diçka tjetër, përshkak të ndryshimëve që paraqesin themelet e
shoqërisë demokratike.
Jemi
dëshmitarë të shumë shfaqjeve të ndryshme dhe pakënaqësive të njerëzve, nëpër
vendet e ndryshme të botës, të cilët janë shëndërruar edhe në dhunë nga
regjimet e egra dhe kriminale, por
partnerët politik dhe bota demokratike po bëjnë ndryshime të reja dhe mundësuan
shumë vende që besimi i tyre të mbështetët në ndërtimin e paqës dhe
marrëdhëniet shoqërore, si dhe shuarja e konflikteve ndërnacionale,
si rruga më e drejtë dhe më e lirë, si edhe
integrimet në shoqëritë e zhvilluara janë domosdoshmëri e çdo mjedisi.
Shqiptarët
nuk kanë faj, nëse nuk ju besojnë marrëveshjeve që bëhën sot në mes Kosovës dhe
Serbisë, nga se nuk janë mësuar ndonjëherë, sepse gjithherë janë tradhëtuar nga
sëcili lloj i sistemit slavo-serb, prandaj, edhe kjo marrëveshje mund të jetë
mosmarrëveshje, nëse gjërat që janë shtruar në tavolinë si teori, ato nuk
praktikohen dhe zbatohen në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës.
Prandaj,
të besojmë në mënyren më të mirë të zgjedhjes së konflikteve përmes
dialogjëve, ashtu sikur na mësoi edhe
udhërrëfyesi i paqës dr. Ibrahim Rugova, ndërsa dallavergjinjtë politikë
plotësisht do ta humbin fuqinë e tyre në nxitjen e konflikteve e tensioneve
ndërnacionale dhe ndërnjerëzore.
Kemi qenë
të bindur me dhunë dhe donin të na bindnin përsëri, se nuk ka rëndësi
marrëveshja nacionale, sepse përmes „vëllezërim-bashkimit“ mirëkuptohemi, por
liria kombëve nuk mund të kufizohet dhe të diktohet ashtu sikur që menduan
regjimet diktatoriale, të cilave u erdhi fundi i zi, dhe ranë njëri-pas tjetrit
pa radhë…
Edhe pse
doktrina e vjetër Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, në krye me udhëheqjen e
saj, po e nxitë sot revoltën e popullit, ndaj marrëveshjes së tanishme, por nuk do të qoj peshë, sepse
rrokullisja e kapitullit politik mund të nxjerr në shesh shumë gjëra, që nuk i
pëlqejnë Kishës Ortodokse serbe, të cilat i përkasin kësaj bashkësije fetare, si udhërrëfyese e
luftës kriminale në Kosovë, dhe më shumë e ka gajlen se po i dalin të zezat e
saj në shesh, se sa i duket e dhimbshme gjendja e qytarëve të saj në veri, apo
gjetiu.
Sigurisht,
politika të tilla serbe , do të ecën më tutje në Kosovë, për ti penguar
proqeset e saj integruese dhe me marrëzinë e saj, duke ndërruar maskat dhe
doktrinat, apo ndoshta e shtrënguar nga qarqet dhe subjektet e ndryshme, në veqanti ato akademike serbe, e cila është
tehu i të gjitha krimëve kryesore, duke
dalë një ditë para botës e zhveshur më tërë shofenizmin më antinjerëzor, kundër një populli të pafajshëm, i cili më
shekuj kërkoj vetëm liri dhe trojet e veta të lira.
Kjo
marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, e ashtu quajtur marrëveshje historike,
duhet të mbetët ashtu, sepse asnjëherë në histori nuk është bërë ndonjë
marrëveshje e tillë, në të cilën thuhet se, përveq BE-së, garantë do të jenë
edhe vendet tjera, siq janë edhe SHBA-të, pasi që edhe këto vende e përgëzuan
një marrëveshje të tillë, së cilës nuk i dihet rrezulltati akoma.
Kjo
marrëveshje në mes këtyre dy vendeve fqinje, si vende të pavarura, të cilat
deri dje ishin në konflikt të pa parë dhe mjaftë të tensionuar, që edhe sot
kanë ende disa nyje të pazgjidhura në mes vete, kur dihet se Kosova po lufton
në mënyrë paqësore për të drejtat e veta, ndërsa Serbia, është e njejtë dhe
shumë pak e ka ndryshuar kursin e saj politik ndaj Kosovës dhe popullit
shqiptarë.
Kjo
marrëveshje është bërë, apo po bëhët në mes të „fortit“ dhe atij të „butit“,
dhe kjo marrëveshje po bëhët pas një shekulli, për qështjen e pazgjidhur kombëtare, e cila ishte
ndërtuar nga gënjështrat dhe mashtrimet
sllavo- komuniste, të përkrahura edhe nga fuqitë e Mëdha të asaj kohe,
për pushtimin dhe cungimin e trojeve shqiptare, që nga Marrëveshja e Londres
1913, e Vërsajës 1919, e Jaltës 1945 dhe deri te Marrëveshja e fundit e
Rambujesë, në vitin 1999, dhe në këtë të fundit, fuqia e forcave të
NATO-s, bëri marrëveshje të
domosdoshme, duke i larguar forcat e fashizmit serb nga trojet e okupuara të
Kosovës, e cila e finalizoj dhe lirimin e saj,
pothuaj përgjitherë.
Thuhet
se, i forti dhe i buti nuk munden të bien në „ujdi“, apo të bëjnë marrëveshje
në mes njëri-tjetrit, kështu thoshte dhe daja plak, një urtarë i njohur në
Lugun e Drinit, i cili pajtoj dhe ndërmjetësoi shumë marrëveshje në
familjet shqiptare në një periudhë të
kaluar kohore. Njëherë, „daja plak“,
ashtu e quaja unë dajën tim Lud Përlaskën, nga Zllakuqani i Klinës,
ishte duke u kthyer nga një marrëveshje e pajtimit, që kishte bërë në mes dy familjeve të
hasmuara më vite të tëra, të cilin e pyeta më padurim, dhe fytyra e tij e
qeshur pas asaj ngjarje më nxiti të jam më shumë kureshtar, se ç’farë kishte ndodhur
pas asaj maratone që kishte bërë ky njeri bashkë me shokët e tij, për të
pajtuar një konflikt të rëndë, i cili e kishte kapluar tërë rajonin e Lugut Drinit, dhe familjet e tyre
disa vjet nuk e kishin parë diellin me sy, të cilët druheshin në mes njëri-tjetrit dhe kishin
ndërruar(vrarë) disa mëshkuj në mes veti
dhe nuk ishin pajtuar akoma. Pa ngurim i thash, daja Plak, dukesh i gëzuar këtë
herë, më trego suksesin e kësaj ngjarje dhe si ia keni arritë që ti pajtoni
këto familje të hasmuara, edhe pse njëra prej tyre nuk dëshironte të pajtohet,
sepse e kishte forcën më të madhe dhe nuk trembej, se kishte mëshkuj më
shumë!!!…
Daja Plak
qeshi, dhe filloj të tregoi fillim e mbarim, por unë i shënova në mendjen time
këto fjalë, të cilat më kanë lënë përshtypje. Ai tha, kurrënjëherë në historinë
e njerëzimit nuk ka pasë qetësi dhe rehati, sepse bota është ashtu
kontradiktore, por civilizimi njerëzor ka arritë ndryshimet e veta, i cili do
ta ketë ardhmërinë dhe jetën e vet më të begatshme, kur njeriu jeton në paqë dhe harmoni, që do
të jetë populli më i lumtur në botë. Dhe shtoj daja Plak, duke treguar sipas
prevojës së tij, kur bëhët një ngatërresë në mes palëve, sigurisht që palët nuk
janë të njëjta, që do të thotë se, njëra është më e fortë se tjetra, të cilat
dikush duhet t’i pajtoj dhe ndërmjetësoj, përndryshe ato do të rrinë të
hasmuara për jetë e mot, por edhe për t’i pajtuar ato, kërkohet mjeshtri, guxim
dhe urtësi dhe për të ardhë në përfundim të zgjedhjes së konfliktit, palës më
të fortë i mbahët ana, apo krahu, ishin
këto fjalët e dajës Plak.
Ashtu,
edhe në marrëveshjen e tanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, mbështetja është
bërë në krahun e forcës, apo në anën e
Serbisë dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, sepse bashkimi i komunave
serbe, apo asosacioni i komunave serbe në këtë pjesë të Kosovës, i kalon
kopetencat dhe ligjet e Kushtetutës së Kosovës, ashtu edhe ligjet e Ahtisarit,
në krahasim me komunat që janë të banuara me shqiptarë në teritorin e Kosovës.
Atëherë,
Kosova me plot të drejtë duhet të kërkoj nga BE-ja, që Lugina e Preshevës me
komunat e veta, të fitoj statusin e njejtë dhe të formojnë asosacionin e
komunave në teritorin e Serbisë, përndryshe, kjo marrëveshje është
mosmarrëveshje dhe mund të jetë vetëm një marrëveshje formale
dhe pa vlerë nga ata që e ndërmjetësuan dhe e dizajnuan në këtë mënyrë.