E enjte, 31.10.2024, 11:56 PM (GMT)

Kulturë

Sami Islami: Në funksion të jetës dhe krijimtarisë

E diele, 03.03.2013, 01:00 PM


MEDITIMI NË FUNKSION TË JETËS DHE KRIJIMTARISË

“Një shembull i mirë është më i dobishëm se njëmijë fjalë të mira!” (Fjalë e urtë)

Nga Sami ISLAMI

Në mesin e shumë titujve të botuar, në kohë të fundit nga  Shtëpia Botuese  “Toena”, më ra në dorë një  libër  hulumtues e shkencor nga autorët  prof. dr. Radovan Starc dhe  Hetem Ramadani. Libri titullohet” Shëndeti  dhe suksesi nëpërmjet  meditimit”.

Vetë titulli duket mjaft sfidues. Kështu që çdo lexues të pasionuar  e provokon për ta lexuar. Dhe vërtetë ky libër , jo  aq voluminoz, lexohet me një frymë, sepse përmban diçka të veçantë.

Biznesi si një nga fushat  sfiduese për kombet e zhvilluara, në dekadat e fundit, pas rënies së komunizmit, filloi t’i  preokuponte  edhe shqiptarët. Njëri ndër biznesmenët që i hyri kësaj  pune, me guxim, dhe që doli shumë i suksesshëm qe z.Hetem Ramadani, bashkautor i librit që e kemi në shqyrtim.

Vlen të përmendet se libri është i ndarë në disa kapituj, ku në mënyrë të hollësishme shpjegohen çështje psikologjike, mendore, çështje të fizikës kuantike, çështje të kimisë si element që ndikon shumë në proceset  e të menduarit, siç u përmenden më lart. Kapituj të veçantë i kushtohen  stresit, sëmundjeve të stresit, fizikës kuatike, trurit dhe vetëdijes kuatike, lidhjes së dyanshme të trurit  dhe e zemrës, trupit kuantik, bazave të meditimit transcendental (meditim në një gjendje më të lartë përsosshmërie), e deri tek intervistat  dhe bisedat  që autori u kishte dhënë mediumeve të ndryshme  sllovene. Duke e lexuar këtë libër lexuesi ndeshet me gjëra interesante dhe   çështje  të ndryshme që lidhen me stresin dhe fizikën kuatike (që i theksuam më lart) , që ndikojnë  drejtpërdrejt në gjendjen shëndetësore dhe shpirtërore të individit. Pa një gjendje të qetë shpirtërore, pa një gjendje energjetike (të brendshme) njeriu nuk mund të ketë shëndet të mirë, e si rrjedhim,  as nuk mund të ketë sukses  në punë.

Se biznesi është i lidhur ngusht me jetën shpirtërore të individit, me  fizikën kuantike, e cila, sipas autorëve, “bazohet në njohuritë se energjia mund të emetohet apo thithet nga lënda vetëm në njësi të vogla, të ndara energjie  që quhen KUANTE”.

Meditimi si proces  intelektual  dhe shpirtëror, përveç në krijimtari intelektuale nga fusha të kulturës, shkencës, artit  mund të ketë  sukses dhe mund të japë rezultate të shkëlqyeshme edhe në biznes.

Duke i shpjeguar proceset psikike dhe fizike të organizmit të njeriut ai  do të ballafaqohet me një realitet tjetër fare, prej nga varet  suksesi ose mossuksesi i secilit.

Z. Ramadani është i bindur se Meditimi Transcendental, është forca që njeriun e  aftëson për t’u përballuar dhe për t’ia dalë mbanë problemeve dhe për të fituar  motiv për jetë dhe natyrisht edhe për biznes. Ai nga përvoja e tij  më tepër se dy dekadëshe ka arritur që, përveç tjerash,  me anë të Meditimit (kësaj teknike tjetër të mendimit) ta shërojë sherojë, së pari  veten nga disa sëmundje. Ajo çka mua më duket shumë interesante, që as mjekësia bashkëkohore nuk ishte optimiste  se do t’ia dilte me  sukses, z. Ramadani , autori i librit e dëshmoi  me rastin e tij konkret, duke e shëruar thyerjen e ashtit të këmbës pa marrë asnjë bar dhe asnjë ndihmë mjekësore! Në kohën kur  mjekësia ngulte këmbë që pa opreacion do të ishte  e pamundur, z. Ramadani e dëshmoi të kundërtën!

Si njeri i biznesit por edhe i Meditimit Transcendental,  ai kishte pasur sukses të plotë edhe për shërimin e  simbolit të rezistencës së kombit tonë, Adem Demaçit, i cili  kishte shkuar në Slloveni për kurim pas disa problemeve që iu kishin shfaqur me sëmundje te zemrës. Baca Adem, ishte diagnostifikuar me  ngushtim të kapilarëve të gjakut në zemër. Mjekët i  sugjerojnë menjëherë operacion  “baypass”, por z. Hetem Ramadani e merr  dhe  me teknikën e Menditimit  Transcendental, arrinë që  pa asnjë intervenim kirurgjikal ta sherojë  Bacën Adem. Edhe një pacient tjetër, një zonjë që ishte

diagnostifikur me kancer në zorrë, kur mori vesh për  z. Ramadanin dhe për mënyrën e tij të shërimit , nuk kishte dashur t’i nënshtrohej  operacionit. Me meditim ,pas një kohe  disa mujore zonja , për çudi,  zonja ishte shëruar plotësisht!

Profesioni i kimistit z. Ramadani i ka shërbyer shumë që të studionte me tej  efektet e ndryshme të substancave kimike, ilaqeve , qe mjekësia tradicionale i aplikon. Ai nuk preferon ilaqe fare. Bile ai në një vend të librit të tij thotë se të “gjitha ilaqet çka i duhen organizmit të njeriut i ka vetë  trupi i njeriut” !

Z. Ramadani,  suksesin e parë, që i dha motiv t’i përvishej më me ngulm meditimit  transcendetal, qe suksesi në Elbasan, biznes që i solli  një profit shumë të madh , tej çdo parashikimi. Si njeri i kësaj fushe shpejt depërtoi në piedestal të biznesit në Slloveni dhe më gjerë. Ai në ligjëratat e tij që u mban  studentëve të biznesit, nuk ngurron për t’u treguar se meditimi transcendental do t’i shpije në një jetë  të qetë, pa strese, qoftë edhe nëse kanë pasur ndonjëherë  ndonjë rënie  të momentit.

Motoja që e ka mbajtur gjithjë një jetë, krijimtari  e biznes qëndron , siç thotë ai,  në katër  D-të angleze: Desire (dëshira), Determination (përcaktimi) , Decision (vendimi) dhe Disipline (disiplina).

Në çfarëdo  mossuksesi eventual,  të momentit, ai sugjeron të mos fajsohet  faktori i jashtëm, por faktori i brendshëm, pra vetëm vetja. Nëse i ke caktuar vetes detyrë për të bërë një punë , atë do ta bësh, sugjeron z. Ramadani.

Dhe krejt kjo mund të arrihet nëse aplikohet meditimi transcendental. Ky lloj meditimi që daton këtu e 5000 vjet më parë  është zbatuar në shumë vende të botës, sidomos në Lindje. Një shembull  konkret i zbatimit të tij është simboli i lëvizjes  indase për pavarësi  Mahatma Gandi, i cili me fuqinë e meditimit, siç shprehet  z. Ramadani,  arrijti ta bind një popull të tërë për revolucionin paqësor.

Kur është fjala tek orari i gjatë i punës, për t’u bërë i pasur, z. Ramadani  thotë: “Nuk pajtohem me  Filip Kotlerin,  i cili preferon orar të gjatë pune për t’u pasuruar”, sepse puna e gjatë   dhe e shumtë të krijon stres, e stresi nuk ka dhënë asnjëherë rezultate të mira në punë, konstaton autori.

Duke e përfunduar, mund të thuhet lirisht se  libri “Shëndeti  dhe suksesi nëpërmjet të meditimit” mund të quhet dritare e madhe  për të njohur realitetin që na rrethon, veten tonë  dhe universin, në një mëmyrë  krejt tjetër nga ajo tradicionalja. Si një libër  shumë interesant  unë mendoj se vlen të lexohet nga të gjithë. Mendoj se secili lexues do të ketë rastin të gjejë  shumë gjëra  që mund t’i shërbejë për jetë , e në veçanti bizesmenëve për biznes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora