Kulturë
Vangjush Saro në një libër me fabula
E premte, 14.12.2012, 07:19 PM
“Dhelpra shpërblen lepurin” e çon në 15 numrin e botimeve artistike nga shkrimtari satirist
Shkrimtari
satirist Vangjush Saro, i cili ka botuar 15 libra për fëmijë e të rritur, vjen
së fundi te lexuesit me një përmbledhje me fabula. Libri i tij më i ri titullohet
“Dhelpra shpërblen lepurin” dhe është edituar nga Shtëpia Botuese ERIK në
Tiranë. Autori është i njohur për prurjet e tij në fushën e humorit e të
satirës. Një pjesë e mirë e fabulave të këtij libri, përpos një sërë tregimesh
humoristike, janë botuar edhe më parë në shtypin periodik; por krahas tyre, i
janë ofruar lexuesit një sërë fabula të reja.
Ashtu si
në gjithë krijimtarinë e vet, edhe në këtë libër, V.Saro trajton tema korente
dhe përcjell mesazhe që zbulojnë aspekte e probleme të jetës së përditshme.
Krahas stigmatizimit të kotësisë e mendjemadhësisë, si edhe veseve e shfaqjeve
të tjera qesharake të jetës, fabulat e këtij vëllimi rrahin edhe probleme të
“ngjërimit” politik, të trajtuara përmes metaforave dhe analogjive të
spikatura. Të tilla janë fabulat “Oqeani dhe varka”, “Dhelpra shpërblen
lepurin”, “Sekreti”, “Patat dhe pulat”, “Në pyllin rrëmujë”, “Fija e barit bën
not”, etj.
Libri
“Dhelpra shpërblen lepurin” i drejtohet një spektri të gjerë lexuesish, para së
gjithash edhe të vegjëlve. Me këtë libër, shkrimtari dhe publicisti Vangjush
Saro ishte pjesëmarrës edhe në Panairin e 12 të Librit në Tiranë. “Dhelpra
shpërblen lepurin” është edhe një tjetër detaj në portretin artistik të këtij
autori, që ashtu si në fushën e publicistikës, qëllon me mjetet kritike, duke
aspiruar për një shoqëri edhe më të mirë e të përparuar.
Fshati dhe korija
Korija po
rrallohej
ca nga
ca;
dhe kot
që më kot
i qahej
fshatit.
Kështu
pra,
deshi apo
s’deshi,
iu
nënshtrua fatit.
Një ditë
kiameti
rrëketë
vërshuan
dhe
fshati u përmbyt i tëri.
Njerëzit
ngritën kokën
nga
korija:
-Kishte
të drejtë - thanë njëzëri.
Por ishte
vonë shumë.
Shtëpi e
pasuri
shkuan në
lumë...
Kungulli lëvdohet
Një
kungull
na mori
përpjetë.
U rrit
e u fry
me të
shpejtë.
Harroi
ç’kish
qenë dikur
dhe
gardhit të shkretë iu mburr:
-O mik,
që veç rri
hu më hu,
si nuk u
mërzite kështu?
Shiko si
jam unë,
shiko:
I madh,
i bukur
luleveshur!
O gardh
që më bën
për të qeshur.
-Të
qeshësh posi,
i tha
gardhi.
Veç
thuamë, më qafsh,
kush të
mbajti,
gjer
erdhe këtu,
hu më hu?
Zotër e gomerë
Një ditë
gomari u
zu me të zotnë:
“Më
lodhe, më vdiqe,
i
thoshte.
Të gjitha
kurrizi
im po i mban.
Paske
qenë
o imzot,
shpirtkatran...”
“Dëgjo
ti, kërriç,
tha i
zoti,
kjo punë,
është
ndarë që qëmoti.
Ca ulin
kurrizin
dhe
punojnë.
Të tjerët
drejtojnë.
Për
Zotin,
nuk kam
unë faj,
që ti ke
lerë gomar.”