Speciale
Muharrem Blakaj: Shfaqja e UÇK-së
E enjte, 15.11.2012, 07:14 PM
Shfaqja e
UÇK-së
-Pjesë nga libri “Rrugëtimi fatal”, kushtuar deshmorit Xhemajl Blakaj-
Nga: Muharrem Blakaj
Pas
rënies së murit të Berlinit, përfundimit të luftës së ftohtë dhe shembjes së
komunizmit, sikur paralajmëroheshin kohë dhe mundësi të reja për një rend të ri
botëror, duke u dhënë shpresa popujve të shtypur, e veçmas popullit shqiptar
për liri e prosperitet në zgjidhjen e çështjes së tyre të ngrirë qysh para
njëqind vjetësh. Mirëpo, këto ndryshime nuk i ndalën dot synimet grabitqare të
perandorive të vogla të tipit serb, të cilat, të trimëruara, jo vetëm që nuk
ndëshkoheshin nga shtete demokratike, por në mënyrë të heshtur sikur
përkraheshin në tezat e tyre tanimë të dala boje, gjoja për mbrojtjen e
krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi. Në këto rrethana, në territoret e
ish-Jugosllavisë, nga nacionalizmi serb ndodhën dy luftëra të tmerrshme dhe e
treta përgatitej
mbi popullin e gjakosur, të helmuar dhe të përzënë dhunshëm nga trojet e veta
mijëvjeçare, që planifikohej të ishte vendimtare në fitoret serbe, në njërën
anë, dhe, në anën tjetër, varri i popullit shqiptar, sepse serbët Kosovën e
donin pa popullsinë e saj autoktone me shumicë dërrmuese shqiptare. Duke e parë
që qëndresa gandiane e Ibrahim Rugovës do të dështonte lehtë para makinerisë
luftarake serbe, bijtë më të mirë të popullit, filluan përpjekjet e para duke u
përballur me pushtuesit ashtu siç e kërkonte interesi dhe nderi i kombit. U
formuan celulat e para militante nën udhëheqjen e Adem Jasharit, Zahir
Pajaziti, Edmond Hoxhës, Hajzer Hajzerit, Ahmet Krasniqit e shumë të tjerëve.
Sa më shumë që shtohej terrori kundër popullit shqiptar, aq më shumë shtoheshin
radhët e qëndresës duke formuar formacionet e para ushtarake të quajtura
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Këto formacione, pas shumë përplasjeve dhe
peripecive, arritën një organizim të mirëfilltë me shtrirje të gjerë në mbarë
territorin e Kosovës, edhe pse nga të huajt cilësoheshin si njësite
separatiste, kurse nga serbët etiketoheshin si terroristë. Ndër
celulat e para ushtarake, të cilat u formuan në Vrellë, ishte grupi nga katër
të rinj, i përbërë nga Verim Smajl Blakaj, Shasivar Sylë Haxhijaj, Ali Skënder
Sefaj dhe Florim Nezir Demaj, të cilët më 8 qershor të vitit 1998, morën vendim
t’i bashkoheshin UÇK-së dhe u vunë në kërkim të formacioneve të saj. Në
bjeshkët e Strellcit, pas shumë peripecive, takohen me njësitet e UÇK-së. I
pranon dhe i regjistron komandant Rama. Me përcjellje ushtarake arrijnë në
Shtabin e Kryshecit, ku marrin njohuritë e para të rregullave ushtarake nën
përkujdesjen e Zymer Sylajt (Sadamit). Pas katër
ditësh arrijnë në Gllogjan, nën komandën e Ramush Haradinajt. Pas ushtrimeve
dyditore, nën komandën e Fadil Nimanajt (Tigri) nisen për në Shqipëri për të
sjellë armë. Gjatë rrugës për Jasiq, sulmohet fshati nga paramilitarët serbë.
Verimi me shokë, pas përleshjeve, arrijnë ta zhbllokojnë rrugën Junik – Jasiq,
duke ua bërë të mundur tërheqjen e të plagosurve, pastaj vazhdojnë marshimin
drejt kufirit. Rreth orës katër e shpërthejnë kufirin dhe mëngjesi i gjen në
kullën e Sylejman Berishës në Tropojë210. Në fshatin Hoxhaj, takohen me Ismet
Mustafë Bicajn (i rënë dëshmor) dhe me Besim Vesel Vuthajn. Pas tri javësh, me
gjashtë kuaj të ngarkuar me armatim, së bashku me Shasivar Haxhijajn, Florim
Demajn, Verim Blakajn, Ali Sefajn dhe Ismet Bicajn arrijnë në Junik211. Prej
aty armatimi bartet me mjete të tjera, duke qarkuar nga Juniku në Gllogjan dhe
takohen me Niman Musë Demajn (i rënë dëshmor), Bekim Hysen Vuthajn dhe Alvet
Ali Dreshajn. Në Skenderaj takohen me Armend Muhamet Vuthajn dhe prej aty
shkojnë në Kërrninë, ku e deponojnë armatimin te Qerim Bajram Mustafaj, mik i
Ismet Bicajt. Më 8 korrik 1998, të veshur me uniforma të UÇK-së, arrijnë në
Vrellë, në konakun e Smajl Metë Blakajt. Pa humbur kohë, organizohet takimi i
parë me udhëheqësit e fshatit, që ishin; Idriz Imer Blakaj, Sylë Ramë Maraj,
Sali Mavraj dhe Bajram Ramadan Blakaj. Së bashku fillojnë përgatitjet e para të
grupeve vullnetare, duke marrë vendim për udhëtimin e radhës drejt Shqipërisë
për të sjellë armë. Me këtë rast, përveç Verimit, udhëton edhe Hivzi Isuf
Blakaj. Marshimi për në Shqipëri fillon më 18 korrik 1998 nën udhëheqjen e
Idriz Imer Blakajt. Përveç grupit vrellas, kishte edhe grupe të tjera nga
Sudenica, Orrobërda e shumë të tjerë që iu bashkuan gjatë rrugës, duke arritur
numrin nga 30, sa ishin në fillim, në 210 veta. Ngarkesën mbi 100 kuaj me
armatim të ndryshëm e bëjnë në fshatin Hoxhaj. Në fshatin Sheremet takohen me
Ramadan Sylë Dreshajn dhe të birin e tij, Jetonin. Kalojnë kufirin drejt
Rugovës, duke shkelur në territorin e Malit të Zi, derisa arrijnë në Radac.
Prej aty, pjesën më të madhe të armatimit e shpërndan Zymer Sali Vuthaj me
kamionin e tij. Ndërkohë, Ismet Bicaj kishte qëndruar në Vrellë, duke bërë
stërvitjen e ushtarëve vullnetarë. Në muajin gusht kishte arritur numri në
pesëdhjetë trupa. Vlen të theksohet se Hivziu ishte caktuar nga komanda si
snajper. Ndër bazat kryesore, ku kishin qëndruar ushtarët e UÇK-së, ishin
shtëpitë e Xhevat Riza Blakajt, Riza Adem Dreshajt, Hysen Bicajt, Isuf Fazli Bicajt,
Tahir Adem Dreshajt, Smajl Mahmut Blakajt etj. Ndër të strehuarit te Smajl
Mahmuti ishin Ismet Bicaj, Brahim Isa Dreshaj, Shasivar Haxhijaj, Florim Nezir
Demaj, Verim Smajl Blakaj etj. Aty kishin gjetur literaturë të bollshme dhe
pritje të shkëlqyeshme nga i zoti i shtëpisë. Policia serbe ishte në dijeni për
organizimin dhe udhëheqësit e tyre, por nuk kishin ndërmarrë operacione të
posaçme, përveç disa kontrolleve të parëndësishme sporadike. Vlen të përmendet
rasti i Ramadan Sylë Dreshaj, kur policët trokasin në derën e tij dhe ai