Faleminderit
Jahë Sadrija: Zef Skiroi (1865-1927) – Jeta dhe vepra
E shtune, 11.08.2012, 09:59 AM
Zef Skiroi dhe poema e tij, “Te dheu i huaj”!
Zef Skiroi (1865-1927)- Jeta dhe vepra
Nga: Jahë Sadrija
Zef Skiroi është poeti më i madh i arbëreshëve të
Sicilisë. Lindi më 10 Gusht të vitit 1865 në Horë të Arbëreshëve në Sicili, ku
edhe i mori mësimet e para. Ndërsa në
Zef Skiroi studioi drejtësinë, por arti i fjalës
i pëlqente shumë, prandaj edhe ju përkushtua me tërë qenjen e tij. Lexoj Homerin, Danten, Gëten, Shilerin,
Bajronin etj.
Mëson përmendsh
pjesë të epopesë së Turkuato Tasos,”Jerusalemi i çliruar”. Nga viti 1887 nisi të botojë krijime
popullore shqiptare dhe të shkruaj studime mbi letërsinë.
Zef Skiroi më 1890 u largu për të studiuar drejtësinë
në Universitetin e Palermos. Më 1890 emërohet
drejtues i Katedrës për Gjuhë dhe Letërsi
shqipe në
Më 1920 ,
në ballafaqim me komunistët, iu vra djali
Veprimtaria
letrare- Veprat më të njohura poetike te Zef Skiroi janë: “Rapsodie Albanesi”më
1887, “Mili e Haidhia” 1891, “Kënkat e luftës”1897, “Te dheu i huaj”më 1900, “Këthimi”
1916-17, “
Poema “Te
dheu i huaj”- është kryevepra e Zef Skiroi
njëra ndër veprat më të mëdha në letërsinë arbëreshe. Poema për here të pare është botuar më 1900. Ndërsa për herën e dytë botohet më 1940 në
Poema nuk
ka një ngjarje bosht e tërësore. Nuk ka
as përsonazh kryesor dhe nuk bënë fjalë vetëm për një kohë. Ajo nuk është sajuar mbi modelin e veprave
tradicionale. Poema përbënë një mozaik
preokupimesh dhe shqetësimesh të Skiroit për botën arbëreshe dhe ate
gjithshqiptare. Vepra është shtjelluar,
kryesisht, në formë të dialogut në mes të babait dhe të birit. Subjekti i saj ndërthuret perms anëtarëve të tjerë
të kësaj familjeje: Tatës, Mëmës, Hallës dhe dy të bijve.
Ngjarjet
e poemës, “Te dheu i huaj” , ndodhin në një familje arbëreshe të Sicilisë, pikërisht
te, Hora e Arbëreshëve, prej nga ishte autori.
Ato nisin pikërisht në kremten e Krishtlindjeve, apo Natën e madhe, siç do
të thot autori. Në kremte shprehet brenga dhe shqetësimi I kësaj familje. Që në fillim të poemës , kemi fjalët e Tatës:”Nata
e shëjte shkoi për ne”, varg që sugjeron gëzimet e ikura të jetës së tyre, apo
fjalët e Mëmës,”
Autori,
duke përfshirë dramën arbëreshe, që nga kalimi i Adriatikut dhe vendosjes së tyre
në Itali, do të shpreh dhe pasojat e shumta të cilat kishin filluar herët. Rënia nën pushtetin aziatk, humbja e gjuhës
dhe besimit, heqja dorë nga bota dhe qenësia vetjake. Aziatikët fusin përçarje dhe tradhëti midis
arbërorëve. Pastaj në vepër , trajtohet
një formë tjetër e fatkeqësisë së arbërorëve.
Marrja jeniçer e rekrutëve dhe ajo e rrëmbimit të Skënderbeut, janë një tragjedi
e re për kombin, autori nga dhembja shprehet,”mori fen e armikut t’egër”, është
kjo koha e Ali Beg Toptanit. Autori
friksohet dhe është i tmerruar nga vëllavrasja, por kjo nuk ndodh.
Madje qëndrimi
i Ali Pashë Tepelenës , I cili duke dashur t’I bashkoj shqiptarët, hudhet mbi
ta me vrasje e djegie, përbën një të keqe tjetër kombëtare. Pastaj poeti flet
edhe për luftën e madhe të Mahmud Pashës në Shkodër. Atë e jep perms figureës së qëlluar të hiperbolës:
“Si i
përgjakëm fshihet dielli,
duhmës
s’tymit s’duket kjielli”.
Figurën e
Marko Boçri, i cili sjell në shpirtë gjakun e “Farës së vjetër”, mbetet bir i
denjë i qenies arbërore, për këtë poeti e krahason me figyrën e Skënderbeut. Fatkeqësi
tjetër për arbërorët, sipas Skiroit, ishte edhe ndërrimi i fesë,besimit,
islamizimi i një pjese të madhe të tyre, është ky një akt, me të cilin u çel,
një nga shtigjet e përqarjes midis njerëzve të një gjaku dhe të një gjuhe. Gjëja
ma shqetësuese e poetit ishte tek ata të cilët nuk e përdornin gjuhën , që është
elementi më qenësor dallues etnik. Nese kështu vazhdohet , sikur me fati e gjuhës
, ashtu do të vij edhe ai i vatrave e do të harrohet jeta arbërore. Druan se një
ditë do ta harrojm edhe luftën edhe famën e Skënderbeut. Anipse e kaluara,
sidomos , epoka e Skënderbeut , përbën aktin më madhështor te poema e Skiroit. Në
fund të poemës ,përkundër asaj, që fati asimilon qenien arbëreshe, fiksohet
besimi i madh i poetit, se rrëfimet e lashta dhe të reja, që lidhin brezin me
brez, do ta ruajn të gjallë atë:
“është
ajo flake e kjiturë
nga
humnera e të klënit ,
q’ë nuk
ka të sosur kurr
si nuk
pati kurr të zënë”…
Vepra e
Skiroit shquan me një qëndrim aktual dhe r eal të tij, për t’i vënë në spikamë plagët
dhe të metat e arbëreshëve, të cilat, do të kushtëzonin humbjen e shenjave të identitetit
të tyre. Në këtë aspekt , ajo ka ndikuar në ruajtjen e vetëdijës dhe të qenies
shpirtërore të tyre në tërësi.
Gjuha e Skiroit përbën një force të vacantë kreative. Ajo shpreh në thellësi mendimet, ndjenjat dhe përfytyrimet e tij poetike. Eshtë gjuhë e pasur me shprehje emblematike dhe të figurshme. Figurat më të shpeshta të tij, që e bëjnë aq të nuancuar qenësinë estetike të veprës janë: krahasimi, metafora, simboli, hiperbola, apostrofimi, epiteti, kontrasti, perifraza etj.