E enjte, 31.10.2024, 11:47 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shqipëria në NATO

E shtune, 05.04.2008, 02:01 PM


NATO fton zyrtarisht Shqiperine

Nga Rozeta Rapushi

Shqiperia dhe Kroacia moren dje zyrtarisht ne Samitin e Bukureshtit ftesen per t'u anetaresuar ne NATO. Lajmi u dha nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ne nje konference per shtyp pas bisedimeve ne samit. "Shqiperia dhe Kroacia u ftuan zyrtarisht te bashkohen me NATO-n nga drejtuesit e aleances te mbledhur ne Samit ne Bukuresht", tha Schefer, duke shtuar se fatkeqesisht nuk u be e mundur marrja e fteses per Maqedonine, pasi mes saj dhe Greqise nuk u arrit kompromis per emrin. Vendimi i aleances u pershendet perzemersisht dhe nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, i cili tha se Shqiperia dhe Kroacia jane dy vende, te cilat tashme jane te gatshme dhe te pergatitura per ne NATO.

Marrja e fteses per NATO, eshte nje detyrim me shume per Shqiperine, e cila duhet te realizoje te gjitha reformat per te qene pjese e saj. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Schefer, ja beri kete te qarte krereve te shtetit shqiptar, te pranishem ne samit qe diten e djeshme. Ai theksoi se ftesa per anetaresimin e Shqiperise ne Aleance nuk eshte fundi i nje procesi, por fillimi i nje faze te re zhvillimi. "Marrja e fteses per te hyre ne NATO ka shenuar kalimin e nje pragu te rendesishem drejt rruges se Shqiperise per t'u bere pjese e institucioneve euroatlantike. Por, kjo ftese nuk duhet te shikohet si fundi i nje procesi. Ajo shenon fillimin e nje faze te re ne zhvillimin e Shqiperise", tha Schefer. Ndersa Presidenti i SHBA, Bush, duke vleresuar hapat e dy vendeve qe do te zgjerojne radhet e NATO-s, tha se me bindje se si Shqiperia dhe Kroacia do te jene te afta te perballojne reformat e kerkuara. "Tani e tutje duhet te punohet per nje Evrope te sigurt e stabel. Duhet te punohet edhe ne vazhdim per te siguruar nje Evrope te sigurt, pasi zgjerimi i Aleances do te vazhdoje vetem ne te mire te paqes. Kjo aleance do te jete e bashkuar per te realizuar lirine", tha Bush. Nga ana tjeter, Presidenti amerikan u shpreh se per Maqedonine, e cila nuk mori ftesen per anetaresimin ne kete Samit, do te vijojne diskutimet per gjetjen e nje rruge qe edhe ajo te jete pjese e aleances euroatlantike.

Shqiperia u vleresua dje per reformat e kryera deri me sot ne kuader te integrimit ne strukturat euroatlantike. Kjo u vu re dhe nga mbeshtetja qe iu dha vendit tone nga 26 vendet anetare te NATO-s qe mbeshteten anetaresimin e Shqiperise ne kete strukture. Pas marrjes se fteses, lideret e ketyre vendeve ne deklaratat e bera ne samit vleresuan rezultatet qe ka arritur qeveria ne fushen e reformave. "Do te kem nje takim festiv me lideret e vendeve anetare te NATO-s dhe me lideret e dy vendeve qe sapo moren ftesen per anetaresimin ne NATO, Shqiperine dhe Kroacine", tha Schefer, pasi komunikoi ftesen se NATO i mirepret keto dy vende. Ai u shpreh se rruga e anetaresimit te plote te Shqiperise dhe Kroacise eshte nje rruge e njohur qe e kane bere dhe vendet e tjera. Dy nga reformat kyce, qe Shqiperia duhet te realizoje, jane ajo ne drejtesi si dhe reforma zgjedhore. Reforma te cilat kane mbetur ende ne mes, pasi ende nuk kane marre voten ne Kuvend dhe konsensusin e partive politike.

Topi: Ftesa, kontribut i gjithe forcave politike

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, tha dje ne Samitin e Bukureshtit, se reformat ne Shqiperi jane kontribut i te gjitha forcave politike, pozites dhe opozites e te gjitha qeverive pas vitit 1992. Duke shprehur mirenjohjen e thelle te popullit shqiptar para samitit, Topi u shpreh se eshte i nderuar qe perfaqeson vendin e tij ne kete ngjarje te madhe per Shqiperine, sic eshte marrja e fteses per anetaresimin ne NATO. "Vendi im nenshkruan aktin me te rendesishem ne historine e tij. Shqiperia denjesisht deshmon se liria dhe demokracia kthehen ne virtyte edhe ne vendin ku, jo me shume se dy dekada me pare, diktatura me e eger ne historine e pas Luftes se Dyte Boterore e kishte kthyer ne institucion dhunen ndaj lirise dhe te drejtes", tha Presidenti ne fjalen e mbajtur pas marrjes se fteses. Si kryetar shteti, ai falenderoi te gjitha vendet mike, te cilat besuan ne kerkesen dhe deshiren euroatlantike te popullit shqiptar dhe e mbeshteten ate. Presidenti shqiptar theksoi gjithashtu se nepermjet politikes se saj euroatlantike rajonale, Shqiperia do te mbeshtese integrimin e Republikes se Kosoves ne hapesirat e sigurise dhe te zhvillimit. Si dhe do te jete e gatshme te ofroje kontributet e saj individuale brenda politikave te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian per integrimin e Bosnje-Hercegovines, Malit te Zi dhe Serbise.

Berisha: Kjo ftese, nje mrekulli per Shqiperine

Kryeministri Sali Berisha u zotua dje para vendeve anetare te NATO-s se Shqiperia do te ndermarre cdo reforme per te arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake te vendeve anetare te NATO-s. Premtimi i Kryeministrit u be pasi Shqiperia zyrtarisht mori ftesen per t'u anetaresuar ne NATO. "Me lejoni t'ju shpreh mirenjohjen me te thelle, Ju, lidereve te vendeve anetare te NATO-s, per vendimin historik qe moret, per te ftuar Shqiperine te behet anetare e Aleances me te shkelqyer politike ushtarake, qe koherat kane njohur", vleresoi Kryeministri. Sipas tij, vendimi per te ftuar Shqiperine, eshte vleresim i perpjekjeve dhe arritjeve te shqiptareve ne shnderrimin e Shqiperise nga vendi i monizmit total, izolimit me te thelle, lirive dhe te drejtave te ndaluara, ne vendin e pluralizmit politik dhe demokracise funksionuese. Kryeministri Berisha e cilesoi si mrekulli, mrekulline e lirise marrjen e fteses per anetaresim ne NATO per Shqiperine. Kreu i qeverise falenderoi te gjitha vendet anetare be NATO per besimin e treguar ne marrjen e vendimit historik. "Trupat tona jane te vendosura sot se bashku me trupat tuaja ne Kabul dhe Herat dhe do te jene kudo ku NATO te kete nevoje", vijoi ai.

Presidenti Bush, vleresim per kreret shqiptare

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, vleresoi dje si shume te rendesishme marrjen e fteses per anetaresimin e Shqiperise e Kroacise ne NATO. Kjo dukej dhe ne duartrokitjet e shpeshta qe Bush jepte ne momentin kur kreret e shtetit shqiptar dhe vecanerisht Berisha, falenderuan aleancen per ftesen dhe premtimet e bera per realizimin e perfundimin e reformave. Si dhe ne deklaraten e bere pas marrjes se fteses. Bush i ka dhene me teper nota afrie ketij momenti te rendesishem per shqiptaret, teksa ne momentin kur fliste kryeministri shqiptar, nuk ka reshtur se duartrokitur, buzeqeshuri, elemente keta qe i ka ndare dhe me sekretaren e shtetit, Rajs. Pa shkeputur per asnje moment shikimin nga kreu i qeverise shqiptare, nuk i ka kursyer duartrokitjet. I njejti vleresim per lideret e dy vendeve u vu re dhe te Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Schefer.

Kronologji e bashkepunimit Shqiperi-NATO

2 maj 2003- Shtetet e Bashkuara, Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia nenshkruan ne Tirane Karten e Partneritetit, e cilesuar si nje harte rruge per integrimin Euro-atlantik te tre vendeve

12 qershor 2003- Ministrat e Mbrojtjes se A3-shit zhvilluan ne Bruksel, takimin e pare trepalesh pas nenshkrimit te Kartes.

27 shtator 2003 - Konferenca e Ohrit, ne Maqedoni, e titulluar "Zbatimi i Kartes se Adriatikut", mblodhi perfaqesues te rendesishem te vendeve partnere dhe anetareve te NATO-s

12 tetor 2003- Delegacionet e tre vendeve partnere, te kryesuara nga ministrat e Mbrojtjes zhvilluan nje takim pune ne Tirane, qe u finalizua me nenshkrimin e nje Deklarate te Perbashket.

4-7 nentor 2003- Ne Dubrovnik u mbajt nje konference me teme "Drejt Anetaresimit ne NATO: Harmonizimi i Perpjekjeve ne Evropen Juglindore", me pjesemarrjen e delegacioneve te tre vendeve partnere.

14 nentor 2003- U mbajt ne Uashington takimi i pare i Komisionit te Partneritetit ne nivel ministrash te Jashtem ne kuadrin e Kartes se Partneritetit ndermjet Shteteve te Bashkuara, Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, me qellim vleresimin e progresit te bere dhe pervijimin e hapave te metejshem

7-8 shkurt 2004- Ne Konferencen e 40-te te Munihut per Politikat e Sigurise, vendet e A3-shit moren pjese me delegacione ne nivel ministrash te Mbrojtjes dhe te Jashtem, duke realizuar nje numer takimesh te perbashketa

18-19 mars 2004- Samiti i Bratisllaves mblodhi se bashku Kryeministrat e vendeve te Grupit V-10 dhe te Vishegradit, te cilet u deklaruan ne mbeshtetje te anetaresimit te shpejte te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise ne NATO

29 mars 2004- Kryeministrat e vendeve te A-3, moren pjese ne Uashington ne ceremonine e ngritjes ne Shtepine e Bardhe te flamujve te shtate anetareve te rinj te NATO-s, pjesemarrese te nismes Vilnius 10

2 maj 2004- Ministrat e Jashtem te A3-shit dolen me nje deklarate te perbashket me rastin e njevjetorit te nenshkrimit te Kartes.

19-20 maj 2004- U zhvillua ne Shkup takimi i dyte i Komisionit te Partneritetit ne nivel ministrash te Jashtem.

1 Janar-30 qershor 2005- Shqiperia merr kryesimin per koordinimin e aktiviteteve te Kartes se Adriatikut.

13-14 shkurt 2006- Mbahet ne Uashington Komisioni i Partneritetit te vendeve te Kartes se Partneritetit ndermjet SHBA-ve, Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise.

24-26 prill 2006- Mbahet ne Kroaci takimi i Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te vendeve te Kartes se Adriatikut, me Ministrat e Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te Vendeve Baltike

14 tetor 2007- Zhvillohet takimi i Ministrave te Mbrojtjes dhe atyre te Jashtem te vendeve te Kartes se Adriatikut (Shqiperi, Kroaci, Maqedoni dhe SHBA)

22 tetor 2007- Ministrat e Mbrojtjes te vendeve A3 zhvillojne nje takim te vecante, ne formatin US-A3, me Sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-se, Robert M. Gates

22 shkurt 2008- Ne Uashington zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes se Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise

Hyrja ne NATO, cfare fiton Shqiperia

Vendi yne tashme ka marre ftesen nga NATO dhe anetaresimi zyrtar pritet te hyje ne fuqi brenda vitit te ardhshem. Analistet dhe perfaqesues te institucioneve shteterore, vleresojne se ky zhvillim pritet te sjelle nje "brom" investimesh ne Shqiperi.

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, thote se tre vitet e fundit investimet e huaja jane rritur me 30 per qind. Ai evidenton faktin se vendimet strategjike per investime, qe marrin te huajt, lidhen shume me perceptimin e besimit qe jep nje vend dhe sidomos te perceptimit te shkalles se rrezikut politik qe ata ndjejne per nje vend te caktuar. "Nje vend, i cili anetaresohet ne NATO, fiton gjithe standardet e pranueshme dhe te kerkuara nga investitoret serioze persa i perket rrezikut politik", thekson Ruli.

Kurse zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu, pohon se ''marrja e fteses do te ule koston fiskale te vendit". Sipas tij, marrja e kesaj ftese, nuk ka kosto ekonomike, por perkthehet ne rritjen e mbeshtetjes per ushtrine dhe institucionet e sigurise, mase e cila eshte marre qe ne vitin 2007 nga qeveria shqiptare. "Marrja e kesaj ftese, do te thote ulje e riskut perballe institucioneve financiare nderkombetare me te cilat operojme, gje e cila sjell edhe ulje te kostos fiskale per vendin", thote Shehu.

Por avantazhet shtrihen pertej fushes se sigurise. Ministri i Jashtem Lulezim Basha, permend pervojen e rajonit: "Nese e shohim ne nje rrafsh krahasimor, Bullgaria ne 12 muajt e pare pas marrjes se fteses arriti te trefishonte investimet e huaja ne vend, ndersa Cekia vitin e pare te anetaresimit arriti ne nje terheqje prej 9 miliarde eurosh te investimeve te huaja". Per Bashen, "te gjitha keto perkthehen ne vende pune, mireqenie te rritur per individin, por dhe per shoqerine ne teresi, perkthehen ne nje cikel te ri zhvillimesh ekonomike dhe shoqerore per shoqerite te bera pjese te kesaj aleance".

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, e konsideron integrimin euroatlantik te vendit si nje mesazh pozitiv qe i jepet botes, dhe vecanerisht investitoreve te huaj potenciale per reformat qe eshte duke kryer Shqiperia. Ndersa ish-ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli, thote se perfitimet per vendin tone do te jene ne shume plane, duke e vene theksin te ndikimet pozitive ne ekonomi dhe rritjen e investimeve te huaja. Sipas tij, integrimi euroatlantik do te sherbeje dhe si nje nxites ne zhvillimin e biznesit dhe investimeve vendase.

Nga ana tjeter, kryetari i Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise te Shqiperise, Ilir Zhilla, eshte edhe me optimist. "Per biznesin shqiptar dhe ate te huaj qe vepron ketu, eshte fitore e madhe, pasi menjehere vendi ngjit mbi 10 shkalle ne rritjen e sigurise se investimeve". Sipas Zhilles, "marrja e fteses se anetaresimit ne NATO, rrit menjehere edhe vleren e tregjeve te pasurive te patundshme ne vendin tone, pra vleren e pasurise se gjithe shqiptareve". Zhilla pranon se shume kompanive prestigjioze, qe deri tani megjithese jane ofruar per investime me projekte, kane nguruar per te derdhur kapitalet e tyre, u hapet menjehere rruga per te rritur investimet ne te gjithe sektoret e ekonomise". Ai evidenton dhe faktin se "jane me dhjetera kompani te huaja qe menjehere pas publikimit te faktit te marrjes se fteses se anetaresimit jane paraqitur ditet e fundit perpara Unionit te Dhomave te Tregtise, me projekte te reja prej miliona dollaresh per te investuar ne vend". Per Zhillen, "keto investime te pritshme, jo vetem do te fuqizojne ekonomine e vendit, por do te rrisin punesimin dhe te ardhurat e qytetareve".

Uithers: Mire se erdhe Shqiperi

"Mire se erdhe Shqiperi". Keshtu e pershendeti marrjen e fteses se Shqiperise per anetaresim ne NATO, ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uithers. Ai e quajti nje dite gezimi dhe me domethenie historike si per shqiptaret ashtu edhe amerikanet. "Sot, ne, populli amerikan, mes anetareve te tjere te Aleances, ju therrasim ju, popullin shqiptar, te hyni ne Aleancen me te rendesishme te politikes se jashtme ne historine tone", vijoi Uithers, duke vleresuar se kjo eshte nje Aleance qe ne kushte ekstreme, i perkushton t'ju ndihmojme edhe me jetet e ushtareve te tyre.

Ambasadori amerikan vleresoi se ftesa e Shqiperise per ne NATO eshte nje triumf i popullit shqiptar, i asnje partie apo nje tjetre, por i te gjithe shqiptareve, te te gjitha partive, qe punojne dhe sakrifikojne se bashku. "Eshte nje prej angazhimeve me te rendesishme qe ne mund te marrim persiper per popullin shqiptar.

Dhe ky angazhim njeh perkushtimin e te gjithe shqiptareve ndaj demokracise, sundimit te ligjit, dhe nje te ardhmeje me te mire per vendin, pas nates se erret te komunizmit", theksoi Uiters. Duke cituar disa fjale te Presidentit Truman ne vitin 1949 me rastin e themelimit te Aleances se NATO-s, Uithers u shpreh se "siguria dhe mireqenia e secilit anetar te kesaj bashkesie varet nga siguria dhe mireqenia e te gjitheve. Asnje prej nesh, i vetem, nuk mund te arrije begatine ekonomike dhe sigurine ushtarake. Asnje prej nesh, i vetem, nuk mund te siguroje vazhdimesine e lirise".

Shqiperi-NATO, nga vigjilja ne kurorezim

Integrimi i vendit tone ne dy strukturat me te fuqishme boterore, Organizaten e Traktatit te Atlantikut Verior (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE), qe ne nisjen e pluralizmit, ishin objektivat kryesore te shtetit, pavaresisht drejtimit te majte apo te djathte. Gjysma e kesaj rruge thuajse u kurorezua dje. Sepse Samiti i Bukureshtit vendosi t'i beje ftese Shqiperise per anetaresim ne aleancen me te fuqishme ushtarake te botes. Nje ftese qe u pranua po dje nga Shqiperia. Dhe qe presupozon se brenda fundit te vitit te ardhshem, ne jemi vend anetar me te drejta te plota ne aleance. Por per te arritur deri ne diten historike te 3 prillit, u deshen 17 vjet perpjekje te shumta. Taktika shqiptare ishte produktive. Ajo bashkepunoi me NATO-n dhe vazhdon ta beje kete aktivisht ne nje sere fushash. Por me nje theks te vecante te reformat ne sektorin e mbrojtjes dhe sigurise, si dhe mbeshtetja per reforma me te gjera demokratike dhe institucionale. Vendi u bashkua me Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP) ne 1999 dhe tashme po bashkohet me Aleancen. MAP-i eshte nje manifestim praktik i politikes se "deres se hapur" te NATO-s. Ai eshte kuadri permes te cilit Aleanca siguron keshilla, ndihme dhe mbeshtetje praktike ndaj vendeve aspirante per t'i ndihmuar te pergatiten per anetaresimin ne NATO. Por MAP-i nuk garantonte anetaresim. Marrja e fteses duhet t'i nenshtrohej nje zbatimi te suksesshem te reformave. Qe duket se u konsideruan te arritura dhe dje u kurorezuan me dhenien e shumepritur te fteses. Pervec fokusimit te rendesishem te reformat, nje fushe tjeter e rendesishme e bashkepunimit eshte mbeshtetja e vendit per operacionet e drejtuara nga NATO-ja. Shqiperia filloi te kontribuonte ne Forcen Nderkombetare te Ndihmes per Sigurine (ISAF) ne Afganistan ne 2003. Vendi kontribuoi gjithashtu ne Forcen e Stabilizimit te drejtuar nga NATO-ja ne Bosnje (SFOR) qe nga 1996 e deri ne zevendesimin e saj nga njesia operacionale Althea e Bashkimit Evropian ne vitin 2007. Shqiperia strehoi nje komande mbeshtetese logjistike per te lehtesuar operacionet paqeruajtese ne Kosove, qe eshte kthyer ne nje shtab ushtarak rajonal, NATO HQ Tirana, ne vitin 2002. Pikenisja zyrtare e marredhenieve NATO-Shqiperi daton ne vitin 1992. atehere Shqiperia u bashkua me Keshillin e Bashkepunimit te Traktatit te Atlantikut te Veriut (te quajtur me vone Keshilli i Partneritetit Euroatlantik ne 1997). Marredheniet u zgjeruan kur Shqiperia luajti nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen e perpjekjeve te aleateve, per t'i dhene fund tragjedise humanitare ne Kosove dhe ne sigurimin e paqes pas fushates se bombardimeve ajrore. Bashkepunimi dypalesh eshte zhvilluar ne menyre progresive nen driten e aspiratave te anetaresimit dhe pjesemarrjes se saj ne Planin e Veprimit te Anetaresimit qe ne prill 1999. NATO HQ Tirana, qe u ngrit ne 2002 per te kontribuar ne komanden dhe kontrollin e KFOR-it, siguron gjithashtu keshilla, asistence dhe mbeshtetje ndaj qeverise, ne perpjekjet e saj per reforma ne fushen e mbrojtjes. Sakaq, mbeshtetja politike dhe publike per anetaresimin ne NATO ka qene gjithmone shume e larte, pasi mbeshtetet nga 94 per qind e popullsise.

Kuvendi, dy ore emocione ne pritje te fteses

Rozeta Rapushi

Pozita dhe opozita ne Kuvend priten se bashku dje marrjen e fteses per anetaresimin ne NATO te Shqiperise. Larg sherreve, perplasjeve, akuzave dhe debateve, deputetet e kaheve te ndryshme politike priten ne qetesi momentin kur aleanca do te vendoste te zgjerohej me dy vende te reja Shqiperine dhe Kroacine. Si rralle here, Kuvendi nisi fiks ne oren 10:00 te paradites me shpresen se Samiti do te dilte me nje vendim vetem gjysme ore me vone, ne 10:30. Ne keto 30 minuta, kreret e grupeve parlamentare vleresuan hapat e bera deri me sot nga Shqiperia per te merituar ftesen per NATO, duke krijuar nje ambient festiv e te qete. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, duke vleresuar nga foltorja e Kuvendit kete moment historik, tha se PS shpreh vullnetin e plote per te realizuar te gjitha reformat. "Futja ne NATO eshte misioni yne. Jemi per realizimin e te gjitha reformave. Per nje qeveri qe te garantoje ndryshime pozitive", tha Brace, duke nenvizuar se merita e fteses eshte e tere popullit shqiptar. Dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nuk mund te ishte ne Samit pas doreheqjes, vleresoi se ftesa per NATO eshte merite e te gjitha forcave politike. "Eshte fryt i mbeshtetjes se SHBA dhe vendeve anetare ne NATO", tha Mediu.

Pershendetja e deputeteve perfundoi pikerisht ne 10:30, kur Kuvendi do te ndiqte direkt Samitin, por ky plan i Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, deshtoi. Pasi samiti nuk perfundoi diskutimet me dyer te mbyllura ne orarin e parashikuar, por rreth dy ore me vone. "Kjo mbledhja e Bukureshtit orarin nuk po e respektoka", qeshi Kryetarja, duke ftuar deputetet te dalin jashte te bejne foto, ne pritje te vendimit te samitit te rendesishem. Me shume, Topalli u kujdes te nxjerre jashte per te fotografuar kete moment, deputetet e opozites qe ishin ne tavolinat e tyre. Fotografia per pak caste para marrjes se fteses per NATO u realizua para Kuvendit, shesh qe Kryetarja ishte kujdesur ta mbushte me flamuj, 5 prej te cileve te NATO-s dhe 5 shqiptare. Por pritja e Samitit ishte me e gjate sec u mendua. Per rreth dy ore, deputetet qendruan te izoluar ne Kuvend ne pritje per te ndjekur direkt nga monitoret e salles deklaraten e samitit. Gjate kesaj kohe, kryetarja Topalli beri foto te shumta dhe me deputete te majte ne sallen e Kuvendit. Kryetarja nuk lejoi qe asnje prej anetareve te qeverise te qendroje ne postin e ministrave ne salle, duke i ulur ne karriget e deputeteve per te ndjekur momentin e marrjes se fteses per Shqiperine. "Marrja e Fteses per anetaresimin ne NATO eshte ngjarje e jashtezakonshme qe kerkon nga te gjithe ne, nje pergjigje, angazhim e seriozitet te jashtezakonshem", tha Topalli.

Deklarata e Sekretarit te Pergjithshem, Jap de Hoop Schefer, se NATO i uron mireseardhjen dy vendeve te reja Shqiperise dhe Kroacise, u prit me duartrokitje nga deputetet. Kuvendi do e festoje sot marrjen e fteses per ne NATO. Kryetarja Topalli njoftoi te gjithe deputetet se jane te ftuar sot ne oren 19:00 pasdite te festojne momentin historik ne ambientet e hotel "Rogner". Topalli e la per diten e sotme organizimin festiv, ne pritje te ardhjes se delegacionit te Kuvendit qe eshte ne Bukuresht. Por kjo nuk pengoi deputetet qe te festojne ne menyrat e tyre edhe dje. Disa makina personale te deputeteve kishin flamuj te NATO-s dhe shqiptar te varur ne pjeset e jashtme. Madje, disa ne momentin e largimit nga Kuvendi pas mbylljes se seances iken, duke i rene burive ne shenje festimi qe me ne fund Shqiperia u ftua per te qene pjese e NATO-s. Te gjithe u shperndane te lumtur e pa sherre nga Kuvendi, per te vijuar diten e sotme festimet per marrjen e fteses per anetaresim. Seanca e sotme iu kushtua teresisht fteses per NATO, pa lejuar qe te zhvillohen debate apo diskutime per projektligje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora