E hene, 29.04.2024, 08:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

SHBA furnizojne Kosoven me arme

E premte, 21.03.2008, 11:00 AM


Nga Koha Jone

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh Bush, autorizoi furnizimin e Kosoves me arme, i konsideruar ky si nje hap i rendesishem ne marredheniet me shtetin e ri. Ne nje dokument-memorandum, derguar Sekretares se Shtetit, Kondoliza Rajs, Presidenti Bush tha dje se ai ka arritur ne perfundimin se furnizimi i Kosoves me arme do te forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te nxise paqen ne bote. Presidenti Bush, sipas VOA-s, e udhezon Sekretaren e Shtetit qe t'ia transmetoje kete vendim Kongresit. Nje zyrtar i larte tha se autorizimi, qe u be pasi Shtetet e Bashkuara e njohen pavaresine e Kosoves, konsiderohet se eshte pjese e procesit normal te krijimit te marredhenieve me qeverine e re. Ky vendim i Shtepise se Bardhe ne Prishtine, shihet si rritje e bashkepunimit ndershteteror ndermjet Prishtines dhe Uashingtonit.

Nderkohe mediat amerikane i kushtuan nje vemendje te vecante vendimit te Presidentit Bush per furnizimin e Kosoves me armatim nga SHBA. Ato citojne Bush te kete argumentuar se armet per Kosoven, jane promovim i paqes boterore. "Ne kete menyre, furnizimi me artikuj mbrojtes dhe sherbime mbrojtese per Kosoven do ta forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te promovoje paqe boterore", citohet Shtepia e Bardhe, ne memorandumin derguar Departamentit Amerikan te Shtetit.

"Hapi i Presidentit Bush do t'i forcoje raportet e sigurise se Shteteve te Bashkuara me Kosoven, do te promovoje sigurine dhe stabilitetin ne gjithe Ballkanin dhe do te permiresoje kapacitetin e Kosoves per te marre pjese ne aktivitete paqeruajtese, do te ndihmoje ne luftimin e terroristeve dhe t'i menaxhoje situatat emergjente humanitare", argumenton Shtepia e Bardhe. Sakaq, ajo sqaron se "parimet aktuale te artikujve mbrojtes ose te sherbimeve mbrojtese do te shqyrtohen prej rastit ne rast, perfshire edhe respektimin e udhezimeve relevante dhe kritereve qe i permban politika e Transferimit te Armatimit Konvencional", thuhet ne njoftimin e Shtepise se Bardhe.

Ne planin e ndermjetesit Marti Ahtisari, parashihet qe Kosova ta kete nje strukture te saj te sigurise. Kjo strukture nuk do te jete e krijuar nga Trupat Mbrojtese te Kosoves, por oficere te kesaj trupe do te perfshihen ne te. Ne kete linje, zedhenesi i TMK-se, Shemsi Syla, thote se ekspertet e Kosoves dhe ata amerikane, shume shpejt do te percaktojne se c'lloj armatimi i duhet Kosoves. Forca e Sigurise se Kosoves, sipas planit te Marti Ahtisarit, duhet te jete shume-etnike. Autoritetet ne Prishtine thone se kjo force do te themelohet brenda vitit, natyrisht pas transformimit te TMK-se.

REAGIMET

Prishtina: Rritje bashkepunimi

Ne Kosove eshte mirepritur vendimi i Presidentit amerikan, qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te furnizojne Kosoven me arme dhe sherbime ne fushen e mbrojtjes. Ky vendim i Shtepise se Bardhe, ne Prishtine, shihet si rritje e bashkepunimit ndershteteror ndermjet Prishtines dhe Uashingtonit. E gjithe kjo me qellim te promovimit te paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit, rritjes se kapaciteteve te Kosoves per misione paqeruajtese, mbeshtetjes ne zbulimin dhe luftimin e terrorizmit dhe trajtimin e emergjencave humanitare. Ne te njejten linje shprehet edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Ai tha dje se, "edhe prania e trupave amerikane eshte deshmia me e mire e perkrahjes se SHBA-se per Kosoven".

Rusia: Po armatosen ish-terroristet

Ambasadori i Rusise ne NATO, Dmitriy Rogozin, hodhi nje pretendim absurd dje, kur tha se ndihma ushtarake amerikane per Kosoven synon qe te armatose "ish-terroristet". Madje, Rogozin paralajmeroi se ky hap mund te shpjere drejt perplasjeve te reja terroriste ne Ballkan. "T'u japesh arme ish-terroristeve per luften kunder terrorizmit, te pakten duket zbavitese, ne mos me keq", pretendoi Rogozin. "Eshte e mirenjohur se ata qe jane ne pushtet ne Kosove kane ardhur si organizatore dhe lidere te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, te cilen shume shtete e njohin si organizate terroriste", ka shtuar ambasadori i Rusise ne NATO.

Koshtunica kunder armatimit

Kryeministri ne largim i Serbise, Vojisllav Koshtunica, e ka kritikuar hapin e Shteteve te Bashkuara per te armatosur Kosoven. Ai tha dje se ky eshte edhe nje hap i gabuar, i cili pretendoi se mund ta destabilizoje Ballkanin. "Ne Kosove tashme ka teper armatim, dhe ne vend te armatimit shtese te shqiptareve, do te ishte me mire qe Amerika t'i kthehet respektimit te Kartes se Kombeve te Bashkuara", tha Koshtunica. "Jam totalisht i sigurt se rivendosja e ligjit nderkombetar ne Ballkan, dhe jo dergimi i armeve, eshte menyra e vetme qe garanton mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon", vijoi Koshtunica.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora