Shtesë » Lajme
“Greqia persekuton te denuarit shqiptare”
E marte, 12.02.2008, 06:37 PM
Keshilli i Evropes kritikon Greqine per kushtet jo te mira ne burgjet vendase, por edhe per keqtrajtime te te denuarve dhe te arrestuarve me kombesi shqiptare. “Shuplakat” per gjendjen e burgjeve greke nuk perbejne ndonje risi, teksa dhe vete autoritetet pohojne se situata eshte problematike. Por, ndersa shqetesimi perqendrohet vetem te mbipopullimi, organizata te specializuara per te drejtat e njeriut, ne Greqi dhe jashte, kane nxjerre ne pah, sidomos gjate dhjete viteve te fundit, dobesi qe me se shumti lidhen me trajtimin e te burgosurve. Mungesa ne infrastrukturen materialo-teknike, mbipopullim dhe rrahje te burgosurish. Keto jane konstatimet e nje komisioni te posacem te Keshillit te Evropes, qe shqyrtoi ne vend gjendjen dhe paraqiti konkluzionet e veta ne nje raport te Keshillit qe u publikua ne fundjave.
Gjendja jo e mire e burgjeve greke, nderlidhet edhe me faktin se gati 50 per qind e te denuarve jane te huaj dhe gjysma e tyre, ose rreth 2700 persona, jane shqiptare. Sic ka vene ne dukje shtypi vendas, pikerisht kjo kategori vuan pergjithesisht kushtet e keqija te jeteses, por edhe keqtrajtimet. Trajtimi i diferencuar fillon qe ne sallen e gjyqit, kur, sic theksonte ne nje studim gazeta e madhe greke, “Elefterotipia”, numri i madh i te denuarve shqiptare lidhet jo vetem me faktin e pranise se madhe te emigranteve shqiptare ne Greqi, por edhe me qendrimin e diferencuar qe drejtesia greke mban ndaj tyre. Keshtu, gazeta “Elefterotipia” thekson se trajtimi i diferencuar ne dem te personave shqiptare deshmohet edhe nga denimet e larta qe caktojne per ta gjykatat greke, krahasuar me denimet per vendasit, apo ekstrakomunitaret e tjere.
Para publikimit, raporti u ratifikua nga komisioni per “parandalimin e torturave dhe trajtimeve jonjerezore”, i ketij Keshilli. Ne te theksohet “mungesa e masave konkrete ne sherbim te permiresimit te kushteve te mbajtjes se personave qe u privohet liria”. Raporti i referohet per kete trajtimit mjekesor te te burgosurve, qe klasifikohet si i nivelit mesatar dhe shprehet shqetesimi sa per aksesin qe kane te burgosurit ne sherbimin mjekesor, aq edhe per kualitetin e ketij sherbimi. Me tej, vihet ne dukje se autoritetet greke nuk u kane kushtuar vemendjen e duhur denoncimeve qe jane bere per keqtrajtime te te burgosurve.
Perg. A.Cena
Qeveria greke pranon kritikat
Nga ana e vet, qeveria greke i ka pranuar kritikat, teksa ne pergjigjen qe i ka derguar Keshillit te Evropes, thekson se “i ka marre parasysh me seriozitetin me te madh konstatimet dhe rekomandimet e Komisionit Kunder Tortures, dhe beson se masat qe po merr do te sjellin nje rezultat pozitiv ne drejtimin e deshiruar”. Athina nenvizon perkushtimin e vet qe, sic thuhet shprehimisht ne pergjigje, “te garantohet dinjiteti njerezor, personaliteti dhe integriteti fizik i te burgosurve, si dhe permiresimi i kushteve higjienike”.
Greqi
2700, nga te burgosurit jane shqiptare
Itali
2122, nga te burgosurit jane shqiptare