E shtune, 27.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Biznesmeni grek,firmë piramidale në Tiranë

E shtune, 19.01.2008, 08:25 PM


Nga Gerti Xhaja

Kanë pritur të mbërrijë nga Greqia. Një ditë pasi ka vënë këmbën në tokën shqiptare, oficerët e policisë gjyqësore të skuadrës së antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë shoqëruar biznesmenin grek, administrator i firmës “Liv Hillding” sh.p.k.. 29-vjeçari Ippokratos Liverios akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit, gati të njëjtë me ato të firmave piramidale. Liverios është marrë në pyetje për disa orë nga oficerët e antikrimit ekonomik, ku është pyetur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Sipas policisë, greku akuzohet nga të paktën 3 persona, të cilët pretendojnë se u ka vjedhur me anë të mashtrimit shumën prej 495 mijë euro. Viktimat e tij kanë qenë një çift emigrantësh, një farmacist dhe një tregtar i vogël. Burimet policore thanë për gazetën, se pas konsultimit me prokuorin u vendos që greku të hetohej në gjendje të lirë për këto akuza. Ndërkaq, policia i ka bllokuar pasaportën Liverios, për të penguar një largim të mundshëm të tij, pa u dhënë vendimi përfundimtar për çështjen.

Vjedhja

Liverios rezulton i regjistruar si administrator i “Liv Hillding” sh.p.k.. Ai rezulton të jetë edhe administrator i një salle Fitness, në zonën e Pallateve “Agimi” në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti, ai ka mundur të kontaktojë dhe fitojë besimin e “kreditorëve”. U është prezantuar si pronari i një kompanie të madhe të prodhimit dhe eksportimit të qumështit nga Greqia për në Itali. Rreth 200 mijë euro ai ia ka marrë një çifti, për ta ofruar si ortak në importimin e qumështit nga Greqia për në Shqipëri. Ndërsa pjesa tjetër është marrë me pretekstin e krijimit të një ortakërie për ndërtimin e pallateve, që siç duket nuk janë ndërtuar kurrë. Për të fituar besimin e “kreditorëve”, greku lëshonte edhe deklarata noteriale për shumat që u detyrohej. Mirëpo, “ortakët”, pas derdhjes së shumave të kërkuara nga Liverios, nuk kanë mundur të marrin jo vetëm fitimet, por as paratë e tyre. Në këto kushte, ata i janë drejtuar policisë, për të ndërhyrë që t’u kthehen paratë dhe ndëshkuar mashtruesin.

Policia

Oficerët e antikrimit ekonomik kryen kontrollin e banesës së grekut në Tiranë, ku mësohet se janë gjetur mjaft dokumente të tjera që e komprometojnë atë në akuzën e vjedhjeve me anë të mashtrimit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në banesë u sekuestruan materiale të shumta, si Kontrata shit-blerjeje; Marrëveshje të ndryshme; Fatura tërheqje dhe derdhje në valutë; Karta Manjetike bankash; Tapi të ndryshme; Certifikata pronësie të shtetasve të ndryshëm; Fotokopje pasaportash të shtetasve të ndryshëm, si dhe shkresa të ndryshme të institucioneve të ndryshme. Dokumentet i janë bashkëngjitur dosjes së policisë në ngarkim të Liverios, të cilat i janë dërguar prokurorisë në cilësinë e provave materiale, për hetimin e çështjes. Në prokurori ndodhet edhe pasaporta e grekut, për të evituar një arratisje të mundshme të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora