Shtesë » Lajme
TV KLAN - "Me shume dashuri" grumbullon mijera euro per tragjedine e Gerdecit
E shtune, 22.03.2008, 02:29 AM
Nga Koha Jone
Dhimbje, trishtim dhe lot. Kjo eshte ajo cka la pas tragjedia e Gerdecit, ku humben jeten 21 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Kjo ishte edhe ajo cka u pasqyrua ne emision "Me shume dashuri", i transmetuar diten e djeshme ne "Tv Klan'. Emisioni i prezantuar nga Alketa Vejsiu, kete radhe u soll ne formen e nje maratone humanitare. Nje tjeter qellim ishte edhe sensibilizimi i qytetareve shqiptare, si edhe ofrimi i ndihmave te tyre, ne cfaredo vlere qe mund te ishte, ne ndihme te familjeve te mbijetuara nga kjo tragjedi. Nje menyre tjeter e ketij dhurimi mund te ishte edhe telefonimi ne numrat e vena ne dispozicion nga ky emision, e cila kishte nje kosto prej 100 lekesh. Nje panel i pritesve te telefonatave ishte vendosur ne studio, ku ishin perfshire njerez nga fusha te ndryshme dhe gjithashtu teper te njohur per publikun shqiptar. Kjo ishte edhe kontributi i ketyre njerezve, te cilet dolen aty per te sensibilizuar dhe per te bere te mundur grumbullimin e sa me shume te ardhurave nepermjet ketyre telefonatave. Indrit Fortuzi, Eneida Tarifa, Pandi Laco, Valbona Selimllari, Iva Tico, Anjeza Maja dhe Redi Jupi. Kjo ishte edhe ajo cka permbante ky panel, futbolliste, gazetare, regjisor, kengetare. Fluksi i telefonatave ishte shume i madh, gjithashtu kishte shume njerez qe telefonin edhe nga jashte kufijve te Shqiperise, te cilet u bene pjese e ketij emisioni, per t'u solidarizuar dhe per te kontribuar per keta persona, te cilet tashme nuk kane nje te ardhme shume te sigurt, pasi gjithcka i eshte shkaterruar. Per te zbutur kete dhimbje keta njerez shprehen vullnetin e tyre duke kontribuar ne shuma te ndryshme. Gjithashtu ne kete emision, me regjisore Vera Grabocka, shikuesit e kesaj maratone humanitare mund edhe te dergonin mesazhe te ndryshme. Te pafundme kane qene edhe mesazhet te arritura per kete emision, mesazhe ngushellimi dhe kuraje, te cilat here pas here shkaktonin edhe lot ne syte e publikut. Po keshtu keto momente kaq rreqethese jane shfaqur edhe te prezantuesja Alketa Vejsiu, si edhe stafit qe kujdesej per kete emision. Njerezit gjithashtu mund edhe te kontribuonin duke qene vete te pranishem ne studio, duke sjelle ndihmat e tyre per keto familje, te cilat pesuan nje tragjedi. Gjithcka eshte zhvilluar duke qene larg analizave, nje program per njerezit, nje program i konceptuar krejt ndryshe dhe me nje format i pazhvilluar me pare ne televizionet shqiptare. Nje program i cili nuk kerkonte shkaqe, apo nese mund te evitohej, por kerkonte vetem te ndihmonte keta njerez, te kontribuonin tek ta sadopak per te evituar dhimbjen e tyre. Nje tjeter kontribut, me i madhi i arritur ne kete emision, nje shume prej 20 mije eurosh e dhuruar nga nje qytetar me emrin Ramadan, i cili jeton ne Zvicer. Po keshtu telefonata kane ardhur edhe nga nje burg i Shqiperise, ku nje i denuar kontribuonte me 1 euro. Ajo cka ngjalli edhe shume emocion, telefonata e nje pensionisti, i cili kontribuonte me gjysmen e pensionit te tij dhe qe njekohesisht kerkonte qe edhe te tjere pas tij te kontribuonin ne te njejten menyre, sipas mundesive te tyre. Gjithcka u zhvillua ne nje transparence te plote, duke derguar te ardhurat ne nje llogari bankare, ku drejtperdrejt ata qe perfitonin ishte te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit.