Shtesë » Lajme
Nikola Sarkozi: Ndryshoni harten e Evropes!
E shtune, 16.02.2008, 05:31 PM
Ndryshoni harten e Evropes!
“Duhet te ndryshoni harten e Evropes, pasi ne te ben pjese dhe Kosova tashme”, - keshtu u ka thene femijeve te nje shkolle ne jugperendim te Frances presidenti Nikola Sarkozi, i cili ka bere dhe nje here te qarte mbeshtetjen e vendit te tij ndaj pavaresise se Kosoves. Sipas tij, femijet neper shkolla duhet te mesohen me nje kendveshtrim te ri te hartes se Evropes, tashme qe edhe Kosova do te beje pjese ne te si nje shtet i pavarur. “Duhet ta ndryshoni harten me Kosoven”, - u tha presidenti francez femijeve, duke vendosur gishtin ne harten e Evropes, qe varej ne murin e klases se tyre, ku Kosova tregohet si pjese e Serbise. Franca ka deklaruar se, ashtu si Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te jete nje prej vendeve te para qe do te njohe pavaresine e Kosoves, diten e hene. Nderkohe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane theksuar edhe nje here qendrimin e tyre pro pavaresise se Kosoves. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Shon MekKormak, tha se SHBA-te duan te shohin Kosoven te zgjidhe perfundimisht statusin e saj. Ai u shpreh se diskutimet ne arenen diplomatike ende vazhdojne, porse Uashingtoni vazhdon te perkrahe pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves. “Ne vazhdojme diplomacine dhe Uashingtoni eshte ne dijeni te pikepamjeve te Serbise. Ne e kuptojme se eshte nje ceshtje delikate dhe e ndjeshme. Por ashtu, sic kemi theksuar edhe ne te kaluaren, eshte shume e rendesishme qe te zgjidhim perfundimisht statusin e Kosoves”, - tha MekKormak. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara besojne se pavaresia e mbikeqyrur e Kosoves do te coje ne nje rajon me paqesor dhe me te stabilizuar. Pjesa me e madhe e 27 vendeve anetare te BE-se, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te njohin pavaresine e Kosoves pikerisht te henen, pasi lideret shqiptare atje te shpallin pavaresine. Rusia, aleatja e vetme e Serbise ne kete kauze te saj te humbur, deklaroi dje, se do t’i pergjigjet pavaresise se Kosoves, duke njohur levizjet separatiste ne rajonet e Gjeorgjise, Akbazise dhe Osetise se Jugut. Por MekKormak u shpreh se situatat nuk jane aspak te krahasueshme me njera-tjetren. “Situata ne Kosove nuk ka asnje precedent per ndonje situate tjeter ne asnje vend te botes”, -perfundoi ai.