Kulturë
Milazim Kadriu: Monografia “Feniksët e lirisë-14”
E enjte, 05.07.2012, 06:56 PM
 U BOTUA
MONOGRAFIA  “FENIKSËT E LIRISË-
U BOTUA
MONOGRAFIA  “FENIKSËT E LIRISË-
ATA RANË QË TË MOS BINTE E TË MOS VDISTE KURRË KOSOVA
Nga Milazim KADRIU
Në vazhdim
të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë “Feniksët
e lirisë-
Myrtaj
tha se çmimi i lirisë  së një kombi
matet  me numrin e dëshmorëve  të tij. Prandaj,edhe liria e popullit  dhe vendit tonë  ka për çmim 
numrin e pafund  të martirëve  të flijuar gjatë shekujve  në altarin e atdheut,në radhën  e të cilëve 
bëjnë pjesë  edhe bijtë tuaj  që sot po I kujtojmë .E di se rënia  e tyre 
ka shkaktuar dhembje  në zemrat
tuaja e në zemrat  e të gjithë neve,port
a ranë sepse  ishin shpëtimtarët e lirisë
së Kosovës. Ata ranë  që të mos binte e të
mos vdiste  kurrë Kosova.
Kujtimi për
dëshmorët  e UÇK-së dhe përurimi i librit
Feniksët e Lirisë  kanë të njëjtin kuptim.
Por sot në veçanti I kujtojmë emrat e 70 dëshmorëve  të vëllimit të 14 të Monografisë për dëshmorët
e UÇK-së.
Në librin
“Feniksët e lirisë-
Në këtë monografi
janë të përfshira jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve: Agim Ramadani, Ahmet Baçaj,
Arben Ahmetaj, Avdyl Jasiqi, Avni Shehu, Bashkim Leku, Bashkim Jasiqi, Behajdin
Allaqi, Blerim Zuçaku, Bujar Shala, Burim Mustafa, Driton Zeneli, Enver
Bajrami, Faik Mjeku, Ferat Dvorani, Fetah Selca, Gëzim Morina, Haki Krasniqi,
Halil Bajraktari, Harun Aliu, Hasan Shala, Hesat Axhami, Hidajet Mazreku, Hysen
Sopaj, Hysni Dvorani, Ilir Durmishi, Imer Dvorani, Isuf Pollomi, Luan Nimanaj,
Lutfi Bilalli, Maliq Sopaj Mazllum Kastrati, Mehdi Zabeli , Mehmet Mustafa,
Miftar Zejnullahu, Muharrem Hoxha, Nagip Cacaj, Nexhadi Kuçi, Nexhat Ramadani,
Nikollë Dodaj, Njazi Ferizi, Nuhi Kelmendi, Nuhi Dvorani, Përparim Krasniqi,
Ragip Bajrami, Ramiz Memia, Rexhep Kadriaj, Rexhep Mazrekaj, Rrustem Hyseni ,
Sabri Loku, Sahit Avdulli, Salih Bytyçi, Selmon Dukaj, Sylejman Kuka, Shaban
Avdiu, Shaban Zenuni, Shahin Syla, Shani Shala, Shaqë Ferizi, Shaqir Kuka,
Shefket Fera, Shemsi Ahmeti, Sherif Januzi, Shkelzim Zllanoga, Shpend
Malaj,Tahir Memia, Valdet Xhemajlaj, Valiant Ferizi, Visar Miftari dhe Xhevat
Thaçi.
Këta emra
të ndritshmja në janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës .Ata janë roje  e përjetshme të kësaj kalaje  të pashembshme  që quhet Kosovë. Sa herë që mund të kërcënohen
portat e kësaj Kalaje ,janë feniksët e lirisë 
ata që sërish do ët flijohen  në themelet
e saj. Prandaj,për ët gjithë ne  është detyrë
mbi detyrat të mos i harrojmë  për asnjë
çast të gjithë ata shpirtra të shenjtë  të
kësaj toke  që ngritën lart flamurin e
lirisë,flamurin e Skënderbeut.
Në fund të
përurimit Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” u ka shpërndarë librat familjarëve të pranishëm
të dëshmorëve.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










