Editorial
Profesori Dickens: Kërkesat turke janë pa vend – Europianizmi i mentalitetit dhe vlerave shqiptare nevojë urgjente e kohës
E premte, 09.03.2012, 08:04 PM
I intervistuar ekskluzivisht për revistën shkencore “Demastioni” të studentevë të Departamentit të Historisë të Universitetit të Prishtinës, profesori emirutus i historisë së Europës Juglindore, në Universitetin e Glasgowit, Charles Dickens, mendon se kërkesat e autoriteteve turke për rivedimin e të kaluarës osmane janë pavend dhe në fakt një tendencë imperialiste e Turqisë. Profesorin Dickens, e intervistoi anëtari i redaksisë së revistës, Taulant Osmani.
TO: z. Dickens, jeni profesor emirus historie, i Universitetit të Glasgowit. Si i shihni ju përpjekjet e paradokshme të Turqisë zyrtare që autoritetet kosovare ta ndryshojnë historinë që bënë fjalë për periudhën e pushtimit osman, kërkesë që erdhi pas vizitës së ministrit turk Omer Dinxher në Prishtinë?
Dickens: Është një kërkesë e padrejtë dhe absurde. Turqia po luan lojën owreliane të tendences për ta kontrolluar edhe të kaluarën edhe të ardhmene ballkanasve. Tendencat imperialiste të Turqisë në Ballkan, vijnë në të shumtën e përqindjes edhe për fajin e Europës e cila jo vetëm që toleroi dhe po toleron eksistimin e një shteti musliman në gjirin e saj, me pavarësimin e Bosnës, por po më tepër, e ka lënë Ballkanin si një tokë të askujt; si një lëndinë që pret të korret nga gllabëruesi turk.
TO: z. Dickens: Përse mendoni ju se këto tendenca vijnë pikërisht në këto kohë ?
Dickens: Mendoj se janë tri arsye: kolapsimi i mendimit europian tek kosovarët, qeveria pro-turke e udhëhequr nga Thaçi, por edhe injorimi që Europa po i bënë Kosovës. Mbi syprinën e këtyre tri arsyeve qëndron kërkesa turke, që në fakt është vetëm shfrytëzim hapërire dhe kohe mbi këtë konstelacion të krijuar.
TO: Profesor, cila duhet të jetë qasja e Europës, karshi Ballkanit dhe ofenzivës turke ?
Mendoj se Europa karshi Ballkanit, po përdorë qasjen e njejtë sikurse gjatë Betejës së Kosovës. Ishin ballkanasit ata që u munduan ta mbrojnë Ballkanin nga pushtimi osman, më 1939. Ishin Vllatko Vukotiç, Mbreti Tvrtko, Mbreti Llazar dhe princërit shqiptarë, ata që luftuan krah për krah deri në momentet e fundit kundër osmanëve deri sa u mundën. Europa luftoi direkt me osmanët tek kur pa se po i rrezikohej pragu i shtëpise – Vjena. Shqiptarë me në krye Skënderbeun i bënë luftërat 250-300 vjet para europianëve !
TO: Profesor, a mendoni ju se përkatësia shumicë islame e kosovarëve dhe në përgjithësi e shqiptarëve, është një barrier në integrimet e tyre euro-atlantike në të ardhmen?
Kjo është
çështje e diskutueshme, sepse Europa ka shekuj që udhëhiqet nga doktrinat e politika jo-fetare, mirëpo Europa si një oktapod që është di
çfarë të marrë dhe
çfarë të lë me tentakulat e saj. Ajo nëpërmjet një politike vizionare bëri hapin e duhur me integrimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, por këtë duhet ta bëjë edhe me vendet e tjera të Ballkanit në veçanti me Serbinë dhe me shqiptarët. Europa duhet të iniciojë pajtimin në mes këtyre dy popujve, në menyrë që rajoni të ketë të ardhme, dhe që tendencat imperaliste turke të mos e zënë Europën dhe Ballkanin të ç’orientuar nga partikularizmat e panevojshëm.
TO: Profesor, për fund cila do të jetë e ardhmja e shqiptarëve në këto rrjedha ?
Dickens: Është vështirë të parashikohet. Ndryshimet fillojnë nga vetja. Tradita shqiptare është tradite e lidhur direkt me civilizimin europian dhe perëndimor. Transformimi vleror tek kosovarët dhe shqiptarët duhet të nisë me intencën që të rigjendet europianja. Të tjerët e kanë problemin e bërjes (serbët), ribërjes (kroatët apo edhe rumunët). Shqiptarët nuk e kanë këtë problem. Ata siç thash, vetëm duhet ta rizbulojnë europianen, e fjetur në subkoshiencën e tyre.
TO: Profesor i’u faleminderit shumë për intervistën !
Dickens: Kënaqësia ishte e mija!