Kulturë
Poezi nga Panajot Zoto
E hene, 06.02.2012, 08:15 PM
Panajot Zoto
I  K  J  E
Cdo  mengjes,
pas  nje  gjumi  perhumbur
ne endra,
ndjej  qytetin te qaj
me lotet e njerezve,
te lodhur  nga pritja….
Dhe pres,
me syte  nga deti   tramundane
drejt  rruges se ikjes..
Lotet pikojne   nga syte e rrugeve
qe s’shohin te dashurit e tyre
vec  belbezojne:
Ku iken,  ku jane?
Qyteti, ne vetmine qe vret,
kengen e mergimit ka mare.
Ndersa valet  perplasen ne breg
era,  lajmetare ,qe larg
sjell mall.
Qershor ’97
M E D I T I M
I ulur buze  detit  veshtroj
si valet llokociten   zhurmshem
mbi  zall.
S’di pse vitet e largeta kujtoj,
dhe shpirti ,trishtueshem  ndjell
mall.
Vitet e rinise  m’u  lodhen
ne kenge,
duke   vrapuar  shkallareve te qytetit
Bregdetar,
duke   bredhur bregut shkemb me shkembe,
duke  qeshur  e harbuar  si  i marre.
Eh!  Kujtimet c’mu trazuan
teksa  valet zhurmshem
i ndjej  prane.
nje  kenge  dallgesh ne  harbim,
dallgeve te shpirtit tim
u  ngjan
maj,’98.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










