Mendime
Zejdush Kastrati: Më në fund, foli Presidentja !
E marte, 20.12.2011, 07:09 PM
Më në fund, foli Presidentja !
Diplomati është njeriu që mendon dy herë,para se të mos thotë asgjë. W.Churchill.
Nga Zejdush Kastrati
Diten kur Presidentja e Kosoves, z.Atifete Jahjaga, mbajti fjalimin vjetor para deputeteve te Kuvendit te Kosoves,e veqanta qe binte ne sy atë ditë, ishte, se perfaqesuesit, më të fuqishëm ndërkombëtarë, edhe gjatë qëndrimit në hollin e Kuvendit, ndiheshin më komodë,më të relaksuar, dhe fitohej përshtypja,se ata, më shumë, ishin, të preokupuar, me Rezoluten,që një ditë më parë, kishin aprovuar, shumica e deputetëve(në mungesë të shefit), e që kishte të bënte, me reciprocitetin me Sërbinë, se sa, me mbarëvajtjen e paraqitjes së Presidencës,si dhe reagimeve eventuale, të deputetëve.
Zatën, në veqanti, tek ata deputet, të cilët, pothuaj, gjithnjë, dallohen, si zbatuesit e urdhërave të “shefit” të tyre,vërehej një indisponim, dhe ishin në “ethe”, se si të veprohej më tutje, e në veqanti si do te arsyetohen para “shefit”,kur të kthehet nga Brukseli,kurse njëri nga sërbët që kishte votuar, pro rezolutës,deri sa pinte kafe, arsyetohej, para shefit të tij sërb, se nuk kishte ditur, se cka kishte votuar.Të njëjtën gjë, e kishin deklaruar edhe shume deputet tjere qe votuan pro kësaja rezolute ,thekson Adem Grabovci,shef I grupit parlamentar te PDK-së. Kjo mund të themi, se ishte atmosfera,”në vija të trasha”, që mbretronte, para se të fillonte, seanca, dhe të paraqitej Presidentja,z. Jahjaga.
Kurse, pas përfundimit, të fjalimit, të Presidentes,njëri nga deputetët e PDK-së, që kishte mbajtur disa vite burg, në ish Jugosllavi, e që atë kohë ,ishte akuzuar, si marksist-leninist dhe ithtar I Enver Hoxhës,kur e pyeta, se si e vlersonte prezantimin Presidentes, si duket, sa për të thënë dicka tha: “I ngjante fjalimeve të Enver Hoxhës…S’tha kurgja që ia vlen…”.Kur e pyeta pse,ai u largua me arsyetim, se ka një takim, me një shokë, i cili po e pret në një lokal në qytet.
Presidentja, në fjalimin e saj, të parin që e bëri para deputetëve , bëri një hap më shumë, se që kanë pritur, edhe ithtarët e saj më të mëdhenjë,dhe në përgjithësi disa mesazhe që iu drejtuan, jo vetëm deputetëve, por kuptohet gjithë popullit të Kosovës, dhe ate pa dallime edhe racore,partiake e etnie, ishin shumë të fuqishme ,të qëlluara , dhe mund të themi, në momentin e duhur, apo në minutat e fundit të lojës, që është para përfundimit.
”Ka ardhur koha për veprim”,”Nuk kemi kohë për të humbur”.”Boll kemi pritur”, e shumë mesazhe, që lidhen, në përgjithësi, me fenomene regresive, që po e dëmtojnë, cdo ditë e më tepër Kosovën, e që po reflektojnë, jo vetëm mbrenda vendit,por edhe në raport me ndërkombëtarët,janë fjali dhe selame, që janë, ndër, më të qëlluarat, dhe më obligueset e premtueset, nga e para e vendit.
Gjithashtu, shpalosja e agjendes së udhtimit të saj, para se të niset për në SHBA ,dhe paralajmërimi i takimit të saj me njerëzit kyq të politikës amerikane, duke i cekur edhe me emra e poste, pastaj me njerës kryesor të FBI-as e Kryprokurorin e shtetit më të fort në botë,nuk janë, rastësi apo ndonjë “gaf” i stafit të saj, apo i vet Presidentes.
Pastaj, paralajmërimi, i Presidentes, se posa të kthehet, nga këto takime të rëndësishme, nga shteti më mik i Kosovës, do të angazhohet, përsonalisht, në udhëheqjen e një task force , për luftimin, e krimit të organizuar dhe korupcionit, si të këqijat më të mëdha, me të cilat, po bllafaqohet, Kosova, nuk mendoj se janë fjalë dhe premtime rutinore, që jemi mësuar ti dëgjojmë, nga gati gjithë spektri politik i deritashëm, gjatë këtij 12 vjeqari.
Fjalimi i Presidentes, është, edhe një mesazh për Kreyministrin aktual, dhe deri më tash për më të “fortin” në Kosovë z. Hashim Thaci, se dalëngadalë, koha e tij(ndoshta) po kalon, dhe se “ora po ecen”, për tjetërkend, ,dhe se ata, që u angazhuan më së tepërmi për këtë liri që kemi, por që, edhe tani po na mbrojnë, kanë gjetur dhe zgjedhur, njeriun dhe përsonin e duhur, që kanë besim, dhe mendojnë, se mund ti qoj, poceset përpara, më mirë, se të deritashmit.
Kështu, vepruan, edhe me shumë liderë të rajonit, ndaj të cilëve u ngritën edhe akuza ,dhe disa u menjanuan “në besë” nga politika.
Nëse kthejmë filmin mbrapa, dhe logjikisht dhe realisht shiqojmë, se si na erdhi, nga kush na erdhi, prej ku na erdhi,ku na ishte gjatë këtyre muajve, prej se mori postin e të pares së vendit, me kend u takua, nga kush u prit dhe si u prit, atëherë, ndoshta,lind pytja se,po e përsërisë, (ndoshta) edhe diskutimin para deputetëve ,edhe takimet në SHBA, edhe paralajmërimet për veprime konkrete, janë një realitet dhe mundësi ,që në vazhdimësi mund të ndodhin ,me cka Kosova do të përfitonte shumë,sepse është “mbushur kupa” me premtime(ku kuptohet, kanë faj edhe ndërkombëtarët) dhe ka radhur koha për veprime konkrete.
Presidentja Jahjaga,vet jo, por me ata që e prune në politikë, dhe e bënë lidere, që gjithashtu edhe po e mbështesin, dhe me siguri do ta mbështesin edhe në të ardhmen, (në të kundërtën nuk e zenë as 24 orëshi në këtë post), mund të bëjë lëvizje dhe veprime, që janë shumë të vështira por edhe me pasoja, në radhë të parë, pasi që ajo përsonalisht, nuk është, e përfoluar, për afera koruptive, pastaj , ajo vjen nga segmenti sigurisë, ku nuk është laike dhe e pakualifikuar,dhe gjithashtu, pas fjalimit, që ngriti shumë pluhur, në përvjetorin e 12 të PDK-së, në opinion , paksa është identifikuar si përkrahëse e këtij subjekti, andaj, edhe nëse prishë pak balancin, apo rahatinë, e disa pushtetarëve, apo të të parëve nëpër disa komuna , nuk mund të ketë kundërshti të mëdha, sepse mbi të gjitha ,mbrapa ka ata, të cilët, pas përgatitjeve dhe investimeve që kanë ba, dhe po bajnë, asnjëherë, nuk kanë ndodhë të dështojnë.
Zot i bekoftë,ata që e prunë, por, pse jo edhe Presidenten.GOD BLESS.