E diele, 10.11.2024, 05:49 PM (GMT)

Kulturë

Lulzim Logu: Poezia si dhimbje e tejskajshme!

E shtune, 05.11.2011, 07:56 PM


Poezia si dhimbje e tejskajshme!

 

- Shenime per librin: “ Te Thepi I hënës” I autorit : Haki Zllami   -

 

Nga Lulzim Logu

 

Në mesditen e 24 shtatorit 2011, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, mlidheshin ngadalë dashamirës të poezisë, për të promovuar një libër poetik, me një titull interesant: “ Te Thepi I hënës” të një autori  nga Tropoja, I cili ka disa vite që jeton në Tiranë, por që pjesën më të madhe të jetës  e ka kaluar në vendlindje.

Haki Zllami, I lindur në fshatin Markaj, I diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe  letersi shqipe, konsiderohet si një mësimdhënës dhe drejtues me kontribut të konsiderueshëm në arsimin tropojas.

Me një publicistikë shumëvjeçare në organet e shtypit pedagogjik, me nderhyrjen në hartimin e disa zërave të Fjalorit Filozofik të vitit 1981 si dhe me redaktimin aktual të disa librave në prozë dhe poezi, ai vjen perpara lexuesit me një libër me poezi të shkruara në kohë të ndryshme, ndërkohë që ka në duar një libër me shkrime publicistike.

Ky libër me poezi ka buruar së pari nga një dhimbje e tejskajshme  e humbjes    birit të tij  në një aksident vite më pare, përzier me dashurinë e pandalur të autorit për vendlindjen dhe nostalgjisë për miqtë dhe njerzit e tij të shtrenjtë.

“ Dhimbja e madhe prodhon ndonjëherë edhe krijimin e pashmangshëm poetik, si pjesë e perballimit të saj.” Kështu ka shkruar një poet I njohur, Zllami e ka mundur dhimbjen e madhe të humbjes së papritur, duke ju kthyer vargjeve, duke I besuar magjisë së tyre.

Poetja Almona Bajrami, e cila ka shkruar parathenjen e ketij libri, e ka pershkruar perjetimin poetic të Zllamit si tejskajshmëri jo vetëm poetike, por si tejskajshmëri surreal e rrethanshmërisë…

Haki Zllami e ndan jetën mes Tiranës dhe Tropojës, mes mallit dhe nostalgjisë, mes krenarisë së bukurive alpine, perherë I ekzaltuar nga një patriotizëm në dukje naiv, por mjaft domethënës për llojin e atyre qe gjithmone , në çdo rrethanë, e duan vendin e vet.

Ai as në libër, as në diskutimet e tij, as në biseda të zakonshme, nuk kerkon fjalë të pamerituara, etiketime false, thjesht shkruan atë që ndjen, në formën dhe mënyrën që di, qetë dhe pranueshëm, duke evokuar ngjarje dhe episode nga jeta, duke trokitur në memorien tone dhe më të rinjve, me nota vlerësimi të lartë për jetën dhe mënyrën e dinjitetshme për ta jetuar atë.

Maja e Hekurave në koopertinë perballë Thepit të Hënës është një nocion figurative që shpalos jo vetëm pamje poetike, por percjell mesazhin e evolimit njerëzor dhe të vetë jetës në kuota dhe lartësi të ndryshme fizike dhe shpirtërore, vendoset aty siç vendoset njeriu perballë vetvetes dhe perjetimeve jo veç personale, për tu dhënë një emer të merituar.

Haki Zllami ka vendosur ta percjellë dhimbjen e vet dhe nostalgjinë e pashmangshme të moshës ( tani ai  ka percjellur te shtatëdhjetat!) me vargje si një alternative e butë në komunikimin social, të ndihet real dhe aktiv, duke I dhënë moshës një karakter periferik.

Vargje me kontraste të forta të natyrës dhe mendimit njerëzor, detaje nga thesari kulturor I traditës tropojane, prirje filozofike të gjykimit të fenomeneve të ditës, elegance e vlerësimit të kohës, motive universal të së mires dhe të keqes, tematike erudite që leviz në kufij të gjerë kohorë dhe gjeografikë, janë opusi tronditës I këtij libri të guximshëm, I cili vjen ngutshëm, me frymëmarrje gati të ç’rregullt nga dashuria dhe perkujtimi.

   …Mos me thirr kurrë

Se vij vetë!

I drejtohet në hyrje të librit autori dikujt, ndoshta lexuesit, ndoshta te birit, ndoshta nostalgjisë, ndoshta dhimbjes së tij!

Gjithësesi nje dhimbje krenare, pasqyruar në një libër modest tejet njerëzor!

 

LULZIM LOGU,

TIRANE, TETOR 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora