E merkure, 13.11.2024, 06:31 PM (GMT)

Editorial

Aurel Dasareti: Paradokset barbare të fundamentalizmit islamik

E diele, 02.10.2011, 02:04 PM


Paradokset barbare të fundamentalizmit islamik

 

Mosluftimi i fundamentalizmit islamik është vetëvrasje. Qëllimi kryesor i vehabistëve është diskriminimi i femrës, mosbarazimi i gjinive, sepse për ta femra nuk është subjekt i barabartë me mashkullin por vetëm një objekt që duhet të mbahet e izoluar brenda katër mureve, të lind fëmijë dhe të kujdeset për punët shtëpiake.

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona
specialist i shkencave ushtarake dhe psikologjike

 

Nekrofilia është pasioni, joshja pas gjithë asaj çka është e vdekur, e prishur, e qelbur, e sëmurë, e kalbur, pasioni për të shndërruar atë që është e gjallë në diçka jo-të gjallë; për të shkatërruar prej kënaqësisë për të shkatërruar. “Rroftë vdekja!”- piskatin vehabistët shqipfolës. Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtrojë e manipulojë, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Liria, demokracia jonë nuk kërcënohet vetëm nga grabitqarët e huaj, por më tepër nga "kolona e pestë" e fshehur në radhët tona, në rastin konkret nga fundamentalistët islamik. Dhe, këta psikopatë, përveç krimeve tjera jo vetëm që ofendojnë Pjetër Bogdanin dhe Nënë Terezën por kanë filluar të kapen fortë edhe për “aletet” e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Shoqëria e hapur është ajo ku triumfon qartësia e arsyes mbi terrin e instinktit, maturia e inteligjencës mbi parimin shkatërrues të mburravecërisë të monopolit të zotërimit të dijeve dhe të vërtetave absolute, të shkencës së mirëfilltë mbi paragjykimet pseudoshkencore të dala boje, të bindjes ndaj parimeve të edukatës civile mbi tërbimin e verbër të fanatizmit.

Qëllimi kryesor i paraqitjes time në www.liriakombtare.com prej vitit 2002 ishte luftimi i fundamentalizmit-radikalizmit islam në trojet tona. Dhe, unë krijova paradokse që shkaktonin zemërimin e atyre që nuk i kuptonin brenditë e letrave të mia; por kur tash dëgjojë piskamat e vehabistëve shqipfolës: “Rroftë vdekja”, ky paradoks barbar më brengos shumë sepse paraqet fillimin e shkatërrimit shpirtëror e biologjik tek shqiptarët. Këto llomotitje nuk vijnë vetëm nga disa hoxhallarë invalid nga mendja, jo, tek shqiptarët ka sot shumë invalidë. Dhe shpejt do të shtohen edhe më tepër, nëse Zoti nuk do të na vij në ndihmë. Më brengos fakti se hoxhallarët e gjymtuar të jenë ata që udhëheqin psikologjinë e masave.

Një i gjymtuar të cilit i mungojnë elementet më elementare të moralit, etikës, burrërisë, shqiptarisë, që nuk ka asnjë element për t`i takuar species njerëzore, kërkon zakonisht një ngushëllim makabër në nxitjen e gjymtimeve për rreth vetes. Këta tipa të çmendur janë të mbushur me pasione prej më të pistave, vuajnë nga joshja pas gjithë asaj çka është e vdekur, e prishur, e qelbur, e sëmurë; pasioni për të shndërruar atë që është e gjallë në diçka jo-të gjallë; për të shkatërruar prej kënaqësisë për të shkatërruar, zhdukur dhe asgjësuar çdo gjurmë shqiptare: traditat, kulturën, gjuhën, identitetin tonë pellazg-ilir-shqiptar dhe zëvendësimin e tyre me ato aziatike.

Këta tradhtarë shumë të rrezikshëm, në bashkëpunim me armiqtë shekullor sllavo-ortodoks dhe grek por edhe me “miqtë” spiun arab...që paraqiten si organizata “bamirëse” në trevat tona keqpërdorin një numër të konsiderueshëm të xhamive për të manipuluar në mënyrë djallëzore [xhematin] me ndihmën e të cilëve, në tokat e arbrit, përpiqen të instalojnë qarqe të errëta politike të disa shteteve aziatike-afrikane. Rezultati shihet, në qytetet tona qarkullojnë shqipfolës të ri me mjekra të gjata të veshur me shallvare e fustane qesharake si dhe me mbulesë mëndafshi në kryet pa mend të këtyre krijesave të urryer nga Perëndia; gra të reja me zor të mbuluara me ferexhe.

Sa më shumë atdhetar të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik skenën për shqiptarët, të cilën e përgatisin armiqtë e jashtëm në bashkëpunim me armikun e brendshëm aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse. E ardhmja e juaj varet nga serioziteti i juaj: si t`i largoni nga skena fundamentalistët islamik të cilët duke luftuar për të arritur pikësynimet e tyre, në të vërtetë luftojnë për shëndetin e tyre mendor. Fundamentalisti shqipfolës është i hareshëm dhe mbron parReshtur se është i kënaqur prej jetës së tij, mbetet i pështjelluar nga ëndrra, dhe fillon të shprehë pikëpamje të ndryshme mbi punën e tij përkundër faktit se veprimtaria e tij nuk ka asnjë qëllim fetar përveç atij për të bërë pasuri për vete.

O shqiptar i fesë myslimane, nëse ke vendosur të shkosh në xhami atëherë praktiko islamin lokal e jo atë universal sepse asimilohesh. Mos lejo që bastardët të t`a shpërlajnë trurin. Falu, lutu e logjiko shqip. Vehabistët synojnë asgjësimin e islamit burimor dhe tjetërsimin e tij me atë aziatik – afrikan. Fundamentalistët keqpërdorin shtëpinë e zotit për të instaluar qarqe të errëta politike të huaja; qëllimi është të humbim simpatinë e perëndimorëve, të prishet toleranca ndër-fetare shqiptare, të bëhet vëllavrasja mes nesh dhe shkatërrimi i Kombit dhe Shqipërisë etnike. Mos lësho mjekër të gjatë e mustaqe hiç. Mos u vesh me shallvare, fustane dhe tentene të mëndafshtë në krye sepse nuk janë ato veshje fetare myslimane por veshje kombëtare të huaja - ty të kanë hije vetëm tirqit dhe plisi legjendar shqiptar. Ai që i thotë jo vetvetes nuk mund t`i thotë po Zotit. Mos lejo që vajza, motra dhe bashkëshortja jote të mbulohet me ferexhe sepse ashtu i terrorizon duke u a mohuar lirinë elementare.

 

Mosluftimi i fundamentalizmit islamik është vetëvrasje

 

Qëllimi kryesor i fundamentalistëve është diskriminimi i femrës, mosbarazimi i gjinive sepse për ta femra nuk është subjekt i barabartë me mashkullin por vetëm një objekt që duhet të mbahet e izoluar brenda katër mureve, të lind fëmijë dhe të kujdeset për punët shtëpiake. Mos u tjetërso, nëse dëshiron bëhu fetar por mos harro se më përpara je shqiptar dhe feja duhet të jetë në shërbim të Kombit e jo kundër tij. Mos e ndiej veten të huaj në botën tënde. Fundamentalistët janë fosile, pacientët e humorit të Perëndisë. Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

Vetëdija se gjendesh në një botë të huaj, dhe ndjesia e pafuqisë që rrjedh prej kësaj, lehtësisht të ven poshtë, të shkatërron dhe eliminon nga faqja e dheut të Atdheut. Nëse e ndien veten tërësisht pasiv, lejon të manipulohesh nga këta bastard, shndërrohesh në një objekt të thjeshtë të tyre, do të privohesh prej vetëdijes se ke një vullnet, një identitet tëndin. Bëhu krenar për prejardhjen tënde legjendare pellazgo-ilire, fito ndijimin se je i aftë të bësh diçka, të kesh ndikim mbi dikë, respektivisht, të kesh ndikim mbi të afërmit dhe fëmijët e tu që të mos afrohen afër disa “shoqatave bamirëse” aziatike – afrikane dhe zagarëve të tyre shqipfolës që operojnë lirisht në trojet e arbrit.

 

“Fundamentalistët islamik të inspiruar nga pikëpamjet arabe të islamit po tentojnë që shqiptarëve t`ua fshijnë nga memoria kolektive traditën fetare myslimane. Po krijohet një hapësirë për hyrjen e parave arabe dhe ideologjisë për të marrë në kontroll Bashkësinë Fetare Islame.” - shkruan javorja amerikane “The Weekly Standard”.

Merri me seriozitetin më të madh këto fjalë, vepro drejt, në të kundërtën do bëhesh bashkëfajtor që shqiptaria do të përfundon me një gropë të përbashkët pluhuri dhe eshtrash, një nekropol, një fshat dhe qytet të vdekurish: rrënoja të djegura nga zjarri, ndërtesa të thërrmuara, fabrika të zbrazëta, pirgje me mbeturina pa kuptim, popullatë të masakruar apo kthyer në skllavëri. Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët me ndihmën e përçarjeve fetare midis shqiptarëve përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.

 

Mosluftimi i fundamentalizmit islamik është vetëvrasje. Kur isha rreth pesëmbëdhjetë vjeç, njëri nga mësuesit na habiti kur pohoi se vetëvrasja ishte poshtërsia më e madhe morale që mund të kryej njeriu. Deri atëherë priresha të besoja se për t`u vetëvrarë duhej njëfarë guximi, krenarie, një dhembje dhe pata provuar një nderim të përzierë me frikë për ata që vrisnin veten. Gjykimi i mësuesit, i thënë si diçka e pakundërshtueshme, më la vërtet gojëhapur; mbeta i shtangur e pafjalë përpara kësaj fjalie që dukej se mishëronte kulmin e logjikës dhe moralit.

Por habia nuk zgjati shumë, shpejt fillova t`u besoj ndjenjave dhe mendimeve të mia e kështu vetëvrasësit, gjithë jetën, kanë gëzuar respektin dhe simpatinë time. Përherë më janë dukur shembuj të vuajtjes njerëzore të cilën s`mundte ta rroke fantazia e atij mësuesit, shembuj të guximit dhe krenarisë të cilën vetëm mund ta dashuroja. Faktikisht vetëvrasësit që kam njohur, padyshim kanë qenë njerëz problematikë, por me nivel mbi mesataren, të cilët përveç guximit për të hedhur trutë në erë, kanë pasur guximin e krenarinë për të ngjallur urrejtjen e mësuesve duke fituar kështu, simpatinë time.

Jemi një komb, të një gjaku, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim ta respektojë”. Kjo për arsye se të gjithë fetë kanë një themel të përbashkët ashtu që, për ata që besojnë “zoti është një”. Ti nuk duhet të kërkosh një doktrinë të përkryer por një përkryerje të vetvetes. Hyjnorja është brenda teje, jo në koncepte apo libra.

 

Dija e popujve është një dhe e njëjtë, s`mund të ketë dy a më tepër, ekziston vetëm një. E vetmja gjë që kundërshtoj tek fetë dhe Kishat është mungesa e tolerancës. Asnjë i krishterë apo mysliman s`do të pranojë me vetëdije që besimi i tij i sigurt, i vlefshëm, i shenjtë nuk është i privilegjuar por motër e të gjithë besimeve nëpërmjet të cilave shfaqet e vërteta. Nuk duhet lejuar simbolet fetare në shkolla e universitete. Trojet shqiptare e kanë definuar qartë ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja. Feja mbetet vetëm çështje private e individit. Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve.

Duhet kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare. Bëjë thirrje për bashkim kombëtar mbi fetë, si dhe mbi krahinat dhe partitë. Bëjë thirrje për bashkim vëllazëror kundër pushtuesve dhe lakmive shoviniste, sa edhe kundër atyre forcave reaksionare të brendshme, forca antikombëtare, që pengojnë bashkimin e popullit duke bërë përçarje fetare, kundër atyre që keqpërdorin fenë duke u lidhur me të huajt dashakeqës.

Le të përkujtojmë lavdinë e së kaluarës shqiptare ashtu edhe për begatinë e kohëve të perënduara, të vihet kombësia mbi dallimet partiake, krahinore e fetare, të përshkruhet gjendja e mjerueshme e asaj pjese të kombit tonë nën okupim dhe të dalin qartë rreziqet që i kanosen Shqipërisë etnike, të cilën populli i saj do ta mbroj me çdo kusht, të tregohen mundësitë e plota të një të ardhmeje të lumtur në një atdhe të ribashkuar të lirë e të përparuar.



(Vota: 23 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora