E premte, 19.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Kur të bie dielli në kokë

E shtune, 20.08.2011, 07:06 PM


Kur të bie dielli në kokë

 

Nga Lavdrim Lita

 

Ka disa ngjarje tragjike që ndodhin, mbi të gjitha, gjatë stinës së verës, si për shembull mbytjet dhe aksidentet automobilistike. Paradoksalisht është “normale”: udhëtohet më shumë, lahemi më shpesh në det, lumë apo liqen, dhe nga pakujdesia apo rrëmbyshmëria tipike shqiptare shtohet edhe numri i viktimave.

 

Mirëpo jo vetëm sot por prej kohësh është vënë re se në verë shtohet agresiviteti dhe numri i krimeve. Shkenca e ka ende të vështirë ta shpjegojë faktin e ndikimit të temperaturave të larta tek njeriu. Megjithatë, Ellen Cohen e James Rotton, nga Universiteti i Floridës, kanë bërë një studim për këtë fenomen. Ata kanë bërë një studim për krimet e kryera në Minneapolis për dy vjet me radhë. Dhe, konkluzionet nuk lënë vend për asnjë dyshim: me rritjen e temperaturave rritet edhe numri i krimeve. Por deri në një pikë, pasi me 27 gradë celcius, agresiviteti ulet. Por, përse shtohen krimet në verë? Një shpjegim është fakti se shtohet numri i njerëzve nëpër rrugë dhe për pasojë përplasja mes tyre. Shpjegimi tjetër është dhënë nga Craig Anderson, i Universitetit të Ioua, që thotë se vapa shkakton disa ndryshime në trup (nga metabolizmi, deri tek shtimi i testosteronit), çka ndikon tek reagimi përtej normales.

 

Afërmendsh kur shikon statistikat e vrasjeve dhe vdekjeve vetëm javën e fundit apo 72 orët e fundit me 27 të vdekur kupton që efekti fotoelektrik rrit tejmase agresivitetin ndër shqiptarë. Jo pa qëllim e them këtë pasi kur sheh agresiviteti në shtimin e shpejtësisë shuajti të gjithë pjesëtarët e një familje në Tepelenë, dhe po kështu gjashtë të rinj ranë në humnerë për arsye ende të panjohura, që kanë lidhje me pakujdesinë ose me shpejtësinë jashtë normave të lejuara. Sakaq energjia e diellit me 36-40 gradë celsius që arriti në Tiranë, o kudo gjetkë, shpeshton gjithë reaksionet biologjike brenda trupit njerëzor, që reflektohet në turbullira psiko-patologjike. Kështu në Korçë një 84 vjeçar “sadist” për motive xhelozie vrau dhe përdhosi një 44 vjeçare, madje duke i fshehur edhe kokën e prerë. E papërfytyrueshme në Mirditë nipi vrau xhaxhai për një konflikt pronësie, ç’ka hyn me siguri në rutinën e vrasjeve të shumta të shtyra për motive pronash. Gjithashtu hakmarrja është e pranishme këtë javë me dy vrasje. Vetëvrasjet janë të zakonshme me tableta fotosksinë (bari miu) apo/dhe varja a hedhja nga dritarja. Mbytja në liqen, në det dhe aksidentet automobilistike janë një nga dukuritë më të pranishme në vend. Në media kronika e zezë është kthyer në një sektor gjithmonë e më i pranishëm dhe më i shikueshëm.

 

Sipas një statistike të policisë së Shtetit brenda një viti nga aksidentet automobilistike dhe teknologjike, vrasjet me paramendim vdekjet nga pakujdesia dhe vetëvrasjet, humbin jetën mbi 1000 persona. Nga këto 1000 vdekje të paktën 300 ose 350 veta vdesin çdo vit nga aksidenteve rrugore, që është një shifër alarmante por konstante nga viti 1995, kur kishte më pak makina në qarkullim dhe popullsi më e vogël. Të njëjtën shifër vdekjesh në vit ka edhe shteti fqinj Italia, por kur e krahason me numrin e makinave që qarkullon atje dhe numrin e popullsisë Italiane, diçka nuk funksionon. Nëse pyet ekspertët e policisë rrugorë, ata të shpjegojnë, krahas regjistrimit të aksidenteve në mbarë vendin, edhe shkaqet e përgjakjes së rrugëve tona. Për dhjetë vitet e fundit rreth 2500 shqiptarë panafakë kanë vdekur aksidentalisht. Shkaku kryesor mbetet shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve: e para midis tyre është klisheja “shpejtësia tej normave të lejuara”, më pas konsumimi i pijeve alkoolike dhe gjendja teknike e automjeteve zënë përqindjen më të madhe të aksidenteve të rënda.

 

Megjithatë secila tragjedi ka specifikat dhe detaje e saj, të ndryshme, që shpesh herë janë jashtë çdo lloj parametri “normal”, çka dëshmon se ndër, ne, kemi pak kujdes dhe vlerësim për jetën, si një dhuratë e çmuar dhe e vyer. Dhe kur mendon se në të shumtën e rasteve këto tragjedi mund të shmangeshin, nëse do të ishte treguar më shumë kujdes, qetësi dhe vetëpërmbajtje atëherë kupton sesa e dhimbshme është marrëdhënia jonë e ngushtë me vdekjen e zezës. Një strategji e përfilltë për të parandaluar dhe minimizuar vdekjen tani për tani nuk ka, por një pikënisje e duhur do të ishte rishikimi jonë i marrëdhënieve me tjetrin, me sendin dhe teknologjinë. Dhe rishikimi i marrëdhënieve nis me ndërgjegjësimin e edukimit, sensibilizimit aktiv dhe penalizmit. Në fund të fundit janë njerëzit dhe vullneti i tyre për të ndryshuar që realizojnë gjëra me vlerë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora