E diele, 13.10.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Editorial

Gjergj Kabashi: Kryeqyteti i Lidhjes Shqiptare dhe zëvendëskryeministri i Turqisë…

E diele, 31.07.2011, 08:04 PM


Kryeqyteti i Lidhjes Shqiptare dhe zëvendëskryeministri i Turqisë…

 

Kryeqyteti i Lidhjes Shqiptare dhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag në përurimin e Xhamisë së “Sinan Pashës”

 

Nga Gjergj Kabashi

 

Ardhja e sotshme e zëvendëskryeministrit të Turqisë, Bekir Bozda? në Kosovë, dhe pritja që atij i bëri në Aeroportin «Adem Jashari» të Prishtinës Presidentja Atifete Jahjaga, do të ishte ndër lajmet e mira në favor të zhvillimit e të bashkëpunimit ndërballkanik e më gjerë, që shkon në favor të forcimit të shtetësisë ende të brishtë të Kosovës, sikur ardhja e njeriut të dytë të qeverisë turke të mos lidhej edhe me një ngjarje tjetër, që e tregon esencën e ardhjes së tij. Kjo ndërlidhet me përurimin e Xhamisë së «Sinan Pashës», emrin e të cilit e bartë kjo xhami tashmë e restauruar nga Agjencioni Turk per Zhvillim dhe Bashkëpunim, TIKA, agjencion i specializuar për përhapjen e kulturës turke, kryesisht në vendet e dikurshme që pa dëshirën e vet ishin nën sundimin e errësirës së gjatë të Perandorisë Otomane dhe që është agjencion- pararojë e qeverisë , e sidomos ministrisë së jashtme të shtetit turk. Agjencioni «TIKA» i ka pas vetës turkoshakët e turkofilët e Kosovës dhe pjesën udhëheqëse të Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga mohuesi i njohur i historisë së kombit, i pari i këtij komuniteti fetar, Naim Tërnava. Pra, nga Tërnava i cili e ka thënë hapur në Mazgit të Kastriotit, tek Tyrbja e Sulltan Muratit, se ky kryevrasës i kombit shqiptar, ky Sulltan i tmerrshëm pra, është hero i ndërgjejgës së tij , përkundër faktit se me shpatë i ka sjellë një fe paqësore, duke ia dhënë teposhtëzen kombit shqiptar.

Myftiu Tërnava dhe zëvendëskryeministri turk biseduan, sipas një informata të botuar në Koha Ditore, «edhe për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë materiale islame që janë ndërtuar në Kosovë në kohën e Perandorisë Osmane». Pas Greqisë, e cila në njëzetë vitet e fundit, e përdor dhe keqpërdor fenë ortodokse që e praktikojnë një pjesë e shqiptarëve për t’i shpënë përpara ambicjet e veta influencuese, e sidomos ato territoriale ndaj Atdheut tonë, Turqia me të madhe po e shpije perpara projektin e vet paralel që s’është gjë tjetër pos përzierje në punët e brendshme të kombit shqiptar. Sigurisht që kombi shqiptar në përgjithësi, e Kosova e Shqipëria në veçanti, duhet t’i perparojnë e zhvillojnë marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me ata që na lidhë fati e fatkeqësia e rrjedhave të historisë, por të lejohen këso ndërhyrjesh në kohën e sotme, nuk është gjë tjetër perveç lejim i tendencave shkatërrimtare brenda kombit nga fqinjtë dhe politikat e tyre paralele. Greqia «është e ndjeshme ndaj dy çështjeve në Shqipëri, ndaj çështjes së minoritetit dhe Kishës Ortodokse», thoshte para një kohe jo aq të largët Papandreu, gjë të cilën është duke e thënë edhe Turqia që ësht po aq e ndjeshme «ndaj trashëgimisë së Perandorisë Otomane» dhe Bashkësisë Islame të Kosovës dhe njerëzve si Naim Tërnava. Eshtë shumë interesante se si reflektohen dhe se si shtyhen këto dy shtete me politikat e tyre panreligjioze, të cilat kan arritur, madje që Anastasios Janullatosin ta vënë në fronin e njeriut të dytë të kishës ortodokse në botë, ashtu si Turqia që me influencën e vet arriti ta ngrinte Efdendiun Naim Tërnava në vendin e dytë të xhamisë botërore.

Kjo gjithkend e nxitë për reflektim, përpos politikës injorante të kombit shqiptar në përgjithësi, qoftë asaj në Tiranë, Prishtinë apo asaj të Shkupit. Se çështjet religjioze janë më domethënëse se që mendojnë disa politikan e intelektual shqiptarë gjithandej, flet edhe një fakt tjetër se çështjet e «tapive» të fqinjve të afërt e më të largët, serbve, turqve e grekëve, që i pretendojnë ndaj territoreve të Atdheut tonë, pikërisht mbështeten në këto mbjellje religjoze, qofshin ato të vjetra apo të kohës më të re. Restaurimet e objekteve të tilla nga të huajt, serbët, grekët a turqit, po ashtu janë pjesë e projekteve e ambicjeve territoriale, pasi ato tek kombi ynë nuk janë çështje jonë e brendshme, por çështje e mbikqyrjes, ruajtjes, restaurimit dhe ndërtimit të qarqeve të jashtme.

Çështja e «tapisë» të periudhës së sundimit otoman, e ka preokupuar, madje, edhe shkrimtarin e famshëm turk, fituesin e çmimit Nobel për letërsi, Orhan Pamuk, i cili në kujtimet e tija të vitit 1999, shprehte pikëllimin për mundësinë e humbjes së «trashëgimisë otomane dhe të objekteve e xhamive monumentale» në kryeqytetin e historisë së kombit tonë, Prizrenit! Pra, për të, nuk ishte aq i rëndësihëm eksodi që i ndodhte kombit shqiptar si pasojë e politikës gjenocidale të Sllobodan Miloseviçit, por diçka tjetër, pra «tapitë» e dikurshme… Mu këtij qyteti ia ka ngulur «syrin» më së shumëti politika neootomane, e skicuar dhe perpiluar më mirë e më qartë nga Davutogllu, dhe puna në terren e Agjencionit Turk për Zhvillim e Bashkëpunim, TIKAs, rrjedhim i së cilës është përurimi i nesërm i Xhamisë së «Sinan Pashës» në Prizren, në përurimin e së cilës merr pjesë njeriu i dytë i qeverisë turke. Kjo është më shumë se politikë dhe më shumë se përzierje në punët e brendshme të një kombi tjetër, diçka që ndodhë pas shpinës së kombit shqiptarë, religjionet e të cilit do të duhej që të ishin çështje e e brendeshme, krejt intime, e çdo shqiptari e jo çështje e Greqisë, Serbisë apo Turqisë. Njohuritë e mija për historinë kombëtare sado modeste qofshin ato, më zgjojnë kujtime të këqija për këtë pasha famëkeq të asaj Perandorije të errësirës, pushtimi i së cilës ndaj Atdheut tonë është më i njohuri për të zezat dhe çmontimin e kulturës kombëtare shqiptare, ku ç’do nënshtrim luftarak që i ndodhte cilësdo pjesë të Atdheut, përcillej me ndërtimin e një xhamije në kujtim të atij që korrte fitore si pushtues ndaj nesh, qoftë ai Sulltan Mehmeti dhe xhamija e tij për hirë të kujtimit të tij në Prishtinë apo si rasti i Sinan Pashës dhe xhamisë me emrin e tij që përurohet pasi i kthehet «shkëlqimi i dikurshëm» nga dora e pasardhëseve nostalgjik të asaj perandorie tashmë të vdekur, të cilën mundohen ta kthejnë si fantazmë kobndjellëse ata që vijnë si hijena shekujsh për t’a ringjallur për hirë të besimtarëve që i takojnë një kombi tjetër, sado trushpërlarë e vetshkatërrues që të jenë ata ndaj vetvetës.

Politika shqiptare në përgjithësi ndaj çështjes fetare është në ç’do aspekt e pakuptueshme, naive, kobndjellëse dhe ajo, qoftë edhe pavetëdijshëm, është politikë mercenare dhe antishqiptare, pasi pret dhe vazhdimisht bënë sehir gjithnjë përderisa kombi shqiptar të plagoset deri në atë shkallë sa që shërimi nga ajo plagosje do të jetë i vështirë, apo krejt i pamundshem. Jeta e mbyllur që është duke e kaluar kombi shqiptar, traumat e rënda që është duke i perjetuar si pasojë e varfërimit të padurueshëm dhe dominimi i ligjeratës ekstreme muslimane mbi ligjëratën kombëtare të shoqërisë, fjalori oriantal dhe religjoz musliman që po i ofrohet, po e degjenerojnë dhe kalbin ndërgjegjen kombëtare shqiptare, ku krenaria kombetare shqiptare po zëvendësohet dinakërisht nga një nacioanlizëm i ndotshëm i”ummetit musliman”, me selamalejkum dhe marrëzi të të tjera të një fjalori të turpshëm, të padurueshëm për t’u shqiptuar nga cilido shqiptar…

Akademija e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë së Kosovës, Instituti Albanologjiki Kosovës dhe ç’do institucion tjetër shkencor, kulturor e arsimor i kombit shqiptar, me heshtjen e tyre, janë duke e bërë atë të keqe ndaj kombit që nuk e bëjnë institucionet dhe njerëzit elit të kulturave të asnjë kombi tjetër, qofshin ata edhe me numër më të vogël se që është kombi shqiptar, i cili në raportet ballkanike nuk është aq i vogël sa e bën të vogël mungesa e «kokës» dhe mendjes në dobi të vetvetës, mungesa e intelektulëve të vërtetë, të njëmendë, dhe torturimi që i bëhet opinionit e intelektualëve nga akademikët e rrejshëm, sikurse që,t’a zëmë, Rexhep Qosja. Tek cilido qoftë ai komb i planetit tonë, gjanat e palejueshme, antikombetare, nuk gëzojnë hapësirë dhe nuk u lejohet shfaqja publike, se shkatërrimi i kombit nuk është «çështje e të drejtave njerëzore» dhe i çështjes së «shprehjes së mendimit të lirë», ku trushpërlarët si Olsi Jazexhi,- qoftë ai edhe me prejardhje shqiptare qysh mendoj une pasi nuk dij aq shumë për të, apo magjyp(shume respekt per magjypet) siç mendojnë të tjerët, mund të flasin sa herë të duan nga pozitat nacionaliste të një kombi tjetër, duke i fyer dhe perdhosur të gjitha figurat e historisë së kombit tonë që nga Gjergj Kastrioti, Nena Tereze e deri tek Adem Jashari, frymëzimi i të cilit, sado që «musliman», ka qenë kryeheroi i kombit, Gjergj Kastrioti me gjithë bashkeluftëtarët e tij dhe me të gjithë ata trima shqiptarë që e luftuan pushtimin osman me shekuj dhe ç’do pushtim tjetër, pasi shqiptarët e vërtetë nuk njohin fe dhe zhurmë publike fetare përpara fesë që qëndron mbi ç’do fe, përpara ndërgjejgës kombetare shqiptare, shqiptarizmës së pa pamposhtur.

Ndoshta politikanët shqiptarë në pergjithësi nuk kuptojnë ashtu qysh kuptojnë për cështjet e veta politikanët e kombeve të tjera, pasi shumica e tyre janë të korruptuar dhe të pandjeshëm ndaj varfërisë së padurushme që e ka kapluar kombin. Ata, ndoshta, nuk e kuptojnë manipulimin që i bëhet këtij kombi shpresëhumbur nga varfërija dhe skamja e zezë që e ka përulur keqas si dhe ,ndoshta, janë të verbër perpara ndërhyrjeve agjenturore të huaja, që bëhen nën petkun e bamirësisë fetare. Por, ata që duhet të dinë e që nuk u falet mosdija në asnjë mënyrë, janë e duhet të jenë gazetarët , dhe sidomos policia e kombit shqiptar, kudo që të jetë ajo. Policia duhet të jetë me «vesh përpjetë» ndaj hazdisjes muslimane në intitucionet arsimore dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Kosovës dhe jo vetëm e saj, duhet t’a përjashtojnë fjalorin religjioz jashtë sferës intime, shtëpisë, xhamisë apo kishës, sidomos ai në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë i pranishëm në asnjë nivel shkollor, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri tek ai universitar. Posaçërisht të ndjeshëm duhet të jemi ndaj cilësisë arsimore që ofrohet në institucionet ku formohen gazetarët dhe policët shqiptar në përgjithësi, ku kërkohet një nivel i lartë arsimor e kulturor i cilitdo që merr pjesë në edukimin dhe formimin e gazetarëve dhe policëve të vendit. Përkatësia religjoze e kujtdoqoftë, nuk është flamur, ku vihen mure mes të shqiptarëve përmes «selam alejkum», apo «Qoftë Lavdue Krishti»,;sado që kjo e dyta s’është e pranishme askund, përkundër faktit se shprehet në Gjuhën Shqipe?!

Hoxhallarët në vend që të reflektonin për mungesën e traditës së njëmendtë shekullore në dobi të kombit dhe për rolin e tyre të thuash të plotë në anën e pushtimit shekullor osman, me përjashtim të  shembujve të pakët e të padomethënshem, pas 1999 e rinisën aty ku e la pushtimi, pa e ditur apo duke e ditur shumë mirë se çka janë duke bërë. Ata janë duke u marrë më gjera të palejueshme dhe antishqiptare , janë duke e forcuar profilin arabo-turk të kombit shqiptar. Kjo është gja shumë e rrezikshme dhe kjo , nëse jo sot, nesër do të dënohet si veprim tradhëtar ndaj interesave të kombit. Feja islame ndër shqiptar nuk ka nevojë të jetë islam evropian para se të jetë islam shqiptar, gjë që tash për tash nuk është i tillë dhe për këtë paraqet rrezik për integritetin e kombit shqiptar dhe është problemi më i madh në raportet brendakombetare, problem që nuk mund të fshihet pas «përkatësisë religjioze të shumicës së kombit shqiptar», pasi kombi shqiptar është një dhe i pandashëm dhe brenda këtij kombi dhe para asnjë shqiptari të emancipuar nuk ekziston asnjë « fe e shumicës» apo «pakicës» kombëtare, pasi perkatësia religjioze nuk mund të llogaritet asnjëherë, nuk është llogaritur as dje prej shqiptarëve të mëdhenj e nuk mund të llogaritet as sot e tutje, pavarësisht se mercenarët e ndryshëm janë instaluar në institucionet arsimore e madje, në Kosovë, edhe në krye të Fakultetit të Gazetarisë, ku barbarija “nga gota e rakisë” e mundon opinonin publik duke e imponuar dhe theksuar pa nevojë përkatësi religjoze, duke e përdorur edhe profetin e muslimanëve, Muhammedin, në funksion të formimit të

«gazetarëve». Kjo është një pabesi e hapur ndaj opinionit publik, pabesi ndaj shoqërisë, pabesi që bije mbi supet e Ministrisë së Arsimit dhe inspektorëve të saj arsimor që nuk i hetojnë e luftojnë devijimet e tilla që ndikojnë në formimin e gazetarëve të frikësuar ndaj autoritetit të rrejshëm të profesorit të tyre që qëllon të jetë në krye të institucionit të tillë aq të dobishëm.

Kështu, Kosova, dhe jo vetëm kjo pjesë e Atdheut tonë, në vend që në krye të institucioneve arsimore të ketë intelektual të mirëfilltë, me integritet të lartë moral e profesional, lejon t’i pervidhen njerës me qëllime perfide misionare religjoze.

Çështjet religjoze të kombit shqiptar, do të ishte e udhës që ma në fund të jenë në duartë e kombit shqiptar dhe institucioneve të tij, pa i ndarë këto cështje në «pashallëqe» të Kosovës, apo të shqiptarëve të Maqedonisë, ku qarqet politike sllavomaqedonase asnjëherë nuk u kan lejuar me dëshirë arsimim në gjuhën shqipe, por i kan hasdisur e trimëruar në të drejtën e «pamohueshme» të fesë e të xhamisë për t’u falur e lutur Zotit, qoftë edhe në fshatrat më të humbura, ku mungon edhe buka e gojës, por ku nuk duhet të mungojë «ushqimi shpirtëror», sipas politikës së tyre largpamëse e antishqiptare njëherit. Fakti se çështja e fesë(feve) të kombit shqiptar është larg vëmendjes dhe mbikqyrjes politike të kombit shqiptar dhe institucioneve të tij, tregon se pjesa pafajësisht më e prapambetur e kombit, pasi e ka lënë pas pushtimi dhe vetja e vet në pjesën e Atdheut nën Maqedoni, viteve të fundit ka zënë të bëhet problem edhe per shumë shtete evropia ku e bartë dhe shpije perpara me fanatizëm atë që ia ka lënë pushtimi otoman-serb dhe maqedonas si «pjesë të identitetit», fenë muslimane. Referendumi për moslejimin e çështjes së minareve në Zvicër është bërë jo kundër arabëve e turqëve, por kundër rreckanave shqiptarë, sidomos kundër shqiptarëve të Maqedonisë e atyre të Kosovës dhe luftës së tyre për «realizimin e të drejtave njerëzore»… Aktet terroriste të bëra nga disa pjesëtarë trushpërlarë, shqipfolësa të mjerë, që përdoren e keqpërdoren nga agjenturat e ndryshme antishqiptare sllave apo turko-arabe, janë një sinjal shumë i qartë që kombi i izoluar, ngujuar e vetngujuar shqiptar të zgjohet nga gjumi e kllapija që e ka zënë, që mos të lejoj që dikush në emër të tij t’i sjell nam të zi kombit,t’a

rrezikoj e shndërrojë dele të zezë në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Ditën kur kishte ndoshur akti i tmerrshëm terrorist i Anders Breivik në Oslo dhe ishullin Utøja, sapo zbritëm në Aeroportin e Oslos nga pushimet e kaluara në Kosovë, morëm lajmin për sulmin terrorist… Gjëja e parë që mendoja jo vetëm une por edhe të tjerë, ishte se mos këtë tmerr ndaj qytetit paqedashës të Oslos dhe popullit paqëdashës norvegjez e ka shkaktuar ndonjë musliman i krisur shqiptarë, të tillë që armiqët e kombit tonë i quajnë «Al Kaeda e Bardhë», me detyra speciale për t’ju bashkengjur çeshtjes se «padrejtësive ndaj islamit në botë», të menduar si lehtë të infiltrueshëm si racë e bardhë që janë; por, sado që ngjarje e hidhur dhe e dhimshme, ishte njifare «ngushëllimi» që ai nuk ishte nga rradhët e kombit tonë, pra ndonjë shqipfolës i mjerë shqiptarë. Dhe, me këtë rast mu kujtua i vetmi aktivitet «kulturor» dhe i vetmi «flamur»; me sakt i vetmi «bajrak turk» qe e ngrenë shqiptarët e këtushëm, sidomos ata që janë më të hershmit këtu, shqiptarët e Maqedonisë, është ai i fesë islame. Edhe kur flitet për të arriturat e shkollës shqipe këtu, pas gjithçkaje qendron feja islame, edhe në Radio Rilindje, dominon «çështja islame», etj. Këtu islami dhe xhamija kan ardhur para diplomatit, shkrimtarit dhe gazetarit shqiptar. E çuditshme, por e vërtetë e hidhur është kjo. Dhe presionet për të «drejta» nuk bëhen për gjë tjetër, por kryesisht për çështje të «fesë islame», sjellin hoxhallarë dhe menjëherë kërkojnë vend për t’u falur se «nuk munden në asnjë mënyrë t’i kryejnë ritet fetare në banesat dhe shtëpitë e veta» , madje asht një dukuri shqetësuese se një pjesë e atyre që këtu kan ardhur pas Luftës së Kosovës e që përpara nuk kan pasur ndonjë preokupim apo praktikue ndonjë religjion, këtu shumë shpejt ia kan filluar me i «falur pesë vaktet». Në rregull, le të falen të gjithë ata që mendojnë se namazi musliman dhe meditimi religjioz në përgjithësi u sjell dobi, por këtu është shumë e dukshme se fshihen motive të tjera, shpesh jo të sinqerta religjioze. Së fundi me presionin dhe lutjet e mëdha «shqiptarve» u është ndarë një truall për xhami prej 1800 metrash katrore, që për nga madhësia të kujtojnë madhësinë e kazermave ushtarake të ish-Jugosllavisë, dhe me rastin e vënies së gurthemelit të saj, ka marrur pjesë amasadori maqedonas në Oslo, ai i Arabisë Saudite, pra kryesisht ata që nuk u intereson gjë tjetër për kombin shqiptar në pergjithësi e sidomos për pjesën e kombit në Maqedoni, pos «emancipimi» në muslimanizëm. Besoj se gjithë turrit religjioz që bëhet në emrin e shqiptarëve nga disa shqiptarë mediokër, do të duhej ardhur fundi, por vendet evropiane, ku bënë pjesë edhe Norvegjija, në emër të demokracisë liberale që i shquajnë, janë duke e dëmtuar vetën e vet e me këtë edhe vet neve si shqiptarë të mërguar, pavarësisht që nuk na kan lutur të vijmë në vendin e tyre por i kemi lutur e na i kan ofruar të gjitha të drejtat e mundshme. Të mohosh integrimin e mirëfilltë në shoqërinë norvegjeze, apo suedeze, apo zviceriane, duke kërkuar xhami me apo pa minare, do të thotë të bëhesh problem, therrë në sy të vendasve pasi populli norvegjez apo cilido popull tjetër evropian, megjithëse në shumicën absolute e urrejnë veprën mizore të tipit Anders Breivik, ata nuk janë duke u pajtuar në asnjë mënyrë me islamizimin e vendit/vendeve të tyre. Shqiptarët, prandaj, duhet të perfundojnë me qenë problem me islamin e tyre kryeneç e me provokimet e tyre muslimane në përgjithësi, pasi politika dhe populli gjithmonë i kan gjuhët e ndryshme, eufemizmat e gjuhës politike dallojnë dukshme nga gjuha e qartë, refuzuese, e drejtpërdrejt e popullit norvegjez per shembull.

Islamizimit në Norvegji po i thuhet heshtur dhe sigurisht edhe hapur do t’i thuhet Stop, pasi ka kaluar kufiri ku rrezikohet vet qenja e mëvetësihme kombetare norvegjeze. Norvegjezët janë duke kërkuar zgjidhje dhe ashtu si zvicerianët do t’a gjejnë , se «Karamhamudi» shqiptar i Maqedonisë, i cili ende nuk e ka zgjidhur asnjë të drejtë në vendin e vet, nuk mundet të krijoj probleme në vendin ku i është ofruar mikpritja. Kjo nuk shkon në favor as të norvegjezëve e as nuk është në interesin e shqiptarëve që jetojnë këtu.

Dramaturgu i madh shqiptar, tashmë i ndjeri Teki Dervishi, në një shkrim të vetin të hershëm thoshte se «xhamitë janë fabrika për prodhimin e turqve» e une do të thosha se disa shqiptarë predikues të fesë islame janë shndërruar në nacionalist turq dhe arab, të cilëve po u dhemb aty ku nuk do të duhej t’u dhimte, ashtu siç janë shndëruar ithtarët e Janullatosit në «fabrikë» për prodhimin e grekëve. Populli shqiptar është në rrezik të madh për shkak të mungesës së politikës së emancipuar kombetare, e cila po e cenon historinë dhe fyen vuajtjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe luftërat e pandërprera për liri, pasi kemi shqiptar të mjerë, udhëheqës shtetëror e politik të kombit, që e fshehin figurën e Gjergj Kastriotit kur u vije në vizitë turku dhe e fyejnë Lidhjen e Prizrenit dhe vet simboliken e qytetit historik të kombit shqiptar, Prizrenit, me lejimin e përzierjes së politikes shtetërore turke në çështjet e njërës fe të kombit me rastin e perurimit të Xhamisë së «Sinan Pashës» ne Prizren. Kjo paraqet një fyerje ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që ia ka dhanë shteti i sotshëm turk Kosovës gjatë luftës dhe pas saj, e paraqet qëllimkeqe e djallëzore.

 



(Vota: 29 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora