E shtune, 12.10.2024, 02:06 AM (GMT+1)

Editorial

Altin Shumeli: Jam krenar që jam shqiptar

E premte, 29.07.2011, 08:03 PM


Jam krenar që jam shqiptar

 

Nga Altin Shumeli - Tiranë

 

C’farë do të thotë sovranitet? C’farë do të thotë të jesh dhe të qeverisësh nga një popull, i cili ka votuar unanimisht për ty? C’farë do të thotë të zgjidhësh nga një popull që dhunës i tha Jo, duke zgjedhur nën dhunë, institucionet e tij? C’farë e ndanë këtë nga një diktaturë? C’farë e bënë këtë që të ndryshojë në rast se një shtet me rregulla, një pakicë, duke vlerësuar të drejtën ndërkombëtare, ngre dorë duke arritur të qëlloj dhe mbi atë që quhet forcë rendi, atë që rendin për shumicën e garanton? Kisha kohë që e mendoja një diçka të tillë dhe ndiqja me kërshëri lajmet para dhe pas njohjes së një shteti, i cili tashmë nuk është i ri. Ashtu si dhe me kërshëri, disa herë dhe me indinjatë, dëgjoja arenën ndërkombëtare! Bogdanoviçin, apo Miladin Popovicin e serbë të tjerë, kur lexoja në artikujt e të përditshmeve shqiptare. Kisha filluar të kisha vërejtje, apo dhe me inat të përçmoja kryeministrin e Kosovës për qëndrimet e tij lidhur me korrupsionin, mbi ato për të cilat ai luftoi, mbi ato për të cilat ai dha rininë e tij… por në fund?! Ahhh ndalova…Ajo që ai vendosi, më bëri të mendohem. Sërish u ktheva pas. Nuk më mbyti nacionalizmi, jo. Ishte dëshira e një njeriu që do të jetë i lirë, i një njeriu, i cili vlerëson konceptin e të qenurit në demokraci dhe të një shteti, kur edhe pse disa nuk e pranojnë, shumica për atë që pakica do. I një njeriu që vlerëson të drejtat njerëzore më shumë se çdo gjë, të drejtën për të jetuar, cilado qoftë etnia. A është e drejtë, që një polic të vritet dhe disa të fshehur mbas hijes së Serbisë apo dhe asaj që ata nuk duan ta pranojnë, ëndrrës për t’u ndarë, të qëllojnë mbi një njësi, e cila është e njohur nga shumica e Evropës??? A ka fytyrë, një president të dalë dhe të flasë për një demokraci dhe një sovranitet, në kundërshtim me atë që është njohur dhe të mbrojë ata që vrasin, ata të cilët mbrojnë ligjin, që në fund të fundit është një ligj i deleguar nga një legjitimitet sovran? Çka do të thoshte z.Tadiç, nëqoftëse  një polic i Serbisë, do të vritet në Preshevë apo Bujanovc??? Kjo, është një pyetje për të. Të jeni të bindur, që nën idenë e Serbisë legjitime do të bënte atë që Millosheviqi bëri atëherë kur NATO-ja, ndërhynte. Nuk pretendoj pastrime etnike, por të paktën dhunë policore. Çka do të bënte Tadiçi, nëqoftëse një serb,  i cili qëlloi mbi policin e thjeshtë, që nuk kërkoi më shumë sesa të bënte atë çka Evropa e flet përditë, të pastronte një njollë mbi shtetin e tij, i cili akuzohet si tranzit i kondrabandës së shumë mallrave, të kishte qenë një nga ata që bllokoi rrugën? Çka do të bënte Tadiçi, nëqoftëse Evropa nuk do ta njihte për këta serbë pasaportën e Serbisë, ashtu siç bën me shqiptarët e trojeve jashtë Shqipërisë?

Kur çoj këto pyetje nëpër mendje, mendoj se Tadiç dhe të tjerë, iu duhet të shkollohen në perëndim. Kjo, jo për arsyen se ata nuk janë të shkolluar, por me qëllimin që iu duhet të lexojnë literaturë që ata e dinë mirë! Iu duhet të lexojnë historinë ashtu siç duhet, ata dhe disa sllavë në Maqedoni e në treva të tjera. Gjej rastin t’iu them atyre se në Kosovë, ka një Adem të Ri. Ka një hero, i cili dha gjakun që Kosova të konsulidojë pavarësinë, që Kosova të thotë me gojën plotë: JAM LEGJITIME. Që Kosova të tregojë që di të bëj shtet, që Thaçi të thotë këtu ka Qeveri dhe është një Qeveri legjitime dhe që funksionon. Jo më larg se katër ditë, një komb bashkohet, një ide forcohet, ajo që ne kemi të drejtë të themi, jemi NJË. Jemi shqiptarë nga gjaku dhe nga gjuha, e çka duhet më shumë të ndezë një ndërgjegje kombëtare. Çka duhet më shumë? Një pasaportë? Pasaporta jep një identitet, por ajo që të identifikon është kush je dhe cilit i përket dhe për këtë, dua të them se, JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR. Jam krenar që jam i lashtë, jam krenar që nuk e mundova fqinjin tim. Jam krenar që dhe kur u mundova, dija të falja, edhe kur vëllanë, fëmijën dhe prindin ma vranë, unë dija dhe di të fal. Për këtë, jam krenar që jam shqipar. Prandaj lereni shtetin të funksionoj, lereni të marr frymë. Të gjithë jemi një, jemi njerëz që duam të jetojmë të lirë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora