E shtune, 05.10.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Pse ju takon shtetësia e Shqipërisë shqiptarëve në Maqedoni

E merkure, 27.07.2011, 08:02 PM


PSE JU TAKON SHTETËSIA E SHQIPËRISË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

 

Nga Arben LLALLA

 

Kohëve të fundit po flitet shumë për kërkesën e dhënies së shtetësisë së Republikës së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kësaj Republike. Një iniciativë të tillë e ka marrë zyrtarisht Aleanca Kuqezi duke bërë një fushatë të gjerë në Kosovë dhe Maqedoni. Më shumë që ngulmojnë dhe janë të gatshëm të marrin shtetësinë e Shqipërisë janë shqiptarët e Maqedonisë që gjithnjë ëndërrojnë dhe luftojnë për bashkimin kombëtar. Por kjo iniciativë dhe dëshirë e shqiptarëve është e dënuar të dështojë. Kjo sepse armiqtë e afërt dhe të largët të shqiptarëve me ndihmën edhe të shumë politikanëve shqiptar që janë vënë në shërbim të tyre punojnë që shqiptarët që kanë një gjak, flasin një gjuhë të mos kenë edhe një pasaportë lëvizëse nëpër botë.

Përfundimisht shqiptarët e Kosovës e themeluan shtetin e tyre të pavarur me simbole dhe pasaportë ndërkombëtare, por pyetja lind se çdo do të bëhet me shqiptarët e Maqedonisë. Do të asimilohen, do të përzihen gradualisht si shqiptarët e Çamërisë? Apo do përfundojnë skllevër modern të sllavëve ballkanas?

Që mos të ndodhin këto shqiptarëve të Maqedonisë duhet automatikisht tu jepet shtetësia e Shqipërisë sepse tek e fundit kjo shtetësi u takon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Por dhënia e shtetësisë pengohet ashtu siç thamë më lart nga disa politikanë këndej dhe andej kufirit. Kjo për shumë arsye që lidhen direkt me përfitimet personale për të mbijetuar në politikën e brishtë të Ballkanit drejtuesit mashtrues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Ka fakte të shumta që shumë drejtues të partive kanë shtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës prej shumë vitesh. Në Shqipëri këta politikanë kanë shumë pasuri si toka, banesa dhe hotele duke siguruar të ardhmen e tyre dhe familjes së ngushtë. Por përse këta politikanë shqiptar të Maqedonisë nuk kërkojnë që edhe votuesit e tyre të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë!?

 

Pse ju takon shtetësia shqiptarëve të Maqedonisë

 

Shqiptarëve të Maqedonisë automatikisht ju takon shtetësia e Shqipërisë në bazë të fakteve dhe dokumentave të pa mohueshme historike.

Kur Ahmet Zogu u shpall mbret, ai me Kushtetutë të atëhershme vendosi që të ishte mbret i të gjithë shqiptarëve dhe kishte detyrime ligjore për tu kujdesur për çdo shqiptar në botë. Kjo shpallje e titullit Mbret i të gjithë Shqiptarëve irritojë në ato vite Mbretërinë Sërbo-Kroate-Sllovene, Mbretërinë Greke dhe Kryetarin e Turqisë Qemal Ataturkun të cilët ushtruan presione politike në vendet e ndryshme për mos njohjen e mbretit të shqiptarëve.

Në vitet 1941-1944 shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë kanë pasur letërnjoftim, pasaportë të mbretërisë shqiptare. Çdo vërtetim shkollor, martesor, fetar dhe administrative lëshoheshin më vulën e kësaj mbretërie.

Në dokumentat e mëposhtme që po paraqesim dallohet qartë se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë ishin shtetas të mbretërisë shqiptare.

1-.Dokument martesor i cili vërteton martesën e Idriz Salih nga Tearca. Ky dokument zyrtarështë lëshuar më 17 Prill 1944, nga Imami i Xhematit ‘Xhedidë’ Tetovë,Xhafer S. Spahiu.

2-. Letërnjoftim i lëshuar nga Mbretëria Shqiptare më 26 Maj 1944. Ky letërnjoftim i përket një vajze që ka lindur në Prizren.

 

Prandaj ka ardhur koha që Republika e Shqipërisë tu rikthejë shtetësinë shqiptare shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Shumë shtete në Ballkan kanë dhënë shtetësi kolektive brenda një kohe shumë të shkurtër. Greqia pas viteve 1990 u ka dhënë rreth 300 mijë qytetarëve nga ish-Bashkimi Sovjetik shtetësi greke me procedurë të shpejtë vetëm pse këta kishin origjinë greke të cilët njihen si rusopondio dhe nuk dinin asnjë fjalë greke. Qytetarë të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar shtetësi greke mbi 20 mijë minoritarë grekë, rreth 4000 mijë sllavomaqedonas kanë marrë shtetësi maqedonase pa plotësuar asnjë kusht, ndërkohë mbi 50 mijë shqiptarë të lindur dhe që jetojmë prej dhjetëra vitoresh u mohohet shtetësia e këtij vendim me pretekstin se rrezikojnë integritetin dhe qytetarët fyromas.

Sipas shkrimeve të botuar në mediet në Maqedoni thuhet se mbi 100 mijë shtetas të Maqedonisë ka fituar shtetësi bullgare në bazë të kërkesave se kanë origjinë bullgare.

Republika serbe ju ka thënë shtetësi të sajë mijëra serbëve që jetojnë në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Maqedoni.

Ndërsa qeveritarët e Republikës së Shqipërisë tremben se dikush po i kritikon në Bruksel në qoftë se u japin shtetësi shqiptare vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe të cilët si pasojë e politikave dashakeqëse të shteteve të mëdha jemi të ndarë politikisht, por jo shpirtërisht.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora