Editorial
Albert Shabanaj: Nuk krijohet shteti me njerëz të gabuar-dështuar
E shtune, 16.07.2011, 07:04 PM
NUK KRIJOHET SHTETI ME NJEREZ TE GABUAR-DESHTUAR
Nga Albert Shabanaj
Frika nga ndikimi i Shqipërisë në Kosovë, e kishte shastisur tej mase kryeministrin Hashim Thaçi, i cili kishte ngelur pa fryme nga vrapi për te vajtur ne Ambasadën amerikane në Prishtinë,për t’u shprehur i brengosur nga “ndikimi politik i Shqipërisë në politikën e Kosovës” që sipas tij po bën kryeministri i Shqipërisë. Ketë pafytyrësi e nxjerri ne sheshe WikiLeaks, që është dërguar nga Ambasada amerikane në State Departament, dhe një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore”.
Në një bisedë private gjatë atij takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte i brengosur përtej mase nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës, thuhet në kabllo, që flet për takimin e Thaçit me të ngarkuarin me punë në Ambasadë, Michael Murphy.
Për më shume, Thaçi ishte shprehur se përzierja e Shqipëria në politikën kosovare paraqiste “KERCNIM PËR KOSOVËN”, për te kërkuar ndërhyrjen amerikane te Berisha dhe ne politiken e Tiranes. Ne atë takim i stërkequri Thaçi kishte thëne se përfshirja shqiptare në politikën e Kosovës paraqet një kërcënim për Kosovën,por edhe rrezik për rajonin duke kërkuar qe me çdo kusht nga Ambasada Amerikane që të kundërshtojë një përfshirje të tillë, thuhet në kabllon diplomatike. Ai po ashtu kishte kërkuar nga Qeveria e SHBA-së që, përmes Ambasadës në Tiranë, të frenoj liderët e Tiranes dhe të kërkojë nga ata qe të përmbahen nga deklarimet apo veprimet që ngritin frikë në rajon nga SHQIPTARIZMI!
Këtu shtrohet pyetja akute se,kujt po i shërben ky far Hashim Bylyk Thaçi!? Si ka mundësi apo kur ka ndodhur ne historinë e popujve ne bote qe Kryeministri i një vendi te ketë frik nga vete-vetja,duke mos i shërbyer popullit i cili e ka zgjedhur-pardon-te cilin e ka vjedhur,për te ju shërbyer interesave te fqinjëve tanë dhe hyxhymeve Afroaziatike (Islamizmit) qe dita-ditës po e ngulfasin popullin shqiptar me lloj-lloj poshtërsive ne zemër te Evropës.
KUR UDHEHEQET ( NEPERKEMBET ) SHTETI NGA NJEREZ TE SHITUR!
Nga kjo politik bandokratike aktuale ne Kosove, si rezultat shoqëria shqiptare ne Kosove ka arritur në gjendjen, në të cilën nuk e njeh vëllau vëllanë,nuk e njeh fqiu fqinj,nuk e njeh qytetari qytetarin,fshatari fshatarin dhe kështu me radhë... Nga këto stërkeqke politike është shndërruar populli shqiptar i Kosovës padrejtësisht në një definim robotik,i ndodhur pa vlera dhe kritere njerëzore,qe nënkupton pa histori,pa kulturë,pa dinjitet,pa pune dhe pa ardhmëri etj. Fakte këto te cilat po çmontojnë me shpejtësi tronditëse themelet e popullit shqiptar te Kosovës. Duke ju mohuar lidhjet e tyre ne mes shqiptare, duke e shpërbërë si KOMB, pjesë të ndryshme të këtyre planimetrive ogurzeza kanë filluar të japin rezultatet e pritura duke mos njohur më njëri-tjetrin, të mos komunikojnë njeri me tjetrin, madje duke zhytur gjithmonë e më shumë në një armiqësi politike por armiqësi edhe qytetare që bëhet edhe më e pashpjegueshme sa më shumë qe kalon koha. Shqiptarët, kanë pushuar së jetuari,duke emetuar dhe importuar kultura dhe dokrra afrikane,impulse këto tepër çoroditëse dhe vetëvrasëse duke ju pamundësuar edhe atyre pak miqve qe na kane mbetur te na njohin se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë realisht... Për habi te madhe sinjalet tona te dekadës se fundit, ishin çoroditëse,te sëmura-halusnacione te ndikuara nga lloj-lloj shërbimeve antishqiptarë, shërbimeve afrikane, si ALKAIDA, XHIHADI, TALIBANIZMI, VAHABIZMI etj qe po na vrasin me shpejtësi marramendëse. Dhe... kur bëjmë llogarinë e këtyre sinjaleve na dalin jo vetëm te emetuara por janë edhe fyese, denigruese dhe çoroditëse,qe po ju dhurojmë FAMILJEVE PERENDIMORE,qe ne njërën ane dëshirojmë te thirremi ne ato Familje dhe nga ana tjetër ato Familje kontribuan për te qen te LIRE SOT! Politika denigruese dhe kamuflazhe ne Kosove, përpos shume rrjedhave negative ka arritur qe NJERZIT,nga BARIU e deri ke INTELEKTUALI te kanë humbur kthjelltësinë e vështrimit, dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë humbur aftësinë e veprimit dhe te fjalës,nuk duan apo nuk kanë më çfarë të thonë,për pos atyre fjalëve qe përsërisin te cilat i kanë thënë më parë, shumë kohë më parë... Ndonëse,nga ky VANDALIZIM i Kosovës, QYTETARET e këtij vendi lëvizin më turpin e shtetit te tyre, të këtij organizmi ZERO, i cili ndodhet në shkatërrim e sipër, nga pjesa kurrizore e tij, nga institucionet qe nuk i shërbejnë qytetarëve te tyre, duke i shtyrë ata edhe ne pune te ndyra te cilat kane arritur përmasa dëshpëruese ne çoroditjen e tyre,duke udhëhequr me numrin një ne rajon,për korrupsion,krime te organizuara,prostitucion,narkotizim,terrorizëm islamik etj... etj... Këto bastardime te theksuara dhe te pa theksuara te lindura brenda këtij robot populli “gjigant” si përfundim po akumulon me shpejtësi te madhe armiq,duke krijuar një energji negative te pa pare me herët ne qarqet PERENDIMORE,për te cilën druaj se shpejt do të rritet aq sa të shpërthejë muret e urtësisë dhe durimit brenda tij. Ndonëse,nëse shpërthen e gjitha ajo energji e akumuluar negative,do te jete shpërthim i dy e me shume Fishte, e dyta do te jete ajo që po rritet në kufijtë për brenda dhe rreth Kosovës. Kjo e fundit para së gjithash do te jetë burim i një armiqësie nëmës institucioneve dhe qytetarëve të saje,një diçka kjo që ka pushtuar mundësit që do të duhej ti zinte vullneti i shqiptarëve për të pasur një shtet ne kuptimin e plot te fjalës dhe vërtetë demokratik. Pastaj... për fatin e keq te vendit tone ekzistojnë jo vetëm qarje,por është një armiqësi e fuqishme midis vetë institucioneve,brenda partive politike, armiqësi kjo e cila ka zëvendësuar interesat nacionale, balancën midis tyre dhe popullit, kontrollin e ndërsjellë të tyre, sundimit te ligjit etj. Këto rrjedha te shkuara shumë keq, i benë qytetarët e këtij vendi sado qe te kanë intuitën e nevojshme për ta kuptuar,sado qe kane ne zemër dhe mendje prej shqiptari,megjithatë e kanë po kaq të vështirë ta kuptojnë realitetin mjeruës ne Kosove. Populli ka mundur dhe kanë ditur të shpjegojnë mjerimin nga shteti armiqësor serbojugosllav sepse nuk ishte shteti tyre, por nuk mund të shpjegojnë pse edhe sot pas shume e shume luftërave te përgjakshme për një shtet te tyrin,për një shtet ndryshe me atë te djeshmin dhe ky i sotmi, të jetë po kaq armiqësor sa ç’ishte ai para tij (...) Ne ketë sfond nuk dot duhej qe asgjë te përfundoj pa gjyq,sepse përsëri nuk është një shtet i qytetarëve, shume çka e rëndë ka shkaktuar këtë ngjashmëri fatale për qytetarin. Kësaj here qytetarët e Kosovës, nuk është se e dëshiruan shtetin të lindte si i tille... por kjo ndodhi thjesht,pa u pyetur asnjëherë qytetari dhe vazhdon pa vullnetin e tyre edhe sot e kësaj dite te anashkalohet dhe përbuzet populli ashtu si dikur... Këtë radhë shqiptarët besuan se ishin vetë ata që e krijuan shtetin, pa kursyer asgjë madje as jetën e tyre dhe kjo një diçka qe e bën edhe më të pashpjegueshme,edhe me te padurueshme situatën aktuale e cila po vazhdon te behet edhe më e rëndë. Edhe për kundër fakteve se,qysh nga lashtësia Dardane,Kosova arriti te krijon një çerek apo me pak shteti.. ne vend qe ta përjeton qytetari ketë te vërtetë te mire,ne vende qe te gëzohet dhe mburret qytetari me ecjet,përkundrazi,shqiptarët kanë një shtet ku gjenden si të huaj, anonimë, kokulur,pa dinjitet,pa mirëqenie pa kulturë e me fate që importohen nga Azia,Afrika etj shemtuëse qe vetvetiu demantojnë prejardhjen tone DARDANE!
Ndonëse,ditëve te fundit pos shumë e shumë tjerave shëmti nga ato importime kulturash te gabueshme dhe çoroditëse,ne stacione televizive pame edhe një nder kronikat me denigruese për popullin shqiptare,ato sa ishin poshtëruese ishin edhe trishtuese qe nuk mund te krahasosh me ndonjë vend tjetër ne Evrope ne ditët tona: Ku populli shqiptar luante rolin e deleve duke ju shkuar prapa ogurzive te ATDHEUT TONE,duke ju shkuar prapa talibaneve Ternava,Krasniqi,Ramiqi & CO,qe te gjithë me flamujt e Hamasit-Organizatë kjo terroriste palestineze e krijuar nga shërbimet sekrete ruse,për t’i sfiduar politikat Amerikane.
Këto shëmtira te plehrave ekstremiste ne Kosove,vazhduan për dite te tera te komentohen nga mediumet Perëndimore. Te cilat me te drejt bënin krahasime te merituara ne mes tyre dhe paçavureve islamike ne Afrike. Ne ketë kontest me te kujdesshëm ishin mediumet e SHBA-ve,duke shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike e popullit shqiptarë dhe evropianë, te cilët kërkojnë te aderojnë ne familjet Evropiane e qe nuk harrojnë ndërtimin e xhamive dhe atë një të madhe përballë Katedrales katolike Evropiane.
Në artikujt e shtypit amerikan pos tjerave është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin Amerikan gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e popullit shqiptare. Etj... pra nga hordhitë islamike ne Kosove,vihet ne pikëpyetje fati i tere Kosovës dhe i gjithë shqiptareve. Ata të nëntokës se politikes se Kosovës e dinë mire këtë te vërtetë te madhe, por ata nuk dinë numrin e vërtetë të organizatave plehrash islamiste te cilat çdo dite e shkulin nga një cope te pasqyrës se thyer qe paraqet Kosovën...
Ndonëse, në kohën që shoqëria shqiptare e Kosovës ne mijëvjeçarin e tretë po shpërbën me shpejtësi lidhjet dhe organizmin e saj perëndimor dhe qëllimshëm po e fundose veten ne terrin e shkretëtirave mentale islamike, kjo është e pa besueshme! Ashtu siç është e pa cip se,politika e Kosovës dhe Kryeministri i vendit nuk brengosen fare nga këto fenomene shkatërruese ne shoqërinë tone,për kundra atyre dridhjeve te forta e te shkaktuara ne Kosove,ai vazhdon në stilin e njohur të sajimit të një ngjarje tjetër që do të mund të relativizojë problemet e mëdha që fundosin vendin për dite e me shume. Kjo, sipas mendimit time megjithatë është në përputhje te plote me stilin qeverisës të diktaturave bandokratike,te cilat mbretërojnë ne Kosove,kjo nuk është shumë e rëndësishme në kontekstin e këtij shkrimi, ashtu sikurse nuk janë shume te rëndësishme këto ngjarje rrëqethëse edhe për te gjitha partitë politike ne Kosove,duke përjashtuar individët te cilët mbeten te pa fuqishëm jo vetëm te kjo qeveri, por te çdo qeverie tjetër te me hershme, te çdo krahu politik apo organizate politike. Dhe fatkeqësisht, ajo që ka qenë më pak e interesuar për ndërtimin e një shteti ligjor dhe te mirëfilltë në Kosove,sikur dje edhe sot, ka qenë dhe është politika, respektivisht ajo klasë e shoqërisë që në të gjitha pikëpamjet është përgjegjëse për ndërtimin e tij. Ndonëse,nëse ky përfundim dështues nuk i duket realist politikanëve të Kosovës, veçanërisht formave qeverisëse që prodhojnë ata, atëherë mund të konstatohet se politika aktuale ne Kosove, kanë qenë të interesuar për shtetin e dështuar te Kosovës, duke zëvendësuar me një shtete te bastarduar, që çdo dite po zbrazet nga përmbajtja logjike e tij dhe përmbajtja politike,demokratike,historike,kulturore,arsimore etj. me përplot antagonizma tjera....
Mjafton t’i kujtojmë të gjitha qeverisjet në Kosove,gjate këtij tranzicioni të turpshëm, qe te gjitha kanë dështuar në zgjedhje, pra në formën se si e marrin pushtetin nga qytetarët (me hajni) ashtu edhe kane vepruar (hajni) gjate qeverisjes se tyre, te cilët kanë dështuar në investimin e pushtetit pasi e kanë marrë atë, sepse në asnjë rast, nuk kanë dashur të bëjnë pjesëmarrës qytetarët në asnjë vendim.
Ndonëse,përveç treguesve që dëshmon në thelb dhe zbulon mungesën e vullnetit për të ndërtuar një shtet demokratik e te mirëfilltë, ka edhe shenja të tjera që alarmojnë mungesën e aftësive politike dhe morale te lidershipit ne Kosove. Një nga këto është edhe mënyra se si politikanët kanë komunikuar dhe vazhdojnë të komunikojnë edhe sot me të tjerët. Këtu veçoj Kryeministrin HASHIM BYLYK THAQI i cili, në krejt historinë e shtetit te Kosovës, ka pasur një dinamikë sharlatani në marrëdhëniet me të huajt. Duke qëndruar në ekstremet e marrëdhënieve: Duke krijuar vëllazërim me anadollak te urryer nga populli por edhe nga Evropa, përderisa Amerikën dhe BE,kërkon qe te ruhen si sytë e ballit-UTOPI! Për deri sa shtetin amë SHQIPERIN,e akuzon për përzierje ne pune te brendshme duke kërkuar nga Amerikanet qe te ndërhyj ne politiken e Shqipërisë qe t’i mbajn duart lart Kosovës- UTOPI E PA PARE!!!
Kaçiku i Hashimit po tenton qe te ju hedh pluhur syve me politik te “holle” perëndimit, duke mos e vërejtur rezultatin e kësaj palaço-politike e cila na izoloj si kafshë te fundit me perëndimin. Ndonëse, gabimet e politikes se Kosovës e cila rezultojë me izolim dhe urrejtja patologjike e serbeve ndaj Kosovës i ndihmoi politikanët serb qe vendi tyre të silleshin armiqësisht me Kosovën duke anashkaluar shtetësinë dhe sovranitetin tone,duke mbajtur Kosovën ne tension dhe vatër krize te cilën Serbia mjeshtërisht,thjeshtë dhe lehtësisht i tejkaloj hipotekat e një shteti terrorist duke u shndërruar ne faktor te pa kapërcyeshëm. Këtu mendoj unë se edhe perëndimi edhe Kosova e njohin ketë realitet,dhe ruajtja e Amerikës si sytë e ballit te Thaçit është i shpjegueshëm edhe për Amerikanet. Pra rasti i “dashurisë se madhe ndaj perëndimit” i ka shërbyer dhe po i shërben edhe sot politikanëve ne Kosove për të bërë të njëjtën gjë, pra për të ruajtur kolltukët e tyre te majme,duke e pare udhëheqjen e popullit vetëm me dioptri biznesi dhe përfitimeve personale dhe klanore. Qeveritarët e ditëve të sotme, për shkak të “dashurisë” së syve te ballit, nga mos aftësitë e veta iu kanë lënë në dorë perëndimorëve ruajtjen dhe ndërtimin e shtetit, nga mos aftësitë e veta, iu kanë besuar atyre hartimin e kushtetutës, ligjeve, etj. Por këtu ka një shpjegim që nuk duhet të mos theksohet, iu kanë besuar ndërtimin, por jo funksionimin e shtetit, krijimin por jo funksionimin e institucioneve etj.etj... Pra, politikanët tanë i kanë besuar perëndimit ne hartimin e legjislacionit, por zbatimin e tij e kanë harruar. Nga te gjitha këto fenomene një gjë është e vërtetë: Shteti i Kosovës është ndërtuar me ndihmën e perëndimit dhe nga ky fakt na dalin te vërtetat logjike, pra nëse është kështu se shteti i Kosovës është ndërtuar nga perëndimoret atëherë nuk ka se si të jetë ndërtuar ndryshe veçse atij demokratik, i cili dot duhej nje bashkëqeverisje me qytetaret dhe pjesëmarrjen e tyre ne vendime! Sipas mendimit time nuk mund të jetë ndryshe. Ndonëse,aprovimet, materializimi dhe mënyra se si Kosova e projektuar në letër dhe funksionimi i saje dhe realitetet e gjërave ekzistuese është ana tjetër e medaljes dhe shumë larg prej atij në letër por edhe i dëshiruar ne radhe te pare nga qytetarët por dhe nga perëndimi. Megjithatë lëvizjet e shtetit te Kosovës së sotshme bëhen pa dëshirën e perëndimorëve dhe në fshehtësi të plotë ndaj tyre,ndodh barbarisht ashtu siç ndodhi qe ne Prishtine kryeministri te shpalle anadollakun vëlla dhe duke inauguruar sulltanët gjakprishur qe shtypen deri ne shuarje populli shqiptar! Etj... etj... poshtërsi qe nuk përkojnë absolutisht me perëndimin.
Shtetet pa adresë dhe pa përmbajtje te çartë politike,shtetet autoritariste janë te dënuara për dështim dhe atribut i një shteti të tillë nuk është vetëkendellja, përkundrazi, të qenurit ne tranzicion dhe fundi i tij (Thaçi) do të jetë edhe fundi i tranzicionit. Një përfundim shume i sigurt dhe jo i dinjitetshëm për vete njeriun e pa dinjitetshëm i cili do te ulet ne bankën e te akuzuarve për shkatërrimin e shtetit te Kosovës. Duke ju mundësuar qytetarëve te Kosovës qe edhe ata te paktën te kane drejt te bëjnë një jete normale e pa probleme elementare te mbijetesës.
ZOTI NA BEKOFTE!